LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Paqartësia me targat në veri të Kosovës

Gjatë vitit 2022, kjo çështje ngriti tensionet në veri, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për fillimin e procesit të riregjistrimit në targa RKS (Republika e Kosovës).

4 Prill 2023, 17:35 Nga I.A
Analiza e REL: Paqartësia me targat në veri të Kosovës
Targat

KOSOVË- “Asgjë nuk është e qartë për askënd”, thotë Nenadi, një nga banorët e Mitrovicës së Veriut lidhur me riregjistrimin e automjeteve nga targa serbe në ato të Kosovës.

“Edhe njëra edhe tjetra anë është duke e bllokuar, askush nuk e ka të qartë, është një situatë shumë e trishto, e cila do të mbahet në mend. Disa thonë një gjë, të tjerët diçka tjetër”, shton Nenadi në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.

Për shkak të targave, Nenadi atmosferën në qytetin ku jeton e përshkruan si konfuze. Por, ai beson se kjo çështje është në rendin e ditës të takimit në Bruksel, i cili zhvillohet të martën, më 4 prill. Ky është takimi i parë mes negociatorëve kryesorë të Serbisë dhe Kosovës, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ranë dakord për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në takimin e mbajtur së fundi në qytetin maqedonas të Ohrit.

Kjo marrëveshje, e cila mbështetet nga vendet perëndimore, përmend “njohjen reciproke të targave”, por nuk specifikon qartë se çfarë do të ndodhë me targat KM, të cilat i lëshon Serbia për banorët e Mitrovicës së Veriut, dhe të cilat Kosova i konsideron ilegale.

“Nuk kemi përgjigje nga ata njerëz (politikanë), që të dalin e të thonë të vozis ose të mos vozis”, shprehet Nenadi.

Në komunat në veri të Kosovës janë në përdorim targat me regjistrimin KM (Kosovska Mitrovica). Gjatë vitit 2022, kjo çështje ngriti tensionet në veri, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për fillimin e procesit të riregjistrimit në targa RKS (Republika e Kosovës).

Kështu, për shkak të targave, në fillim të nëntorit serbët u larguan nga institucionet e Kosovës, por në fund të po atij muaji, Prishtina dhe Beogradi arritën marrëveshje në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova më pas pranoi të pezullonte procesin e riregjistrimit, ndërsa Serbia mori përsipër të mos lëshonte targa të reja KM.

Pavarësisht të gjitha marrëveshjeve, targat janë ende një çështje që shkakton ngritje tensionesh në veri të Kosovës.

Që nga java e kaluar në katër komuna në veri të Kosovës – Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa raste të djegies së veturave me targa RKS.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili ndër tjerash dyshohet për këto vepra penale.

Nenadi shpreson se incidente të tilla do të ndalen dhe tregon se në janar e ka zgjatur regjistrimin e makinës në KM, por nuk është i sigurt se mund ta drejtojë atë.

“Këta dy muaj nuk kam qenë ende në Serbi. Thonë se mund të largohesh, por nuk mund të kthehesh”, thotë Nenadi.

Bashkëqytetari i tij, Vlladani, i cili nuk dëshiron të publikohet identiteti i tij i plotë, thotë se në terren ka persona që lëvizin me targa KM apo RKS, por shihen edhe vetura pa targa.

“Ato pa targa tashmë janë regjistruar në RKS”, thotë Vlladani për Radion Evropa e Lirë, por nuk specifikon pse po hiqen targat e Kosovës.

Vlladani thotë se automjetet me targa KM, regjistrimi i të cilave u vazhdua pas nëntorit të vitit të kaluar, kur Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje, nuk mund të lëvizin në territorin e Kosovës.

“Targat KM që janë zgjatur para datës 23 nëntor mund të qarkullojnë, ndërsa ato pas këtij afati udhëtojnë vetëm në veri të Kosovës, mund të largohen, por nuk mund të kthehen”, thotë ai.

Miodragu nga Zveçani, nga ana tjetër, beson se Kosova nuk duhet t'i “detyrojë” pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës që t'i riregjistrojnë veturat e tyre me targa të Kosovës, por t'i lërë të vendosin vetë për këtë çështje.

Ai, gjithashtu, mendon se autoritetet e Kosovës nuk duhet ta kufizojnë lëvizjen e automjeteve me targa KM, regjistrimi i së cilave në sistemin serb është zgjatur pasi të dyja palët kanë arritur marrëveshje. Miodragu thotë se janë të hutuar dhe se askush nuk jep përgjigje konkrete ndaj pyetjes nëse mund të përdoren apo jo tabelat KM.

Pasi Policia e Kosovës arrestoi një person nga komuniteti serb nën dyshimin se ka marrë pjesë në djegien e veturës me targa të Kosovës, ka reaguar ashpër Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë. Kryetari i kësaj partie, Goran Rakiç, në një konferencë të jashtëzakonshme për media më 2 prill në Beograd tha se “do ta thërrasë popullin në kryengritje dhe rezistencë të përgjithshme” nëse i arrestuari nuk lirohet.

Ai, po ashtu, u bëri thirrje qytetarëve që lirisht t’i drejtojnë automjetet me targa KM.
E, nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, nga Mitrovica Veriore ka thënë se veturat me targa KM lëvizin pa probleme si në vetë qytet ashtu edhe nëpër pikat kufitare në veri të Kosovës.

Prishtina zyrtare nuk është deklaruar konkretisht për targat KM dhe as nuk ka thënë nëse afatet e parapara për procesin e riregjistrimit mbeten në fuqi. Ndryshe, autoritetet kosovare kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve me targa KM, të cilat janë regjistruar pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mes të janarit.

Marrë nga REL

goran rakiç petar petkoviç besnik bislimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj