LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë pritet nga debati presidencial Biden-Trump?

Njëri akuzon rivalin e tij se përbën rrezik për demokracinë, tjetri e akuzon kundërshtarin se është i korruptuar.

24 Qershor 2024, 08:11 Nga M.B
Analiza: Çfarë pritet nga debati presidencial Biden-Trump?
Presidenti amerikan, Joe Biden (djathtas) dhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në debatin presidencial të vitit 2020.

SHBA- Dy kandidatët më të moshuar ndonjëherë në garën për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, do të takohen ballë për ballë më 27 qershor, në një debat televiziv si asnjë tjetër. Njëri akuzon rivalin e tij se përbën rrezik për demokracinë, tjetri e akuzon kundërshtarin se është i korruptuar. Presidenti amerikan, Joe Biden, 81-vjeçar, dhe ish-presidenti amerikan, Donald Turmp, 78-vjeçar, janë në garë të ngushtë, sipas sondazheve të opinionit publik, kur u kanë mbetur më pak se pesë muaj deri te zgjedhjet e 5 nëntorit.

Shumë votues janë të pavendosur, dhe presin të shohin debatin që pritet të shikohet në shifra rekorde, më shumë për shkak të momenteve dramatike, sesa për shkak të diskutimeve të politikave të presidentit demokratik dhe konkurrentit të tij republikan. Të dy kandidatët mund të përballen me pyetjet nëse janë të gatshëm fizikisht dhe në aspektin mendor, për të kryer detyrën e presidentit.

Trump pretendon se Biden nuk ka aftësi as fizike dhe as mendore për kryer këtë mandat, derisa Biden e quan paraardhësin e tij, “të turbullt” dhe të rrezikshëm për normat demokratike. Demokratët e përmendin shpesh rolin e Trumpit në sulmin ndaj Kongresit amerikan më 6 janar 2021, nga mbështetësit e tij, dhe përpjekjet tjera për të përmbysur rezultatin zgjedhor të vitit 2020, si dhe dënimin më 30 maj, kur një gjykatë e ka shpallur fajtor në 34 pika në rastin në të cilin Trump është akuzuar se e ka blerë heshtjen e një ylli të pornografisë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Gjendja mendore dhe fizike e Bidenit është tema kyçe që e ka përcjell atë këtë kohë, dhe për të cilën është spekuluar në shumë fronte, teksa presidenti aktual kërkon një mandat të dytë. Kritikët kanë thënë se ritmi i tij po ngadalësohet, duke marrë si shembull rrëzimet e tij të herëpashershme. Aleatët, në anën tjetër, pretendojnë se ai është në formën më të mirë. Trump e ka tallur shpesh Bidenin nëpër marshet që ka organizuar, duke thënë se nuk është në gjendje të mbajë pozitën e presidentit.

Mosha e presidentit rrit dilemat edhe te shumë votues tjerë, përfshirë demokratët. Trump nuk është përballur saktësisht me të njëjtat kritika, mirëpo ka habitur shumë përkrahës të tij, kur me raste i ka përzier emrat, apo kur e ka identifikuar gabimisht Bidenin me ish-presidentin amerikan, Barack Obama. Të dy kandidatët njihen për gjakun e nxehtë, dhe për pak durim. Ata njihen për zotërim të skenës, secili në mënyrën e vet. Të dy kanë qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Ka shumë mëri në këtë mes”, ka thënë Tevi Troy, ish-zyrtar në administratën e George W.Bushit, i cili i ka ndihmuar presidentit republikan që të përgatitej në debatin e vitit 2004 kundër demokratit, John Kerry.

Biden e ka ndërprerë vazhdimisht Trumpin në debatin e parë ballë për ballë, më 2020, dhe si përfundim performanca e Trumpit është vlerësuar si e dobët. Këtë herë, Trump mund të tentojë t’ia rrisë tensionin Bidenit duke ia përmendur betejat ligjore të të birit, Hunterit, i cili është dënuar nën akuzat se ka gënjyer për abuzimin me drogë dhe posedim të paligjshëm të armës. Joe Biden është i trajnuar që t’i shmangë këto komente, mirëpo shikuesit do të jenë shumë të vëmendshëm për të vërejtur nëse do të ketë ndryshim disponimi. Trump duhet të ketë kujdes, gjithashtu, që të mos ketë qasje ngacmuese dhe nënçmuese.

“Nuk mund të jetë agresiv në pikën që tingëllon i pasjellshëm”, ka thënë Brett O’Donnell, veteran republikan i debatave.

Si Biden, ashtu edhe Trump, mund të jenë të paparashikueshëm. Trump ka refuzuar të marrë pjesë në debatet fillestare të republikanëve në garën për të fituar nominimin, mirëpo ai vendim nuk e ka dëmtuar aspak, pasi me lehtësi të konsiderueshme ka fituar në garën e partisë së tij. Biden, po ashtu, nuk është ngjitur në skenën e debatit që pothuajse katër vjet. Trump njihet për përhapje të informacionit të pavërtetë dhe ekzagjerime, çka detyron shumë juristë të verifikojnë deklaratat që bën.

Biden, po ashtu, është njohur për disa deklarata në stilin e përrallave. Troy beson se koha e limituar është një prej faktorëve që shtyn garuesit që të tentojnë të nxjerrin sa ma shumë nga vetja, në periudhë sa më të shkurtër. Sipas tij, verifikimi i fakteve është punë për ndihmësit e fushatave dhe për organizatat mediale. Biden pritet të ketë tendencë që të llogarisë në dënimin e Trumpit në Nju Jork.

O’Donnell ka thënë se kjo nuk është ide e mirë, pasi do të forconte narrativën e Trumpit që Bideni është përfshirë në akuzat kundër Trumpit, dhe që ky i fundit është viktimë e persekutimit. Fushata e Bidenit ka shpenzuar në javët e fundit 50 milionë dollarë nëpër fushata reklamuese për të përhapur lajmin e dënimit të Trumpit. Për Trumpin, rreziku qëndron në deklaratat që mund të bëjë ai, e që janë në linjë me argumentin e Bidenit se, ish-presidenti përbën kërcënim për normat demokratike. Trump, shembull, ka sugjeruar që të angazhojë Departamentin amerikan të Drejtësisë për t’i shënjestruar armiqtë politikë.

“Trump duhet të ketë qasje presidenciale”, ka thënë Aaron Kall, ekspert i Universitetit të Miçiganit, për debatet presidenciale.

Trump do të ketë edhe tendencë që të ankohet, siç ndodh shpesh në rrjetet sociale, se ka grupe që punojnë kundër tij, dhe duke e prezantuar veten si viktimë të komplotit politik. Mirëpo votuesve të pavendosur nuk ju interesojnë këto gjëra, ka thënë O’Donnell.

“Njerëzit nuk janë të interesuar në problemet e kandidatit, ata janë të interesuar për problemet e veta”.

Eksprtët politikë kanë thënë se kandidatët duhet të diskutojnë për çështje që lidhen me kushte të jetesës – sikurse çmimet e pemëve dhe perimeve për të treguar që janë afër votuesve. Biden ka disa muaj që tenton të adresojë aspektin ekonomik, mirëpo sondazhet tregojnë se votuesit i besojnë pak më tepër Trumpit kur është fjala për menaxhim të ekonomisë. Brad Bannon, demokrat, ka thënë se Biden duhet të pranojë që disa votues janë ende në pozitë të vështirë.

“Ai duhet t'i rrisë përpjekjet dhe të pranojë që disa konsumatorë ende kanë probleme me çmimet e larta të gazit dhe produkteve ushqimore”, ka thënë Bannon.

Ai ka thënë se Biden tregon mjaftueshëm empati. “Por, ai duhet të bëjë më shumë”. Në sallën e debatit nuk do të ketë audiencë. Kjo gjë mund të jetë problematike për të dy kandidatët, mirëpo sidomos për Trumpin, i cili merr zemër prej turmave që bërtasin. Kandidatët mund të kenë ndjesinë si të jenë të humbur, pasi nuk do të dinë në kohë reale se si po reagon audienca, ka thënë Kall. Mirëpo, fakti që nuk do të kenë mbështetës afër, ndoshta edhe do t’i bëjë ata që të fokusohen më shumë në përmbajtje dhe më pak në kritikë. Një tjetër rrezik për Trumpin: CNN ka thënë se mikrofoni i një kandidati do të ndalet, për të parandaluar pengesat derisa flet tjetri.

Trump ka mundësi që edhe të ngre zërin, pavarësisht mikrofonit të ndalur. Si ish-yll i emisioneve televizive, Trump ka përvojë të gjatë nëpër studio, derisa Biden është i mësuar të mbajë fjalime prej Shtëpisë së Bardhë, pa audiencë. CNN ka thënë se Trump do të jetë i fundit që do të deklarohet në debat. Në hedhjen e monedhës, ekipi i Bidenit ka fituar në përcaktim të vendit dhe e ka vendosur presidentin aktual në anën e djathtë të ekranit të shikuesve.

Fushata e Trumpit, më pas, ka kërkuar që ai të ketë fjalën e fundit në debat. Kandidati i pavarur Robert F. Kennedy Jr. nuk ka arritur të marrë pjesë në debat pasi nuk i ka përmbushur me kohë kriteret e CNN-it. CNN ka thënë se vetëm Biden dhe Trump i kanë plotësuar kriteret në afat. Në mesin e kushteve ka qenë që kandidatët të kenë të paktën 15 për qind mbështetje në katër sondazhe politike në nivel kombëtar./ REL

zgjedhjet ne shba 2024

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi