LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Kush do zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës?

Anëtarë të partisë së Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje, kanë thënë në disa raste se “është mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme”.

26 Janar 2024, 11:32 Nga N.F
Analiza e REL: Kush do zgjedhje të parakohshme në veri të
Foto ilustruese

KOSOVË- Gati çdokush flet për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë - madje edhe prej partisë në pushtet - por, zyrtarisht, askush nuk e thotë se përse vendi do të duhej të shkonte në një proces të ri zgjedhjesh, pak muaj para përfundimit të mandatit të Qeverisë. Me këtë pyetje Radio Evropa e Lirë iu drejtua Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, por nuk mori përgjigje. Anëtarë të partisë së Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje, kanë thënë në disa raste se “është mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme”.

“Nëse Qeveria mendon se duhet ta çojë deri në fund mandatin, kush jam unë që t’i përzihem asaj?”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në një intervistë për Televizionin Klan Kosova, në fund të muajit të kaluar.

Megjithatë, sipas tij, “është mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, në mënyrë që “legjitimiteti i pushtetit të ri të përballet me sfida, e jo sfidat ta orientojnë karakterin e legjitimitetit”. Konjufca i ka lidhur zgjedhjet me zhvillimet që pritet të ndodhin në Kosovë në vitin 2024, por nuk ka specifikuar më shumë. Në favor të zgjedhjeve të parakohshme, ai është shprehur edhe përmes një deklarate dhënë mediave në Kosovë javën e kaluar.

E, nëse zgjedhjet mbahen me rregull, ato do të duhej të zhvilloheshin në shkurt të vitit 2025. Kosova, prej muajsh, është nën trysninë e bashkësisë ndërkombëtare për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të dakorduar me Serbinë. Në këmbim, ndërkombëtarët i kërkojnë Serbisë që ta njohë de facto Kosovën.

Të dyja këto çështje janë pjesë e asaj që njihet si Marrëveshja e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këmbëngul se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, Kurti kërkon që Marrëveshja e Ohrit të zbatohet në tërësi. Disa analistë thonë se është pikërisht çështja e Asociacionit që do ta shtyjë Qeverinë e Kosovës drejt zgjedhjeve të parakohshme. Fitore Pacolli, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se, brenda partisë, për opsionin e zgjedhjeve të parakohshme nuk është folur, por nuk e përjashton mundësinë që të diskutohet në ditët në vazhdim.

“Ndoshta do të ketë [diskutime] ditëve në vijim, por, tani për tani, nuk ka ndonjë diskutim që është zhvilluar brenda Kryesisë [së Lëvizjes Vetëvendosje] për zgjedhje të parakohshme”, thotë Pacolli, vetë anëtare e kësaj kryesie.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se Kosova ka nevojë për zgjedhje të parakohshme. Këtë qëndrim, PDK-ja e ka bërë të qartë qysh në korrik të vitit të kaluar, sipas tij.

“Tashmë është evidente se kjo qeveri, në këto tre vjet të qeverisjes së saj, i ka sjellë vetëm dëme dhe regres vendit tonë dhe ka dëshmuar paaftësi totale në secilën fushë”, thotë Krasniqi, pa specifikuar më shumë.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai shfaq shpresën që partitë politike “të pajtohen sa më parë për datën e zgjedhjeve të parakohshme”. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, por se nuk do t’i kërkojë ato. Sipas tij, zgjedhjet duhet të jenë të rregullta, sepse pushtetit aktual nuk i ka mbetur edhe shumë kohë deri në fund të mandatit.Megjithatë, shton se zgjedhjet e parakohshme mund t’i provokojë vetë Qeveria e kryeministrit Kurti, e cila “përballet me obligimet” që dalin nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e posaçërisht me procesin që lidhet me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Edhe nëse vendi shkon në zgjedhje [të parakohshme], zoti Kurti do t’i mbajë obligimet mbi shpatulla, politikisht, dhe nuk mund të largohet”, thotë Haziri.

Opsionin e zgjedhjeve të parakohshme e lidh me Asociacionin edhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

“Unë pres zgjedhje... Por, mendoj se vetëm presioni ndërkombëtar për zbatim të Asociacionit, do të bëjë që Qeveria të shkojë në zgjedhje”, thotë ai.

Partia e tij, edhe më herët, është shprehur në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Javën e kaluar, ajo ka zyrtarizuar një marrëveshje për koalicion parazgjedhor me partinë Nisma. Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu” në Prishtinë, thotë se partitë opozitare nuk kanë fuqi numerike për të iniciuar shkarkimin e Qeverisë e, rrjedhimisht, as zgjedhje të parakohshme. Ai thotë se për zgjedhjet e parakohshme, shkaktare mund të jetë Qeveria e Kosovës, e cila përballet me presion ndërkombëtar për veprime konkrete lidhur me Asociacionin.

“Këto veprime, unë nuk besoj se Qeveria do t’i bënte në vitin e fundit të mandatit të saj, sepse kjo do të ishte një goditje e rëndë politike për veten e saj... Prandaj, mendoj se partia në pushtet, Vetëvendosja, me shumë gjasa po kërkon zgjedhje para se të arrihet te ky veprim për Asociacionin, në mënyrë që të marrë edhe një mandat dhe, pastaj, në mandatin e dytë, të veprojë dhe të shkojë drejt zbatimit të marrëveshjes për të”, thotë Demhasaj për Radion Evropa e Lirë.

Artan Muhaxhiri, sociolog dhe njohës i zhvillimeve politike në Kosovë, thotë se Vetëvendosjes dhe kryeministrit Kurti mund t’u konvenojnë zgjedhjet e parakohshme, “për ta legjitimuar sërish pushtetin”. Por, sipas tij, nëse Kurti nuk ka ndonjë plan konkret për t’iu përgjigjur kërkesave të partnerëve perëndimorë lidhur me formimin e Asociacionit pas atyre zgjedhjeve, atëherë ato do të ishin të panevojshme.

“Zgjedhjet e reja kanë kuptim vetëm nëse Kosova do t’i përshpejtojë hapat drejt pranimit të Asociacionit, drejt funksionalizimit të tij, që është kërkesa kryesore edhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe e Bashkimit Evropian. Në të kundërtën, nuk ka ndonjë kuptim as fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje [në zgjedhje], edhe nëse ajo është absolute”, thotë Muhaxhiri.

Kurti vazhdimisht ka insistuar se nuk mund të ketë asociacion njëetnik në Kosovë, që do të kishte kompetenca të gjera ekzekutive. Ai ka marrë shkurtimisht pushtetin në vitin 2020, ndërsa një vit më vonë, në mars të vitit 2021, është rikthyer në krye të Qeverisë. Atëkohë, ai ka thënë se do të angazhohet për luftën kundër korrupsionit dhe punësimin, rritjen e prodhimit, fuqizimin e ndërmarrjeve publike e të tjera - pa e përfshirë dialogun me Serbinë në mesin e prioriteteve.

Marrë nga REL

kosova zgjedhje veri komuna

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj