LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Aktakuza kundër Trump-it krijon ndarje mes disa republikanëve

Edhe pse ish-presidenti Donald Trump u deklarua “i pafajshëm” javën e kaluar ndaj akuzave për mbajtje të qëllimtë e të paautorizuar të dokumeteve sekrete, aktakuza e fundit ndaj tij vazhdon të nxisë debate të nxehta mes anëtarëve të partisë republikane.

19 Qershor 2023, 16:18 Nga a.l
Analiza e VOA: Aktakuza kundër Trump-it krijon ndarje mes disa
Donald Trump

SHBA- Aktakuza kundër ish-presidentit Donald Trump për mbatjen e paautorizuar të materialeve të klasifikuara nga ana e tij po sjell disa ndarje mes republikanëve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell një përmbledhje të disa prej deklaratave të bëra gjatë fundjavës.

Edhe pse ish-presidenti Donald Trump u deklarua “i pafajshëm” javën e kaluar ndaj akuzave për mbajtje të qëllimtë e të paautorizuar të dokumeteve sekrete, aktakuza e fundit ndaj tij vazhdon të nxisë debate të nxehta mes anëtarëve të partisë republikane. Kandidati republikan për president dhe ish-prokurori, Asa Hutchinson tha se Trump duhet të tërhiqet nga gara presidenciale.

“Kur ke mbi vete sfidën e hetimeve të shumta gjatë rrjedhës së vitit të ardhshëm nuk është e drejtë për vendin, dhe sigurisht nuk është e drejtë për partinë tonë që dëshiron ta kthejë këtë vend në rrugën e duhur”.

I intervistuar nga kanali NBC, ish-nënpresidenti Mike Pence, i cili gjithashtu kandidon për president, pyeti përse konkurrentët në zgjedhjet paraprake republikane supozojnë se Trump do të shpallet fajtor.

“Gjithçka që dimë është se për çfarë është akuzuar presidenti në aktakuzë. Nuk e dimë cilat janë argumentat e mbrojtjes së tij. Nuk e dimë nëse kjo çështje do të shkojë në gjyq. Aktakuzat mund të deklarohet e pavlefshme”.

Duke dalë në kanalin CNN, kryetari i Komisionit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, republikani Mike Turner, nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të procesit ligjor.

“Sigurisht që nuk do të mbroj sjelljen që është parashtruar në atë aktakuzë, por ata do të duhet ta provojnë atë”.

Presidenti Joe Biden, i cili filloi fushatën për rizgjedhje këtë fundjavë, ka refuzuar të komentojë sfidat ligjore të Trump-it. Zoti Biden po i bindet rregullave që mbrojnë hetimin, shpjegoi senatori demokrat Sheldon Whitehouse në kanalin ABC.

“Ai nuk bashkëpunon me Prokurorin e Përgjithshëm Garland. Ai nuk flet me të për çështje penale. Dhe së dyti, vetë zoti Garland është përjashtuar nga kjo çështje sepse ai ka emëruar një avokat special. Dhe aftësia e tij për t’u angazhuar me avokatin special është jashtëzakonisht e kufizuar”.

Presidenti Biden është vetë nën hetim për mbatje të paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara. Por edhe nëse shpallet fajtor, ai mund të mos përballet me akuza pasi historikisht pozicioni i Departamentit të Drejtësisë ka qenë që të mos padisë presidentët në detyrë./VOA 

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj