LIVE UPDATES
Bota

Analiza e VOA: Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë mes dallimeve kulturore në arsim

Arsimi i ciklit të ulët dhe tetëvjeçar, i cili ofrohet falas nga qeveritë lokale në Shtetet e Bashkuara, nuk është një temë kryesore në zgjedhjet e nëntorit. Dy kandidatët rivalë, Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish Presidenti Trump madje as që e përmendën.

3 Nëntor 2024, 22:30 Nga N.F
Analiza e VOA: Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë mes dallimeve
Foto ilustruese

SHBA- Kandidatët rivalë për Shtëpinë e Bardhë, demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump, i kanë përqendruar fushatat kryesisht tek çështje të nxehta si emigracioni, aborti dhe ekonomia. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Laurel Bowman, përplasja kulturore mbi mënyrën se si të trajtohen çështjet e identitetit gjinor nëpër shkollat fillore dhe tetëvjeçare, është bërë një çështje e nxehtë për prindërit.

Arsimi i ciklit të ulët dhe tetëvjeçar, i cili ofrohet falas nga qeveritë lokale në Shtetet e Bashkuara, nuk është një temë kryesore në zgjedhjet e nëntorit. Dy kandidatët rivalë, Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish Presidenti Trump madje as që e përmendën.

Por çështja ka një rëndësi të madhe për një grup nënash që u mblodhën kohët e fundit në Uashington gjatë një takimi të organizuar nga një koalicion grupesh konservatore. Demokratja Natalya Murakhver, i tha Zërit të Amerikës se ajo do të votojë për republikanët në këto zgjedhje, kryesisht për shkak të arsimit.Ajo tha se nuk dëshiron që identiteti gjinor të jetë pjesë e programit arsimor në shkollat publike.

“Këto çështje duhen diskutuar në çdo shtëpi. Shtrohet pyetja se pse ky lloj materiali po prezantohet tani në arsim dhe çfarë po zëvendëson, kur kemi rezultate të dobëta në shkrim e lexim, matematikë dhe shkencë”.

Ish mësuesja Patty Alexander nuk pajtohet që transgjinorët të marrin pjesë në aktivitetet sportive të vajzave.

“Ata që janë lindur djem duhet të luajnë në ekipet e djemve sepse mund t’i lëndojnë vajzat. Për sigurinë e vajzave, duhet që ato që janë lindur vajza të luajnë në ekipet e vajzave”.

Të tjera nëna i thanë Zërit të Amerikës se Departamenti i Arsimit ka shumë kontroll mbi sistemet shkollore lokale. Rebecca Weber është një prej tyre.

“Kemi nevojë për një reformë të plotë. Qeveria ka shumë pushtet”.

“Departamenti i Arsimit duhet të shfuqizohet. Nuk e di arsyen pse ekziston”.

Këto nëna do të votojnë për republikanin Trump. Prindër të tjerë thonë se kanë pikëpamje të ndryshme dhe nuk identifikohen me zotin Trump apo Partinë Republikane.

“Kamala Harris beson se unë ekzistoj dhe Trump-i jo”, thotë Bethy Leonardi me Universitetin e Kolorados.

Profesoresha Bethy Leonardi, një nënë pjesëtare e komunitetit LGBT, themeloi një grup që punon që të rinjtë e këtij komuniteti të respektohen nëpër shkolla. Ajo thekson nevojën e programeve arsimore për identitetin gjinor qysh në moshë të vogël.

“Kam një 5-vjeçar… dhe gjinia është një nga bisedat e para që bëjmë. Ka fëmijë shumë të vegjël që po identifikohen si transgjinorë. Është e rëndësishme që nxënësit e tjerë ta kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh transgjinor”.

Pjesëmarrja e transgjinorëve në sporte nuk duhet t’i shqetësojë prindërit, thotë profesoresha Elizabeth Meyer, e cila hulumton këtë çështje.

“Të thuash se një person trans do të jetë më i shpejtë, më i fortë, më i rrezikshëm, më i aftë në një farë mënyre se vajzat e tjera, është keqkuptim i ndryshimit natyror që ndodh tek një grup fëmijësh”. Meyer nuk e mbështet zotin Trump.

“Kur kandidati Trump flet për eliminimin e Departamentit të Arsimit, kjo do të dëmtonte të gjitha llojet e programeve për të gjithë spektrin e fëmijëve në të gjithë vendin”.

Zoti Trump e kundërshton pjesëmarrjen e transgjinorëve në ekipet e vajzave si dhe programet e identitetit gjinor në shkollat publike. Pala tjetër thotë se zonja Harris është me ta. Kandidati Trump është shprehur për eliminimin e Departamentit të Arsimit ndërsa demokratja Harris është kundër./VOA

donald trump kamala harris zgjedhjet ne shba 2024

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj