LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Falja presidenciale dhe lidhjet me rolin e Hunter Biden në Burisma

Kjo periudhë përfshin rolin kontrovers të Hunter Bidenit si anëtar i bordit të kompanisë ukrainase të gazit natyror, Burisma Holdings, një rol që gjendet në thelb të kritikave të republikanëve ndaj Joe Bidenit dhe ishin në qendër të dy proceseve për shkarkimin e Donald Trumpit, ish-presidentit që do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në janar.

5 Dhjetor 2024, 07:35 Nga N.F
Analiza: Falja presidenciale dhe lidhjet me rolin e Hunter Biden në Burisma
Joe dhe Hunter Biden

SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, fali djalin e tij, Hunter Biden, disa ditë para se t’i shqiptohej dënimi për posedim të armës së zjarrit dhe akuza të lidhura me taksat. Falja presidenciale ndodhi pavarësisht se Biden kishte deklaruar disa herë se nuk do ta falte të birin.

Falja gjithëpërfshirëse, që bë publike më 1 dhjetor, shfajëson Hunter Bidenin, 54 vjeç, nga çdo krim që ai mund të ketë kryer në periudhën 1 janar 2014 deri më 1 dhjetor 2024. Kjo periudhë përfshin rolin kontrovers të Hunter Bidenit si anëtar i bordit të kompanisë ukrainase të gazit natyror, Burisma Holdings, një rol që gjendet në thelb të kritikave të republikanëve ndaj Joe Bidenit dhe ishin në qendër të dy proceseve për shkarkimin e Donald Trumpit, ish-presidentit që do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në janar.

Hunter Biden iu bashkua bordit të Burismas në maj të vitit 2014, më pak se tre muaj pasi presidenti ukrainas, Viktor Yanukovych, u rrëzua nga pushteti dhe u largua për në Rusi, pas protestave masive në Euromaidan lidhur me korrupsionin zyrtar dhe vendimit të tij për të zhbërë planet për një marrëveshje të tregtisë me Bashkimin Evropian dhe për të pasur raporte më të ngushta me Moskën.

Partneri i biznesit i Hunter Bidenit, Devon Archer, i ishte bashkuar bordit një muaj më herët, kur Mbretëria e Bashkuar ngriu llogarinë bankare të Burismas ku kompania mbante 23 milionë dollarë, pas dyshimeve për pastrim parash.

Atëbotë, Joe Biden ishte nënpresident dhe njeriu i presidentit Barack Obama për Ukrainën, shtet që po përballej me forcat ruse dhe forcat e mbështetura nga Rusia në luftën e nxitur nga Moska në rajonin lindor ukrainas të Donbasit. Lufta atje nisi pas largimit të Yanukovychit nga shteti. Rusia po ashtu kishte marrë kontrollin e Gadishullit ukrainas të Krimesë.

Pronari i Burismas, Mykola Zlochevskiy, ish-ministër i Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore, ishte nën hetim për korrupsion dhe akuzohej se kishte përdorur postin e tij për të përfituar fusha të gazit.

Hunter Biden nuk kishte përvojë në industrinë e energjisë dhe kjo nxiti spekulime se ai ishte punësuar për të ofruar mbulim politik për Burisman dhe pronarin e kompanisë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët ishin në proces të sanksionimit të ish-zyrtarëve të Qeverisë së Yanukovychit, të cilët besohej se kishin pasuruar veten.

Hunter Biden ishte paguar deri në 50.000 dollarë në muaj, një pagë e lartë krahasuar me standardet e pagesave në SHBA. Anëtarët e bordit të kompanive Apple dhe Meta – dy kompanitë më të mëdha në botë – atëbotë paguheshin mesatarisht 30.000 dollarë në muaj. Biden ka thënë se kurrë nuk ka biseduar me djalin e tij lidhur me punën e tij, përfshirë Burisman.

Më 2016, Biden kërcënoi se do të ndalte ndihmën për Ukrainën nëse Qeveria nuk do të shkarkonte prokurorin e përgjithshëm të Ukrainës, i cili gjerësisht besohej se po pengonte hetimet për korrupsion. Para zgjedhjeve të vitit 2020, republikanët e cilësuan atë kërcënim si përpjekje të Bidenit për të penguar një hetim për Burisman, por republikanët nuk ofruan asnjë provë për këtë pretendim.

Në përgjithësi, republikanët e kanë akuzuar demokratin Joe Biden, se ka bërë biznes me ndikimin që ka pasur jashtë shtetit dhe e kanë akuzuar djalin e tij për shkelje të Aktit të regjistrimit të agjentëve të huaj në SHBA (FARA), i cili kërkon që individët që lobojnë në Qeverinë amerikane në emër të një shteti të huaj të regjistrohen në Departamentin amerikan të Drejtësisë.

Hunter Biden ka shërbyer në bordin e Burismas deri në prill të vitit 2019, kur babai i tij njoftoi se do sfidonte në zgjedhjet e vitit 2020 presidentin e atëhershëm amerikan, Donald Trump. Trump më pas nisi të shënjestronte punën e Hunter Bidenit në Ukrainë dhe kjo çështje lëkundi raportet SHBA-Ukrainë, pikërisht në kohën kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mori detyrën pas fitores në zgjedhjet e prillit të vitit 2019.

Në korrikun e po atij viti, gjatë një bisede telefonike Trump i kërkoi Zelenskyt që të hetonte aktivitetet e familjes Biden në Ukrainë. Kjo bisedë telefonike çoi në akuzat se Trumpi kishte kushtëzuar ndihmën ushtarake në vlerë prej 400 milionë dollarësh me hetimin e familjes Biden dhe Dhoma e Përfaqësuesve në dhjetor të vitit 2019 nisi gjykimin ndaj tij nën akuzat se kishte abuzuar me pushtetin dhe kishte penguar Kongresin. Senati, në shkurt të vitit 2020, e shfajësoi Trumpin nga dy akuzat.

Joe Biden e mposhti Trumpin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2020, por Trump e mposhti nënpresidenten Kamala Harris në zgjedhjet e mbajtura muajin e kaluar dhe do të marrë detyrën e presidentit më 20 janar.

Kundërthëniet që e rrethuan Burisman ishin një zhvillim i keq për Ukrainën, dhe shërbyen vetëm për të forcuar imazhin e saj në SHBA si shtet i korruptuar, tha për Radon Evropa e Lirë, Oleksandr Krayev, analist në Ukrainian Prism, institut me bazë në Kiev.

“Ukraina ishte dytësore në çështjen e Hunter Bidenit, por ne u pamë si një shtet i vogël e i korruptuar, ku kompanitë e liga dhe rinia e artë pastronin paratë”, tha Krayev.

Presidentët amerikanë shpesh falin një numër kriminelësh jo të dhunshëm apo ua shkurtojnë dënimet e tyre pak para se të largohen nga detyra. Por, falja e gjerë e Bidenit për djalin e tij ka nxitur kritika nga republikanët dhe ka shqetësuar disa mbështetës që thonë se ai ka minuar besimin e amerikanëve në sistemin e drejtësisë. Falja presidenciale është kritikuar edhe nga shtetet e huaja, përfshirë Ukraina, duke pasur parasysh theksin që SHBA-ja ka vënë në rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe pa ndërhyrje.

“Ky shembull është zhgënjyes. Duhet të praktikosh atë që predikon”, tha për Radion Evropa e Lirë, Daria Kalenyuk, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për veprim kundër korrupsionit në Kiev. “Veprime të tilla i japin Rusisë dhe regjimeve të tjera autoritare mundësi shtesë për propagandë. Kjo, veçmas është e dëmshme në kontekstin e luftës, kur Rusia në mënyrë aktive po tenton të diskreditojë demokracitë perëndimore dhe vlerat e tyre”.

Ndaj Hunter Bidenit pritet të shqiptoheshin dënime më 12 dhjetor për dy raste të ndara. Në qershor, ai u gjet fajtor për shkak se kishte gënjyer për varësinë e tij nga droga gjatë plotësimit të një formulari qeveritar në mënyrë që të lejohej të pajisej me armë zjarri. Më pas, në shtator, ai u deklarua fajtor për falsifikim të deklarimit të taksave dhe për pagesën me vonesë të taksave.

Përderisa ai përballej me mbi një dekadë burgim, si një i dënuar për herë të parë për krime jo të dhunshme, ai me gjasë do të vuante disa vjet burgim dhe ka mundur që të shmangte krejtësisht dënimin me burgim, sipas ekspertëve ligjorë. Teksa njoftoi për faljen, Biden akuzoi kundërshtarët republikanë se e kanë shënjestruar atë dhe të birin e tij dhe tha se është i shqetësuar se kjo do të vazhdojë pasi Trump të marrë detyrën.

“Asnjë person i arsyeshëm, i cili shikon faktet në rastet kundër Hunterit, nuk mund të arrijë në asnjë përfundim tjetër përpos që Hunteri u shënjestrua vetëm pse ishte biri im”, tha Biden përmes një deklarate për media.

Është e paqartë nëse administrata e re e Trumpit do të hetojë Burisman. Vitin e kaluar, Trump tha se ai do të emërojë një këshilltar të posaçëm për të hetuar familjen Biden, edhe pse nuk dha detaje lidhur me akuzat e mundshme që do të hetoheshin.

Falja presidenciale nuk e ndalon administratën Trump që të iniciojë hetim, por Hunter Biden mund t’i kërkojë gjykatës që të hedhë poshtë ndonjë akuzë të mundshme, duke u thirrur në faljen e gjerë që përfitoi, thanë ekspertët./ REL

joe biden hunter biden falja presidenciale

Sondazh

Poll
Bota 4 Dhjetor 2024, 22:26 E. D

VOA: Bie qeveria në Francë

Michel Barnier FRANCË- Ligjvënësit e opozitës rrëzuan të mërkurën qeverinë e Francës, duke thelluar kriz&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj