LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Intensifikohet gara mes kandidatëve republikanë për president në SHBA

Votuesi nga Ajova, Doug Anthony, e di se do të mbështesë një kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Por gjashtë muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve paraprake të Partisë Republikane, të cilat fillojnë nga Ajova, Anthony thotë se ende nuk ka vendosur se cilin prej tyre të mbështesë.

30 Korrik 2023, 20:20 Nga k.m.
Analiza e VOA: Intensifikohet gara mes kandidatëve republikanë
Foto ilustruese

Gara mes kandidatëve brenda Partisë Republikane për të fituar emërimin për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ka filluar të intensifikohet. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Kane Farabaugh, gjatë një aktiviteti të Partisë Republikane të mbajtur këtë javë në Ajova, u mblodhën pothuajse të gjithë kandidatët republikanë, të cilët paraqitën platformat e tyre për të tërhequr votuesit përpara garës paraprake të 15 janarit.

Votuesi nga Ajova, Doug Anthony, e di se do të mbështesë një kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Por gjashtë muaj përpara mbajtjes së zgjedhjeve paraprake të Partisë Republikane, të cilat fillojnë nga Ajova, Anthony thotë se ende nuk ka vendosur se cilin prej tyre të mbështesë.

“Po më pëlqen Ron DeSantis,”- thotë Anthony.

“Nuk ka justifikime këtë radhë. Duhet t’ia dalim mbanë. Unë do t’ia dal mbanë. Zoti ju bekoftë të gjithëve,”- tha DeSantis.

Guvernatori i Floridas radhitet i dyti pas ish-Presidentit Trump në anketimet e votuesve në Ajova. Ish-presidenti vazhdon të kryesojë megjithëse votuesit si zoti Anthony kërkojnë një kandidat më të përshtatshëm.

“Objektivi është të mundim Joe Biden-in… Nuk mendoj se Donald Trump-i mund ta mposhtë Joe Biden-in. Mendoj se ai mbart shumë probleme me vete”, tha zoti Anthony.

Ai është ndër votuesit mbështetjen e të cilëve kërkojnë të fitojnë kandidatët si DeSantis dhe ish-guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson, për të fituar ndaj Donald Trump-it, i cili kryeson në anketime.

“Do të votoni në Ajova, ndërsa çështje të shumta penale vazhdojnë ndaj Presidentit Trump. Ajova ka shansin që të thotë se, ne si parti, kemi nevojë për një drejtim të ri për Amerikën dhe për Partinë Republikane”, tha Hutchinson.

Komentet e tij u bënë gjatë darkës së republikanëve në Ajova, ku mbi 800 votues u mblodhën në një sallë të madhe festimesh në Des Moines për të ndjekur 13 kandidatë për president, ndër ta edhe zoti Trump, që për 10 minutat e caktuara për secilin u munduan të fitonin mbështetjen e votuesve për zgjedhjet e 2024-ës. Disa prej kandidatëve, si ish-ligjvënësi nga Teksasi, Will Hurd, kritikuan zotin Trump.

Donald Trump-i po kandidon që t’i shpëtojë burgut”, tha Hurd.

Në një moment të caktuar, kur ish-presidenti foli pa letër, ai anashkaloi problemet ligjore.

“Nëse nuk do të kandidoja, nuk do më qepeshin”, tha ish-Presidenti Trump.

“Mendoj se çdo gjë është e sajuar”, thotë mbështetësja e tij Sandy Cranston.

Ajo mendon se akuzat penale ndaj ish-presidentit janë të motivuara politikisht, por se ka edhe aspekte që ndihmojnë kandidatët e tjerë. Cranston thotë ish-Presidenti Trump mund ta humbasë mbështetjen e saj në zgjedhjet paraprake…

“Nëse nuk do të mbështesë përpjekjet kundër abortit, nëse nuk do të mbështesë politikën Amerika e Para”, tha ajo.

“Kjo garë duket sikur ka ngrirë”, thotë Tim Hagle.

Ai është profesor i shkencave politike në Universitetin e Ajovas. Zoti Hagle thotë se mund të ketë një ndryshim në anketime dhe për rrjedhojë në garën për të fituar emërimin e kandidatit për president të Partisë Republikane, nëse më shumë votues distancohen për shkak të shtimit të problemeve ligjore të zotit Trump.

“Ndoshta në një moment do të çahet diga dhe ndoshta njerëzit do të thonë ‘kjo është e tepruar’,”- thotë ai.

Koha po kalon dhe kandidatët duhet të qartësojnë mesazhin e tyre, të fitojnë energjinë e duhur dhe të mbyllin hendekun me kryesuesin Trump përpara se të bëhen votimet në janar. Ish-Presidenti Trump humbi në zgjedhjet paraprake në Ajova në vitin 2016, por fitoi më pas emërimin si kandidat i Partisë Republikane dhe vetë zgjedhjet presidenciale. Në vitin 2020, ai fitoi zgjedhjet paraprake në Ajova, por humbi në zgjedhjet presidenciale përballë Joe Biden-it.

“Nëse fiton këtë radhë në Ajova, kjo ndoshta do të thotë se do të fitojë edhe emërimin e Partisë Republikane,”- thotë profesor Hagle./VOA

zgjedhjet presidenciale ne shba 2024

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj