LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Abuzimi seksual në kisha katolike, shumë më i përhapur nga sa pranohet

Prokurori i Përgjithshëm, Kwame Raoul tha në një konferencë shtypi se hetuesit zbuluan se kleri katolik abuzoi me 1997 fëmijë në Illinois midis viteve 1950 dhe 2019.

23 Maj 2023, 21:52 Nga a.l
Analiza e VOA: Abuzimi seksual në kisha katolike, shumë më i
Kisha

SHBA- Një hetim i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Illinoisit i publikuar të martën, zbuloi se 451 klerikë katolikë kanë abuzuar seksualisht me gati 2,000 fëmijë në këtë shtet gjatë një periudhe gati 70-vjeçare. Ky ishte më shumë se katërfishi i 103 individëve që kisha i ka përmendur si të abuzuar kur shteti filloi shqyrtimin e kësaj çështje në 2018.

Prokurori i Përgjithshëm, Kwame Raoul tha në një konferencë shtypi se hetuesit zbuluan se kleri katolik abuzoi me 1997 fëmijë në Illinois midis viteve 1950 dhe 2019.

“Shpresoj që ky raport të hedhë dritë si mbi ata që përdorën pozitat e tyre të pushtetit dhe besimin ndaj tyre, për të abuzuar me fëmijët e pafajshëm, ashtu edhe mbi personat në udhëheqjen e kishës që e mbuluan atë abuzim. Këta autorë mund të mos mbahen kurrë përgjegjës në një gjykatë, por duke i emërtuar ata në raport, synimi është të sigurohet një përgjegjësi publike dhe një masë qetësie shpirtërore për të mbijetuarit që kanë vuajtur prej kohësh në heshtje”, tha prokurori Raoul.

Raporti i gjatë përshkruan se si udhëheqësit e kishës në Illinois ishin tejmase të ngadalshëm për të pranuar shkallën e abuzimit. Ai gjithashtu i akuzon ata se e kanë zvarritur shpesh vënien para përgjegjësisë të klerit të akuzuar dhe se nuk kanë paralajmëruar famullitarët për abuzuesit e mundshëm në mesin e tyre, në një rast edhe disa dekada pasi u shfaqën akuza për një anëtar kleri.

Ndër ata që citohen në raport janë edhe akuzues që menduan të bënin vetëvrasje pasi u abuzuan dhe që filluan abuzimet me drogë ose alkool në përpjekje për të përballuar “ankthin dhe ndjenjat e turpit”.

Në një deklaratë të lëshuar të martën, Rrjeti i të Mbijetuarve që thotë se është abuzuar nga priftërinjtë e quajti raportin “tronditës”, por theksoi se numrat e viktimave dhe abuzuesve të cituar nga hetuesit shtetërorë ka të ngjarë të jenë më të ulët nga ajo që grupi pretendon të jetë shifra e vërtetë.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të premten përpara njoftimit të prokurorit Raoul, dioqezat katolike të shtetit publikuan përmbledhje të njërit prej proceseve të tyre, pas një akuze për abuzim, dhe thanë se raporti i prokurorit të përgjithshëm nxiti një rishikim të politikave të tyre dhe se ka kryer ndryshime, por pa treguar se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë.

Raporti shtoi se në shumë raste afati brenda të cilit mund të realizohej dënimi ka skaduar dhe se ata abuzues “nuk do të përballen kurrë me drejtësinë në kuptimin ligjor”.

Hetime të ngjashme të drejtuara nga qeveria që detajojnë abuzimet seksuale të klerit dhe dështimin e udhëheqësve të kishës për t’i mbajtur autorët përgjegjës, kanë tronditur kryedioqezat edhe në shtete të tjera, përfshirë Pensilvaninë dhe Marilandin. Konferenca Katolike e Ilinoisit thotë se 3.5 milionë katolikë përbëjnë afërsisht 27% të popullsisë së Ilinoisit dhe se Kisha ka 949 famulli dhe 2,215 priftërinj, 1,372 dhjakë dhe 260 të ashtuquajtur vëllezër katolikë./VOA

abuzimi seksual ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj