LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: A pati rol në sulmin ndaj Izraelit, mbështetja e Iranit për Hamasin?

Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit të shtunën zunë në befasi pjesën më të madhe të fuqive të rajonit, por shumë analistë thonë se Irani mund ta ketë miratuar sulmin më përpara.

10 Tetor 2023, 15:45 Nga r.ll
Analiza e VOA: A pati rol në sulmin ndaj Izraelit, mbështetja e Iranit
foto ilustruese

SHBA- Mbështetja e Iranit për grupin palestinez Hamas është kthyer në qendër të vëmendjes pasi militantët e Hamasit kryen sulme ndaj Izraelit, duke goditur civilë dhe ushtarë, të shtunën e kaluar.

Qindra izraelitë dhe palestinezë janë vrarë ndërsa konflikti përshkallëzohet me shpejtësi. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell sjell më shumë hollësi.

Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit të shtunën zunë në befasi pjesën më të madhe të fuqive të rajonit, por shumë analistë thonë se Irani mund ta ketë miratuar sulmin më përpara.

“Për vite me radhe Irani e ka mbështetur Hamasin përmes financimeve, stërvitjeve dhe pajisejve ushtarake. Vendimet që grupe si Hezbollahu, Hamasi dhe Xhihadi Islamik, apo grupe të tjera, të hyjnë në luftë, mund të merren vetëm me miratimin paraprak dhe në mënyrë të qartë nga Irani. Por kjo është shumë ndryshe nga pohimi se Irani i urdhëroi këto grupe që të ndërmerrnin sulmet”, thotë Lina Khatib, nga Instituti për Lindjen e Mesme SOAS, Univerisiteti i Londrës

Irani i ka cilësuar veprimet e Hamasit si “manifestim i rezistencës”, por ka mohuar çdo përgjegjësi.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog bëri përgjegjës “një bosht armik me bazë në Iran”.
Zyrtarët izraelitë thonë se nuk ka të dhëna të drejpëdrejta se sulmin e urdhëroi Irani.

“Ky është një operacion që u ndërmorr nga një grup palestinez për arsye të vetë palestinezëve. Hamasi nuk vepron, ose përfaqëson regjimin e Iranit. Edhe pse disa prej interesave të tyre mund të përputhen”, shprehet
Khaled Elgindy, nga Instituti për Lindjen e Mesme në Uashington.

Cili do të ishte ineteresi i Iranit në rindjezjen e konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit?
Aleancat gjeopolitike po lëvizin me shpejtësi. Arabia Saudite dhe Izraeli po përpiqen të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara. Autoriteti palestinez, kundërshtar i Hamasit, po merr pjesë në procesin e bisedimeve.

“Marrëveshja përfshin bisedime mes Arabisë Saudite dhe Autoritetit Palestinez. Hamasi nuk ishte pjesë e bisedimeve dhe ndjeu së pari nevojën për të qenë pjesë e çdo zgjidhjeje në konfliktin izraelito-palestinez. Ndaj po flasim për një kontekst gjeopolitik në të cilin Hamasi dhe përkrahësi i tij, Irani, kërkon të përcaktojë agjendën politike”, thekson zonja Khatib.

Ndërkohë besedimet e Teheranit me Perëndimin mbi rikthimin e Iranit në marrëveshjen bërthamore të 2015 dhe heqjen e sanksioneve, janë ndërprerë.

Nuk jam i sigurt nëse Irani po kërkon një përballje më të madhe. Ndoshta në thelb është duke kërkuar vëmendje, po përpiqet të bindë fuqitë e mëdha të përfshira në rajon, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, që ta marrin seriozisht rolin iranian në rajon”, shprehet Khalil Jahshan nga Qendra Arabe Uashington DC.

Zonja Khatib thotë se Uashingoni duhet të rishikojë politikat ndaj Iranit.
“Politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara është përqëndruar tek çështja bërthamore dhe e ka nënvlerësuar rolin e Iranit në rajon. Them se tani nuk ka dyshime se roli rajonal i Iranit duhet të jetë në qendër të politikave amerikane”.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të dielën se nuk kishte parë ende prova të drejtpërdrejta të përfshirjes së Iranit në sulmin që ndërmori Hamasi.

Ndërkohë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të hënën se reagimi i vendit të tij do të "ndryshonte Lindjen e Mesme". Ai nuk shtjelloi se çfarë nënkuptonte një gjë e tillë. /VOA

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj