LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Si i fitoi zgjedhjet në Itali një parti me rrënjë neofashiste?

Partia Vëllezërit e Italisë, një forcë politike që fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme, i ka rrënjët tek Lëvizja Social Italiane, një lëvizje neofashiste e pas Luftës së Dytë Botërore.

26 Shtator 2022, 21:13 Nga I.A
Analiza e VOA: Si i fitoi zgjedhjet në Itali një parti me
Giorgia Meloni

ITALI- Partia Vëllezërit e Italisë ka marrë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën të dielën. Kjo forcë politike i ka rrënjët tek Lëvizja Social Italiane, një parti neofashiste krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Giorgia Meloni arriti t’i shndërrojë Vëllezërit e Italisë, nga një grup periferik i ekstremit të djathtë, në partinë më të madhe të vendit. Ajo pritet të drejtojë qeverinë e parë të udhëhequr nga e djathta ekstreme italiane që nga Lufta e Dytë Botërore, si dhe të bëhet kryeministrja e parë grua e Italisë.

Partia Vëllezërit e Italisë, një forcë politike që fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme, i ka rrënjët tek Lëvizja Social Italiane, një lëvizje neofashiste e pas Luftës së Dytë Botërore. Duke ruajtur simbolin më të fuqishëm të saj, flakën trengjyrëshe, Giorgia Meloni arriti të shndërrojë Vëllezërit e Italisë, nga një grup periferik i ekstremit të djathtë, në partinë më të madhe të Italisë.

Pas një shekulli që prej marshimit të Benito Musolinit në Romë, në vitin 1922, që shënoi ardhjen në pushtet të diktatorit fashist, zonja Meloni është gati të drejtojë qeverinë e parë të udhëhequr nga ekstremi i djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke u bërë gjithashtu edhe kryeministrja e parë grua e Italisë.

Lëvizja Social Italiane, u themelua në vitin 1946 nga Giorgio Almirante, i cili shërbente si shef kabineti në qeverinë e fundit të Benito Musolinit. Ajo tërhoqi në radhët e saj simpatizantë dhe zyrtarë fashistë, bazuar në rolin e Italisë në luftë, fillimisht si aleate me nazistët e më pas kur vendi u çlirua nga forcat aleate.

Gjatë gjithë viteve 1950-1980, Lëvizja Social Italiane mbeti një parti e vogël e krahut të djathtë, duke marrë vota me përqindje njëshifrore. Por historiani Paul Ginsborg vë në dukje se mbijetesa e brishtë ndër dekada që prej përfundimit të luftës "ka shërbyer si kujtesë e vazhdueshme e tërheqjes së fuqishme që autoritarizmi dhe nacionalizmi ka ushtruar në mënyrë të vazhduar tek studentët nga jugu, të varfrit në zonat urbane e tek klasa e mesme dhe e varfër (italiane)".

Vitet 1990 sollën një ndryshim nën drejtimin e Gianfranco Fini-t, një ndjekës i Giorgio Almirante-s, por që projektoi një fytyrë të re, të moderuar të së djathtës italiane. Kur zoti Fini kandidoi për kryebashkiak të Romës në vitin 1993, ai arriti të sigurojë 46.9% të votave, jo mjaftueshëm për të fituar, por mjaftueshëm për ta shndërruar atë në faktor. Brenda një viti, zoti Fini e riemërtoi partinë nga Lëvizja Social Italiane, në Aleanca Kombëtare.

Pikërisht në këto vite Giorgia Meloni, e cila u rrit vetëm nga e ëma në një lagje të klasës punëtore në Romë, iu bashkua, fillimisht degës së të rinjve të Lëvizjes Social Italiane dhe më pas drejtoi degën e rinisë së Aleancës Kombëtare të Gianfranco Fini-t.

A do të thotë kjo që Giorgia Meloni është një neofashiste?

Gianfranco Fini përndiqej nga rrënjët neofashiste të lëvizjes dhe nga një koment i tij se Benito Musolini ishte "burri më i madh i shtetit" i shekullit të 20-të. Ai e hodhi poshtë këtë deklaratë dhe në vitin 2003 vizitoi memorialin e Holokaustit Yad Vashem në Izrael. Atje ai foli mbi ligjet racore të Italisë, të cilat kufizonin të drejtat e hebrenjve, duke i quajtur si pjesë e "të keqes së padiskutueshme" të luftës.

Zonja Meloni, gjithashtu, e cila kishte lavdëruar Benito Musolinin në rininë e saj, vizitoi Yad Vashem në vitin 2009, periudhë gjatë së cilës shërbente si ministre në qeverinë e fundit të Silvio Berlusconit. Në autobiografinë e saj të vitit 2021 me titullin "Unë jam Giorgia", ajo e përshkroi përvojën si dëshmi të asaj se si "një gjenocid ndodh hap pas hapi, e pak nga pak". Gjatë fushatës, zonja Meloni u detyrua të përballet me këtë çështje, pasi demokratët paralajmëruan se ajo përfaqësonte një rrezik për demokracinë.

E djathta italiane ia ka dorëzuar fashizmin historisë, prej dekadash tashmë, duke dënuar pamëdyshje shtypjen e demokracisë dhe ligjet poshtëruese anti-hebreje”, shprehej ajo në një video të fushatës.

Si u shfaqën Vëllezërit e Italisë?

Zonja Meloni, e cila mburret me rrënjët e saj si militante e Lëvizjes Social Italiane, ka thënë se shkëndija e parë e krijimit të Vëllezërve të Italisë erdhi pas dorëheqjes së zotit Berlusconi nga posti i kryeministrit në vitin 2011, detyruar nga kriza financiare për shkak të borxhit në rritje të Italisë dhe problemet e tij ligjore.

Zonja Meloni refuzoi të mbështeste Mario Montin, i cili u ngarkua nga presidenti i Italisë për të formuar një qeveri teknokratësh për të garantuar stabilitetin e tregjeve financiare ndërkombëtare. Ajo ishte kundër asaj që e shihte si trysni e jashtme nga kryeqytetet evropiane për të diktuar politikën e brendshme italiane.

Zonja Meloni bashkëthemeloi partinë në vitin 2012, duke e emërtuar atë bazuar tek fjalët e para të himnit kombëtar italian. "Një parti e re, për një traditë të vjetër" shkruante ajo.

Vëllezërit e Italisë do të merrnin vetëm rezultate njëshifrore në dekadën e parë që nga themelimi. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian në 2019 i dhanë Vëllëzërve të Italisë 6.4% të votave, një shifër që siç thotë zonja Meloni, "ndryshoi gjithçka".

Si udhëheqëse e partisë së vetme në opozitë gjatë qeverisë së unitetit kombëtar të Mario Draghit në vitet 2021-2022, popullariteti i saj u rrit, duke arritur që në zgjedhjet e së dielës të sigurojë 26% të votave.

Partia ka në qendër të siglës së saj flakën në ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe të gjelbër të Lëvizjes Social Italiane, që mbeti edhe kur lëvizja ndroi emrin në Aleanca Kombëtare. Ndonëse më pak e dukshme sesa një tufë shkopinjsh me një teh të prehtë, symboli kryesor i Partisë Nacional Fashiste të Benito Musolinit, flaka trengjyrëshe është megjithatë një imazh i fuqishëm që lidh partinë aktuale, me të kaluarën e saj.

Siglat politike janë një formë reklamimi dhe nuk ndryshojnë nga ato që kanë në qendër konsumatorët”, thotë profesori i Universitetit Rutgers, T. Corey Brennan.

Zoti Brennan kujton se kur Giorgio Almirante mbajti fjalimin përmbyllës të fushatës së partisë Lëvizja Social Italiane, në zgjedhjet e vitit 1948, në ato që njihen si Shkallët Spanjolle të Romës, ai vendosi simbolin e partisë, flakën, në majë të obeliskut dhe e ndriçoi atë me prozhektorë.

Të gjithë e kuptuan se Almirante po bënte një thirrje thellësisht emocionale për të mbajtur gjallë frymën e fashizmit”, tha ai.

Në përgjithësi, rrënjët neofashiste të partisë duket se janë më shqetësuese jashtë vendit, sesa brenda tij. Por disa historianë e shohin amnezinë historike dhe rehatinë e përgjithshme të italianëve që jetojnë me reliket e fashizmit, si dëshmi se Italia kurrë nuk e hodhi poshtë Partinë Fashiste dhe Benito Musolinin në të njëjtën mënyrë sikurse Gjermania hodhi poshtë nacionalsocializmin dhe Adolf Hitlerin.

Ndërsa Gjermania kaloi përmes një procesi të gjatë dhe të dhimbshëm duke marrë në konsideratë të kaluarën e saj, italianët, në shumë mënyra, thjesht kanë mbyllur qëllimisht sytë ndaj saj.

Historiani David Kertzer i Universitetit Brown vëren se ka 67 institute për studimin e rezistencës ndaj fashizmit në Itali dhe praktikisht asnjë qendër për studimin e fashizmit italian.

Përveç kësaj, arkitektura dhe monumentet e epokës së Benito Musolinit janë kudo, nga lagjja EUR në Romën jugore tek qendra e trajnimit për lojrat olimpike në lumin Tiber, me obeliskun e saj që ende mban emrin e tij (Musolinit).

Kushtetuta italiane e ndalon rithemelimin e partisë fashiste, por zoti Brennan thotë se grupet e ekstremit të djathtë vazhdojnë të shpalosin përshëndetje fashiste e të pranojnë simbolet e tyre.

"Nuk ka vështirësi për të ndeshur në shenja", thotë zoti Brennan në një intervistë telefonike. "Pothuajse një e katërta e të gjithë kapakëve të pusetave në Romë, kanë simbole të partisë fashiste”.

A do të thotë kjo se italianët mbështesin fashizmin?

Nëse e marrim të mirëqenë se historia është një udhërrëfyes, ajo që nuk ka ndryshuar në zgjedhjet e fundit politike në këtë vend është se italianët votojnë për ndryshim, me një dëshirë për diçka të re, që në dukje kapërcen ideologjinë tradicionale thotë Nathalie Tocci, drejtore e Institutit të Çështjeve Ndërkombëtare me qendër në Romë.

Zonja Tocci thotë se popullariteti i Vëllezërve të Italisë në vitin 2022 ishte dëshmi e kësaj lëvizjeje "të fortë", që lidhet më shumë me pakënaqësitë e italianëve sesa me ndonjë rritje të ndjenjës neofashiste apo ekstremit të djathtë në vend.

"Arsyeja kryesore se pse një pjesë e madhe e tyre, le të themi 25 apo 30% votuan për këtë parti, është thjesht sepse ata (Vëllezërit e Italisë) janë të rinjtë e terrenit politik", thotë ajo.

Zonja Meloni flet ende me nderim për Lëvizjes Social Italiane të Giorgio Almirante-s, megjithëse ajo e ndryshon retorikën e saj për t'iu përshtatur audiencës.

Këtë verë, duke folur me një spanjishte të përfekte, në një tubim të partisë spanjolle të djathtë Vox ajo u shpreh me tone të forta duke thënë: “Po familjes natyrale. Jo lobit LGBT. Po identitetit seksual dhe jo ideologjisë gjinore”.

Por në Itali, gjatë fushatë, toni i saj ishte shumë më i moderuar. Zonja Meloni bëri thirrje për unitet në fjalimin e saj të së hënës ku shpalli fitoren.

"Italia na zgjodhi ne. Ne nuk do ta tradhtojmë atë, siç nuk e kemi bërë kurrë", tha ajo.

Marrë nga VOA

partia vëllezërit e italisë zgjedhjet ne itali giorgia meloni

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit