Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përgjatë mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, dy vendet janë përfshirë në luftë tregtare, Trump ka vendosur tarifa në mallrat kineze në vlerë të qindra miliarda dollarëve, dhe ka nisur fushatë globale kundër gjigantit teknologjik kinez, Huawei.
KINA- Është e vështirë të thuhet nëse Pekini e ka pasur ndonjë kandidat të preferuar në zgjedhjet amerikane, mirëpo ideja e të përballurit me një tjetër administratë amerikane, në krye me presidentin e saposhpallur, Donald Trump, mund të jetë sfiduese për liderin kinez, Xi Jinping.
Për Kinën, Trumpi është përfundimisht një kartë e egër. Përgjatë mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, dy vendet janë përfshirë në luftë tregtare, Trump ka vendosur tarifa në mallrat kineze në vlerë të qindra miliarda dollarëve, dhe ka nisur fushatë globale kundër gjigantit teknologjik kinez, Huawei.
Përgjatë fushatës zgjedhore, ai ka kërcënuar me vendosjen e tarifave prej 60 për qind në të gjitha importet prej Kinës, dhe ka folur hapur për dëshirën e nisjes së një tjetër lufte tregtare.
Asnjëra prej këtyre nuk përbën lajm të mirë për Pekinin, sidomos në periudhë afatshkurtër, teksa përballet me ngadalësim të ekonomisë.
Në çështjet tjera, sikurse Ukraina, për ku Trump ka bërë thirrje për dhënie fund të luftës sa më shpejt që është e mundshme, apo sa i përket Tajvanit, ku ka thënë se ishulli nuk është duke i dhënë mjaftueshëm Uashingtonit për mbështetjen ushtarake dhe politike që ia ofron, Kina mund të kapitalizojë nga një qasje jo fort tradicionale e Trumpit.
Megjithatë, ka shumë mundësi që ushtria amerikane të rrisë prezencën në Indo-Paqësor dhe të krijojë kokëdhimbje të re për Pekinin në Azi./ REL
Donald Trump SHBA- Tregu Dax i aksioneve është rritur për 1.5 për qind, pasi Donald Trump është shpallur president i Sht...
Donald Trump SHBA- Donald Trump do të jetë përsëri president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me fitoren në zgj...
elon musk SHBA- Elon Musk sinjalizoi të martën se planifikon të mbetet një lojtar kryesor në politikën amerikane edhe pas zgj...
Albin Kurti dhe Donald Trump KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kandidatin republikan Donald Trump për fitoren në zgj...
Kai Trump dhe Donald Trump SHBA- Mbesa e Donald Trump, Kai Trump, ka uruar gjyshin e saj për fitoren në zgjedhjet presidenciale të SHBA...
donald trump SHBA- Presidenti i parafundit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka siguruar një tjetër mandat n&...
Donald Trump SHBA- Kandidati republikan Donald Trump është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Trump ka garu...
Donald Trump dhe Vladimir Putin RUSIA- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk ...
foto ilustruese IRAN- Nga rezultatet e deritanishme, Donald Trump duket se do të jetë presidenti i 47-të i SHBA-ve, ndërsa ai vet&...
Rexhep Tajip Erdogan dhe Donald Trump TURQIA- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka uruar përmes rrjeteve sociale kandidatin republi...