LIVE UPDATES
Bota

Rusia përdor teknologjinë për identifikimin e fytyrës për të shtypur kundërshtarët

Kjo është hera e tretë që zoti Zharov arrestohet nga policia brenda metrosë së Moskës.

28 Mars 2023, 21:23 Nga a.l
Rusia përdor teknologjinë për identifikimin e fytyrës
Foto ilustruese

RUSI- Që nga fillimi i sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, polica ruse po shfrytëzon teknologjinë e identifikimit të fytyrës, për të shtypur disidentët dhe për të parandaluar qytetarët të protestojnë kundër qeverisë. Agjencia e lajmeve Reuters sjell intervistat dy aktivistë rusë, që janë detyruar të largohen nga vendi, për shkak të trysnisë së vazhdueshme të ushtruar nga policia në Moskë. 

Në disa pamje të regjisitruara nga aktivisti rus i të drejtave të njeriut, Alexander Zharov, shihet ai teksa futej në një stacion metroje në Moskë. Në video ai shihet duke kryer pagesën në hyrje, ku është vendosur një aparat që e fotografon atë.
Pak minuta më vonë, oficerët e policisë e ndalojnë aktivistin. Kjo është hera e tretë që zoti Zharov arrestohet nga policia brenda metrosë së Moskës.

"Kërkova të më tregonin arsyen e ndalimit. Njëri nga oficerët e policisë e arsyetoi këtë duke thënë se jam në listën e personave në kërkim”, tha zoti Zharov.

32 vjeçari u gjet përmes teknologjisë për identifikimin e fytyrës, e cila është vendosur gjithandej në sistemin e metrosë së qytetit. Një hulumtim i agjencisë Reuters zbuloi se rrjeti i vëzhgimit në Moskë luan rol kyç në arrestimin e protestuesve kundër qeverisë.

Gjetjet tregojnë se nga fillimi i sulmit rus kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, autoritetet kanë filluar të shfrytëzojnë teknologjinë për identifikimin e fytyrës si masë për t’i frikësuar njerëzit të protestojnë.

Në Rusi, kemi vëllain e madh që na shikon vazhdimsht. Njerëzit nuk mund të flasin shumë për çështje politike”, thotë aktivisti Sergei Pinchuk.

Le të hedhim një vështrim më të detajuar se si pajisjet për idenfikimin e fytyrës ndihmojnë policët rusë të gjejnë dhe kapin kundërshtarët e Kremlinit, sa herë që ata duan. Më 2017, qyteti i Moskës njoftoi krijimin e një prej rrjeteve më të mëdha në botë të teknologjisë vëzhguese për identifikimin e fytyrës.

Rreth 160 mijë kamera u instaluan në të gjithë qytetin për të ndihmuar në zbatimin e ligjit, thanë në atë kohë autoritetet e qytetit. Metroja e Moskës shfrytëzon pajisjet për identifikimin e fytyrave për të parë nëse personat kryejnë pagesat dhe për arsye sigurie.

Pasagjerët fotografohen teksa kalojnë portën e hyrjes. Pastaj, përmes inteligjencës artificiale, analizohen dhe indentifikohen personat. Nëse sistemi sinjalizon për dikë, policia reagon brenda pak sekondave, ose minutave, duke e ndaluar atë.

Këtë përshkrim japin 29 persona, që janë arrestuar në këtë mënyrë.
Të gjithë kanë një gjë të përbashkët – ata janë kritikë të Presidentit Vladimir Putin. Shumica kanë qenë pjesë e protestave kundër qeverisë.

"Mendoj se arsyeja pse u ndalova në metro është qëndrimi im kundër luftës së Rusisë dhe Ukrainës dhe kundër represionit politik në vend”, thotë aktivisti Zharov.

Të dhënat e mbi 2 mijë proceseve gjyqësore, tregojnë se këto kamera kanë luajtur rol të rëndësishëm në arrestimin e qindra protestuesve. Shumica e këtyre personave u arrestuan në vitin 2021, pasi iu bashkuan protestave kundër qeverisë.
Aktivisti 27 vjeçar, Sergei Pinchuk është njëri prej tyre.

“Më 9 maj, më ndaluan në një nga stacionet e metrosë së Moskës. Më parë më kishin ndaluar pesë, ose gjashtë herë për shkak të aktivitetit tim politik, por ky ndalim ishte i veçantë. Ishte i pazakontë, sepse më arrestuan për asgjë. Sa hyra në metro një polic erdhi dhe më tha se jam i arrestuar”, shpjegon zoti Pinchuk.

Ai thotë se policia e çoi në stacion dhe e mori në pyetje.

Aty ishte një polic me mbiemrin Rogov. E mbaj mend sepse më kërcënoi. Më kapi nga qafa, më vendosi për muri dhe më goditi disa herë me shqelma. Ishte i dhunshëm. Ishte përvojë shumë e keqe”, thotë ai.

As aktivisti Pinchuk, as Zharov nuk u akuzuan për ndonjë vepër penale. Zyrtarët rusë dhe ata të Moskës nuk iu përgjigjën pyetjeve të agjencisë Reuters lidhur me ndalimin e tyre, apo të intervistuarve të tjerë. Kremlini i referoi pyetjet tek zyra e kryebashkiakut të Moskës, e cila nuk u përgjigj.

As minstria e Brendshme e Rusisë, e cila mbikëqyr zbatimin e ligjit, nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara përmes Kremlinit.
Për aktivistët Pinchuk dhe Zharov, vëzhgimi, rreziku i burgosjes dhe trysnia e policisë, përmbysën jetën e tyre. Duke mos parë zgjidhje tjetër, ata u larguan nga Rusia.

“Pas arrestimit, pata ndjesinë se Rusia po shndërrohej në një vend të ngjashëm me rajoni Xinjiang në Kinë, ku teknologjitë moderne bëhen vegël e një diktatori”, thotë aktivisti Zharov.

Ai është zhvendosur në Gjermani, ndërsa aktvisti Pinchuk vendosi të largohet drejt Shteteve të Bashkuara. Tani ai jeton në Siatëll dhe po kërkon azil.

"Gjithçka ndodhi kaq shpejt. Nuk jam penduar. Por me kalimin e kohës e kuptova se u largova nga shtëpia, jeta ime, prindërit, miqtë, qeni im. Kur hipa në makinë drejt aeroportit, më erdhi për të qarë. Kjo ishte hera fundit që kam qarë”, thotë ai. Në të ardhmen, ai shpreson që vendi i tij të ndryshojë, megjithëse thotë se është realist dhe se nuk pret ndryshime të shpejta./ VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj