LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Debati republikan nën hijen e një simboli konservator

Këtu, ku konsiderohet "tokë e shenjtë" për shumë republikanë, kandidatët kryesorë republikanë do të përballen sërish për një herë të dytë.

26 Shtator 2023, 17:18 Nga a.l
Analiza e VOA: Debati republikan nën hijen e një simboli konservator
Ronald Regan

Të mërkurën, kandidatët republikanë për president përballen në debatin e tyre të dytë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti, vendi i zgjedhur për debatin rikthen në vëmendje pikëpamjet e një ish-presidenti që ende shërben si model konservator për Partinë Republikane.

Këtu, ku konsiderohet "tokë e shenjtë" për shumë republikanë, kandidatët kryesorë republikanë do të përballen sërish për një herë të dytë.

Kjo është biblioteka e presidentit të 40-të të Shteteve të Bashkuara, Ronald Regan, i cili mbetet një simbol i republikanëve konservatorë.

Ai e filloi jetën e tij publike si aktor dhe demokrat liberal, përpara se t'i bashkohej Partisë Republikane. Si një president popullor me dy mandate në vitet 1980, ai ruajti vlerat konservatore, duke kërkuar qeverisje të kufizuar, taksa të ulëta, dhe më shumë buxhet për mbrojtjen.

I njohur si "komunikuesi i madh", disa nga fjalët e tij të thjeshta dhe të drejtpërdrejta ndryshuan historinë.

"Gorbaçov, prisheni këtë mur", deklaroi ai në vitin 1987.
"Regani i zuri vendin Abraham Linkolnit, si republikani më popullor në historinë amerikane", thotë Craig Shirley, autor i botimeve për ish-Presidentin Regan.

Shirley punoi në ekipin e fushatës elektorale të zotit Regan, si dhe në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së tij dhe ka shkruar gjashtë libra për të. Ai thotë se kandidatët e tanishëm republikanë do ta krahasojnë veten me Reganin gjatë debatit.

Ndër kandidatët do të jetë ish-Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, Guvernatori i Floridas Ron DeSantis, Senatori i Karolinës së Jugut, Tim Scott, ish-Guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, investitori Vivek Ramaswamy dhe ish-Nënpresidenti Mike Pence.

"Mike Pence qartësisht risjell qëndrime të Reganit për politikat dhe po kështu edhe Nikki Haley. Si dhe Ramaswamy", thotë zoti Shirley.

Ramaswamy tha në debatin e parë se çështja e Kinës është më shqetësuese se sa sulmi i Rusisë në Ukrainë. Ish-ambasadorja në OKB, Nikki Haley, vuri në dukje mungesën e eksperiencës së tij në politikën e jashtme. Vetë Regani, i cili ishte presidenti më i moshuar në historinë e deriatëhershme amerikane, e përmendte çështjen e moshës gjatë debateve.

"Nuk do të shfrytëzoj për qëllime politike, rininë dhe mungesën e eksperiencës së kundërshtarit tim", u shpreh ai me humorin e njohur gjatë një debati.

Sërish, kandidati kryesues republikan, ish-Presidenti Donald Trump, nuk do të marrë pjesë në debat. Në gusht, zonja Haley e quajti atë politikanin më të papëlqyer në Amerikë dhe zoti Christie dhe ish-Nënpresidenti Pence bënë thirrje për skualifikimin e tij. Por, zoti Ramaswamy e quajti ish-Presidentin Trump, "presidentin më të mirë të shekullit të 21-të".

Autori Iwan Morgan thotë se Regani nuk do të ndjehej mirë me këto lloj mosmarrëveshjesh dhe tonin e tanishëm të politikës...

"Ai ishte një njeri shumë modest, shumë i afrueshëm dhe mburrja nuk i vinte natyrshëm. Dhe kjo është diçka që nuk shihet në skenën e tanishme republikane", thotë ai.
Por, citatet e tij të shkurtra ende mbahen mend.

"A jeni më mirë tani se katër vite më parë?", thoshte ai.

Kjo pyetje vazhdon të mbizotërojë fushatat elektorale sot. Mbrëmjen e së mërkurës, kandidatët presidencialë do të përpiqen t'i bindin votuesit se mund ta rikthejnë Partinë Republikane në Shtëpinë e Bardhë./VOA

ronald regan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj