LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Një vit i ngarkuar dhe i rëndësishëm për NATO-n

Ajo aplikoi qysh në pranverë të vitit 2022 dhe shumica priste anëtarësimin e saj po atë vit, por Turqia dhe Hungaria kishin plane të tjera. Ndërsa Finlanda u bë anëtare në prill të vitit të kaluar, Stokholmi duhej të priste.

23 Janar 2024, 15:55 Nga N.F
Analiza e REL: Një vit i ngarkuar dhe i rëndësishëm për
Foto ilustruese

BRUKSEL- Për NATO-n, viti 2024 do të lidhet me Suedinë, pasardhësin e sekretarit të përgjithshëm, stërvitjet Steadfast Defender 2024, shpenzimet, samitin... Ndoshta, lajmi më i afërt i ri do të jetë fundi i sagës së anëtarësimit të Suedisë në aleancë.

Ajo aplikoi qysh në pranverë të vitit 2022 dhe shumica priste anëtarësimin e saj po atë vit, por Turqia dhe Hungaria kishin plane të tjera. Ndërsa Finlanda u bë anëtare në prill të vitit të kaluar, Stokholmi duhej të priste.

Por, përpara takimit të parë ministror të NATO-s këtë vit, që do të mbahet më 14-15 shkurt në Bruksel, ka shpresa për zhvillimin e një ceremonie të ngritjes së flamurit dhe Suedia të bëhet anëtarja numër 32.

Kjo bazohet kryesisht në shenjat e vogla pozitive të Ankarasë. Komiteti i Punëve të Jashtme i Turqisë e miratoi instrumentin për ratifikimin e Suedisë si anëtare më 26 dhjetor të vitit të kaluar, dhe kur seanca plenare u hap sërish javën e kaluar, kjo çështje ishte e fundit në mesin e 42 pikave të rendit të ditës.

Megjithatë, nuk duhet pasur pritje të mëdha. Ankaraja është ende në kërkim të avionëve luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara; në Turqi do të mbahen zgjedhjet lokale më 31 mars, ndërsa vendi nisi edhe një fushatë të sulmeve ajrore kundër milicive kurde në Irakun verior dhe në Siri. Të gjitha këto çështje mund ta vonojnë procesin e ratifikimit.

E, pastaj, vjen edhe Hungaria. Budapesti premtoi se nuk do të jetë i fundit që do ta ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, por plani i legjislacionit pranveror i Qeverisë hungareze, dërguar Parlamentit të këtij vendi, nuk përmbante asnjë referencë për anëtarësinë e Suedisë.

Mund të ndodhë që ceremonia e ngritjes së flamurit do të duhet të presë për takimin e ardhshëm ministror të NATO-s, që do të mbahet në prill.Në prill mund të zbulohet, po ashtu, se kush do të jetë pasardhës i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka dhjetë vjet që shërben në këtë detyrë.

Ai zyrtarisht do të largohet në vjeshtë, por ka zëra se aleanca do që ta konfirmojë një kandidat, përpara se Bashkimi Evropian t’i zgjedhë udhëheqësit e tij të rinj për Këshillin Evropian dhe Komisionin Evropian, si dhe shefin e politikës së jashtme, pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

Skenari më i mundshëm është që vendet më të mëdha të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, ta gjejnë një kandidat të përshtatshëm kompromisi, me të cilin mund të pajtohen të gjithë.Favorit është kryeministri holandez, Mark Rutte, i cili pritet të largohet nga politika kombëtare sapo të formohet Qeveria e re holandeze.

Por, nuk duhet përjashtuar mundësia që vendet e krahut lindor ta shtyjnë përpara një kandidat tjetër, duke argumentuar se ato, për një kohë të gjatë, kanë shpenzuar burime të konsiderueshme buxhetore për mbrojtjen dhe se e kuptojnë më mirë kundërshtarin më të madh të NATO-s - Rusinë.

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, është një emër që përmendet, ashtu si dhe ministri i Jashtëm i Letonisë, Krisjanis Karins.Këtë pranverë, NATO-ja do t’i kryejë edhe stërvitjet e saj më të mëdha ushtarake në disa dekada, të koduara si Steadfast Defender 2024. Mbi 90.000 trupa pritet të marrin pjesë në to.

Nisur nga fundi i janarit, stërvitjet do të zgjasin më shumë se katër muaj në të gjithë Evropën. Aleanca ushtarake do të testojë aspekte të ndryshme të planit të ri të mbrojtjes. Dokumenti prej 4.000 faqesh u miratua vitin e kaluar dhe ofron detaje për dislokimin dhe rolet strategjike të vendeve anëtare, nëse NATO-ja sulmohet.

Megjithatë, ngjarja kryesore e vitit për NATO-n do të jetë Samiti i Uashingtonit, që do të mbahet më 9-11 korrik. Takimi treditor pritet të jetë më shumë se një festë e ditëlindjes për NATO-n, e cila këtë vit mbush 75 vjet. Por, ngjarja mund të ngatërrohet edhe me ciklin e zgjedhjeve në SHBA, pasi konventa e Partisë Republikane do të zhvillohet vetëm disa ditë më pas.

Gjatë kësaj konvente, Donald Trump mund të konfirmohet si kandidat i Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Në mandatin e mëparshëm si president, nga viti 2017 deri më 2021, Trump ishte kritik ndaj anëtarëve të tjerë të NATO-s për shpenzime të pamjaftueshme për mbrojtjen.

Ukraina, padyshim, do të përmendet shumë si në samit, ashtu edhe në të ardhmen. Por, derisa rezultati i luftës mbetet i vështirë për t’u parashikuar, ashtu mbetet edhe integrimi i Ukrainës në NATO. Pas ngurrimit të SHBA-së për ta inkurajuar më shumë Kievin në Samitin e Vilniusit, më 2023, pak besojnë se melodia do të ndryshojë në vitin e zgjedhjeve në SHBA.
Duket se Samiti i Uashingtonit nuk do të jetë një “samit i zgjerimit”. Edhe vende të tjera që aspirojnë të anëtarësohen në NATO, si Bosnje e Hercegovina dhe Gjeorgjia, do të përfaqësohen vetëm nga ministrat, e jo udhëheqësit.

Marrë nga REL

nato suedi samit

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend