LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Shefi i inteligjencës gjermane paralajmëron se forca të jashtme synojnë dëmtimin e shtetit

Agjencitë gjermane të sigurisë kanë parandaluar disa komplote në vitet e fundit nga grupe të vogla të akuzuara për planifikim të sulmeve ndaj infrastrukturës kritike, zyrtarëve qeveritarë dhe madje edhe parlamentit.

22 Maj 2023, 16:14 Nga a.l
Analiza e VOA: Shefi i inteligjencës gjermane paralajmëron se forca
Policia gjermane

GJERMANI-  Kreu i agjencisë së inteligjencës gjermane paralajmëroi të hënën për rritje të ekstremizmit antiqeveritar të nxitur nga aktorë të huaj si Rusia që kërkon të përçajë shoqërinë dhe madje të rrëzojë qeverinë. Agjencitë gjermane të sigurisë kanë parandaluar disa komplote në vitet e fundit nga grupe të vogla të akuzuara për planifikim të sulmeve ndaj infrastrukturës kritike, zyrtarëve qeveritarë dhe madje edhe parlamentit.

Deri më tani ende nuk është e qartë se sa të avancuara ishin planet për sulme kundër rendit kushtetues në Gjermani, por autoritetet kanë treguar se grupet tanimë të ndaluara kishin siguruar armë dhe përfshinin njerëz që zakonisht nuk janë në radarët e agjencive të sigurisë, si gjyqtarë dhe oficerë policie.

Thomas Haldenwang, i cili drejton Zyrën Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, ose BfV, tha se përzierja e grupimeve të njohura më parë – nga ekstremistët e djathtë deri te ata që nxisin teori konspirative të ideologjisë “QAnon” – dhe gatishmëria e tyre për të përdorur dhunën ishte veçanërisht shqetësuese.

“Ajo që i lidh të gjitha këto grupe është se ata e përçmojnë shtetin dhe demokracinë tonë, e refuzojnë atë dhe duan ta përmbysin ”, thotë shefi i agjencisë të inteligjencës gjermane, Thomas Haldenwang, në një intervistë për agjencinë e lajmeve AP.

Haldenwang thotë se ekstremistët anti-qeveritarë përdorin me vetëdije çështje me rëndësi për publikun për të nxitur frikën dhe për të fituar përkrahës të rinj. Këto çështje përfshijnë migrimin por edhe masat e qeverisë për të frenuar pandeminë e Covid-it dhe për të luftuar ndryshimet mjedisore.

“Të gjitha këto çështje mund të përdoren për të përhapur një teori të veçantë dhe për të dhënë përshtypjen se shteti nuk është në kontroll të situatave të caktuara dhe për këtë arsye ai duhet të rrëzohet”, thotë ai.

Këto përfshijnë planet e fundit të qeverisë për të nxitur gjermanët që të zëvendësojnë pajisjet e vjetra me naftë dhe gaz për ngrohje, me pajisje më efikase me energji elektrike dhe të padëmshme për mjedisin. Këto plane janë përballur me armiqësi nga partitë opozitare, por edhe grupet ekstremiste, që kërkojnë të shfrytëzojnë frikën e gjermanëve, se do të përballen me kosto të larta, pavarësisht paralajmërimeve nga ekspertët se pajisjet e tanishme janë më të shtrenjta në një plan afatgjatë.

“Sa më komplekse të jetë një çështje, aq më shumë ka një prirje për të kërkuar përgjigje të thjeshta dhe për të vrapuar pas njerëzve që ofrojnë një zgjidhje të lehtë për problemet. Shpesh këta njerëz janë nga qarqet ekstremiste”, tha Haldenwang.

Shefi i inteligjencës gjermane thotë se përpjekje të tilla nxiten në mënyrë aktive nga vende si Rusia, e cila është e interesuar për destabilizimin e demokracisë në ekonominë më të madhe të Evropës.

“Kur e kuptojnë se disa ndjenja në vend mund të çojnë në ndarje, ata pëprpiqen t’i shfrytëzojnë ato. Dhe ne shohim një numër të madh masash që po merren për këtë qëllim”, tha zoti Haldenwang.

Haldenwang përmendi dezinformimin e përhapur nga media shtetërore ruse dhe platformat e internetit.

Përveç partisë së ekstremit të djathtë ‘Alternativa për Gjermaninë’, e cila është vënë nën vëzhgim nga inteligjenca gjermane, ndër figurat më të njohura, që sulmojnë qeverinë, janë ligjvenësja e ‘Partisë së Majtë’ Sahra Wagenknecht dhe vetë paraardhësi i zotit Haldenwang, Hans-Georg Maassen, i cili u shkarkua pesë vjet më parë pasi minimizoi dhunën kundër migrantëve.

Zoti Haldenwang paralajmëron gjithashtu se komplotet për grusht shteti, si ato që u parandaluan vitin e kaluar, ka të ngjarë të mos jenë të fundit

“Ne po i monitorojmë përpjekje të tilla intensivisht, me shumë kujdes, dhe jam i sigurt se do të jemi në gjendje të ndërhyjmë me kohë së bashku me agjencitë e tjera të sigurisë,” thotë zoti Haldenwang./VOA 

thomas haldenwang

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj