LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Si e ka penguar lufta dërgimin e ndihmës në Siri

Veriperëndimi i Sirisë, që kontrollohet nga rebelët, është zona e prekur më së keqi nga tërmeti 7.8 shkallësh i Rihterit, ndonëse edhe rajonet tjera të kontrolluara nga Qeveria janë përballur me viktima dhe dëme të mëdha.

14 Shkurt 2023, 08:52 Nga DOSJA
Analiza e REL: Si e ka penguar lufta dërgimin e ndihmës në Siri
Siri

SIRI- Mijëra njerëz janë vrarë në Siri, si pasojë e një tërmeti që ka goditur rajonin kufitar me Turqinë, më 6 shkurt. Megjithatë, pak ndihmë u është ofruar banorëve në zonat më të prekura. Përpjekjet për kërkim–shpëtim janë penguar nga një luftë civile që e ka ndarë shtetin dhe ka krijuar ndasi në mes të fuqive rajonale dhe botërore. Pas 12 vjetësh të konfliktit, Siria tani është e copëtuar.

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, i përkrahur nga Rusia dhe Irani, ka rikthyer kontrollin në pjesën më të madhe të shtetit, mirëpo grupet opozitare dhe luftëtarët e përkrahur nga Turqia kontrollojnë rajonin veriperëndimor. Kombet e Bashkuara besojnë se katër milionë njerëz kanë pasur nevojë për ndihma në këtë rajon, edhe para tërmetit. Veriperëndimi i Sirisë, që kontrollohet nga rebelët, është zona e prekur më së keqi nga tërmeti 7.8 shkallësh i Rihterit, ndonëse edhe rajonet tjera të kontrolluara nga Qeveria janë përballur me viktima dhe dëme të mëdha.

Qeveria e Asadit ka thënë se shtetet e huaja duhet të respektojnë sovranitetin e Sirisë dhe ndihma për secilën pjesë të shtetit duhet të hyjë përmes territorit që e kontrollon Qeveria. Në praktikë, ndihma për pjesën veriperëndimore, të kontrolluar nga rebelët, është dërguar me vite nga kufiri me Turqinë, mirëpo për këtë proces nevojitet një miratim i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara çdo gjashtë muaj. Rusia, anëtare e këtij këshilli që e ka të drejtën e vetos dhe mbështet Qeverinë në Damask, e ka miratuar vetëm hapjen e një kanali të ndihmës nga Turqia, mirëpo ka thënë se ndihma e OKB-së duhet të kanalizohet përmes Damaskut dhe më pas në vijat e frontit.

Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihma, Martin Griffiths, i cili e ka vizituar të hënën Sirinë, është duke lobuar në OKB për të hapur korridore tjera të ndihmës nga Turqia, për të ndihmuar në situatën e krijuar pas tërmetit. Disa përpjekje për të dërguar ndihmë humanitare në vijat e frontit në Siri – prej kur ka ndodhur tërmeti – kanë treguar sa i vështirë është ky proces. Një konvoj i nisur nga zona verilindore – e kontrolluar nga kurdët – për në veriperëndim, të kontrolluar nga fraksionet rebele turke, është kthyer mbrapsht të enjten.

Këto dy grupe janë armike me njëra-tjetrën dhe kanë luftuar disa herë përgjatë luftës civile. Burime nga të dyja anët e kanë fajësuar njëra-tjetrën për mosdepërtim të ndihmës dhe politizim të saj. Të dielën, një zëdhënës i OKB-së ka thënë se ndihma e dërguar nga zonat e kontrolluara prej Qeverisë, për në zonat e tërmetit, është duke u penguar nga disa “faza të miratimit”. Një burim brenda grupit, Hayat Tahrir al-Sham – organizatë islamiste sunite e përfshirë në luftën civile – ka thënë se nuk do të lejojë dërgimin e ndihmave në zonat qeveritare.

Shtetet perëndimore kanë tentuar ta izolojnë Assadin prej shpërthimit të konfliktit, pasi atë e fajësojnë për shtypjen e përgjakshme të protestave më 2011. Ato e kanë sanksionuar Damaskun dhe i kanë ofruar shumë pak ndihmë direkte, ndonëse kanë thënë se sanksionet ekonomike nuk e prekin sektorin e ndihmave dhe se ende ka donacione të shumta brenda OKB-së, në të cilat ka qasje Damasku. Prej shpërthimit të tërmetit, mediat shtetërore siriane kanë thënë që më shumë se 50 aeroplanë kanë dërguar ndihma nga shtetet arabe dhe aziatike në aeroportet që kontrollon Qeveria.

Në këto zona është thënë të ketë arritur të dielën edhe ndihma mjekësore italiane, njëherësh ndihma e parë e dërguar në Siri pas tërmetit në zonat e kontrolluara nga Qeveria. Ndikim në ndihmën e drejtpërdrejtë perëndimore në veriperëndim ka pasur edhe forcimi i grupeve të linjës së ashpër, andaj ndihma kufitare është vonuar me raste edhe tri ditë. Procesi i dërgimit të ndihmave më pas ka rinisur të enjten dhe aty janë përfshirë ushqime, pajisje mjekësore dhe strehim – por jo edhe ekskavatorët dhe pajisjet tjera që ekipeve të kërkim-shpëtimit u duhen aq shumë.

Marrë nga REL

termet ne turqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj