LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Luftërat në Gazë dhe Liban përçajnë lidhjet e Izraelit me Evropën

Shtetet evropiane e kanë kritikuar Izraelin për luftën shkatërruese në enklavën palestineze, dhe për bombardimet ajrore e ofensivën tokësore në Liban. Çdo herë e më shumë rriten thirrjet për vënien e embargos ndaj armëve për Izraelin, sanksioneve ndaj anëtarëve të Qeverisë izraelite që i përkasin së djathtës ekstreme, dhe që Bashkimi Evropian të rishikojë marrëveshjen me Izraelin për tregti.

28 Tetor 2024, 20:31 Nga N.F
Analiza e REL: Luftërat në Gazë dhe Liban
Foto ilustruese

GAZA- Luftërat e Izraelit në Rripin e Gazës dhe Liban kanë përçarë marrëdhëniet e tij me Evropën, aleaten tradicionale. Shtetet evropiane e kanë kritikuar Izraelin për luftën shkatërruese në enklavën palestineze, dhe për bombardimet ajrore e ofensivën tokësore në Liban. Çdo herë e më shumë rriten thirrjet për vënien e embargos ndaj armëve për Izraelin, sanksioneve ndaj anëtarëve të Qeverisë izraelite që i përkasin së djathtës ekstreme, dhe që Bashkimi Evropian të rishikojë marrëveshjen me Izraelin për tregti.

Pier Camillo Falasca, bashkëpunëtor i lartë në Qendrën e Informacionit Euro-Gulf në Romë, tha se kjo është "gjendja më e keqe e marrëdhënieve" mes Izraelit dhe Evropës. Në maj, Spanja, Irlanda, dhe Norvegjia e kanë njohur edhe zyrtarisht shtetin palestinez, çka ka nxitur kritika të ashpra prej Izraelit.

Ato u janë bashkuar tetë shteteve të tjera në bllokun me 27 vende anëtare, që tashmë e njohin shtetin palestinez. Ky hap simbolik është bërë me qëllim të fokusimit të vëmendjes në negociata, për t’i dhënë fund konfliktit në mes të Izraelit dhe Hamasit, grup i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Më herët këtë muaji, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë se shteti i saj ka vendosur embargo në armë për Izraelin, prej nisjes së luftës në Gazë, në tetor të vitit 2023. Italia është furnizuesja e tretë më e madhe e armëve për Izraelin.

Izraeli ka nisur ofensivën në Gazë disa javë pasi Hamasi ka kryer sulm të pashembullt në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 izraelitë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje më herët gjatë vitit që të ketë ndalesë të dërgimit të armëve në Izrael.

Parisi ka vendosur kufizime në eksportin e disa armëve dhe municioneve në Izrael. Në korrik të këtij viti, BE-ja ka sanksionuar për herë të parë disa kolonë izraelitë për “abuzime sistematike të të drejtave të njeriut”, kundër palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor, dhe për bllokim të ndihmës humanitare në Gazë.

Ndërkohë, disa liderë evropianë kanë bërë thirrje që BE-ja të rishikojë Marrëveshjen e saj të Asociimit me Izraelin, duke argumentuar se Izraeli është duke shkelur pikën e marrëveshjes që flet për të drejtat e njeriut në Gazë.

Britania, e cila nuk është më pjesë e BE-së, ka thënë se është duke konsideruar sanksionimin e disa ministrave izraelitë të krahut të djathtë. Falasca ka thënë se numri i të vdekurve nga lufta në Gazë – mbi 42.000 njerëz, kryesisht civilë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze – e ka ndryshuar opinionin publik evropian.

Ai ka thënë se shumë banorë të kontinentit e shohin luftën e Izraelit si “joproporcionale dhe krejtësisht të paarsyeshme”. Sipas tij, shumë evropianë besojnë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, mund të kishte çuar përpara një “strategji më humanitare dhe më racionale për të luftuar Hamasin, pa e shkatërruar gjithë territorin e Gazës”, pjesa më e madhe e së cilës tani është gërmadhë.

Falasca ka thënë se pika e kthesës për shumë shtete evropiane ka qenë kur Izraeli ka sulmuar dhe plagosur pjesëtarë të forcës paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në jug të Libanit. Franca, Italia, Irlanda dhe Spanja kontribuojnë me angazhim të trupave në Forcën e Përkohshme të OKB-së në Liban (UNIFIL).

Më 19 tetor, 16 ministra të Mbrojtjes të BE-së, kanë bërë thirrje për “presion maksimal politik dhe diplomatik ndaj Izraelit”, për t’i parandaluar sulmet tjera. Bombardimet izraelite, që kanë shënjestruar Hezbollahun në jug të Libanit, kanë vrarë mbi 2.500 njerëz, kryesisht civilë, dhe kanë detyruar zhvendosjen e 1.2 milion tjerëve.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Nimrod Goren, hulumtues i lartë për çështje izraelite në Institutin për Lindje të Mesme, me seli në Uashington, ka thënë se protestat nëpër rrugët e Evropës dhe thirrjet për bojkotim të Izraelit në fushat akademike dhe kulturore, kanë krijuar përshtypjen që “diçka po lëviz”.

Megjithatë, “në nivel qeveritar, ndikimi është më i vogël sesa që shihet në hapësira jozyrtare”, ka thënë ai. Cohen ka thënë se vendet anëtare të BE-së janë thellësisht të ndara për kufizim apo bllokim të tregtisë me Izraelin. Ai ka thënë se kombet e fuqishme, sikurse Gjermania, ende e mbështesin fuqishëm Izraelin.

Falasca ka thënë se konfliktet dhe rritja e tensioneve në Lindje të Mesme kanë pasur ndikim direkt në Evropë, përfshirë çrregullimin e transportit ndërkombëtar të mallrave, si dhe në rritje të çmimeve të naftës.

“Qeveritë evropiane janë duke e kuptuar se duhet të jenë më proaktive në Lindje të Mesme, në krahasim me të kaluarën”, ka thënë ai./REL

gaza izrael

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj