LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Interneti rikthehet, por iranianët përballen me kufizime të njëjta

Por, përfundimi i një prej ndërprerjeve më të gjata të internetit në botë solli pak ngushëllim për shumë iranianë, të cilët u rilidhën pas gati tre muajsh në të njëjtin rrjet të filtruar rëndë dhe të kontrolluar nga shteti.

28 Maj 2026, 10:47 Nga E. D

Analiza: Interneti rikthehet, por iranianët përballen me kufizime

IRAN- Për 88 ditë, miliona iranianë jetuan në errësirë digjitale, pasi autoritetet vendosën një ndalim mbarëkombëtar të internetit pas shpërthimit të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Por, përfundimi i një prej ndërprerjeve më të gjata të internetit në botë solli pak ngushëllim për shumë iranianë, të cilët u rilidhën pas gati tre muajsh në të njëjtin rrjet të filtruar rëndë dhe të kontrolluar nga shteti.

Megjithatë, disa iranianë u ndjenë të lehtësuar që dolën nga izolimi, pothuajse i plotë, që u imponua në shtetin e Lindjes së Mesme që ka rreth 90 milionë banorë.

“Ndjenja e poshtërimit kolektiv, qasja e kufizuar në informacion, madje edhe qasja në trajtim dhe kujdes shëndetësor – këto janë të drejta themelore të njeriut, por të gjitha na u morën”, tha për Radion Evropa e Lirë, Vida, e cila u prezantua vetëm me emër, nga frika e hakmarrjes.

“Qasja ishte aq e kufizuar saqë nuk hapej as emaili, dhe komunikimi me njerëzit jashtë Iranit u bë i pamundur”, shtoi ajo për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë. “Bota e jashtme nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte këtu në kushte lufte”.

“S’mund të flasim me familjet tona”

Më 25 maj, presidenti iranian, Masud Pezeshkian, urdhëroi Ministrinë e Komunikimeve që të rivendosë qasjen në internet, që ishte ndaluar pjesërisht që nga protestat masive kundër sundimtarëve klerikalë në fillim të janarit.

Ndalimi i plotë u vendos më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën fushatën bombarduese ndaj Iranit.

Platformat që monitorojnë internetin më 26 maj raportuan për rikthim të pjesshëm të internetit, edhe pse ata nuk u pajtuan se në çfarë mase është rikthyer qasja në internet.

Grupi monitorues, Netblocks, tha se trafiku i internetit në Iran ishte rreth 80 për qind e nivelit para janarit, duke vënë në pah se përdorimi i WhatsApp mbetet i kufizuar dhe disa përdorues ende nuk kanë internet. Ndërkaq, kompania amerikane për monitorimin e rrjetit, Kentik, tha se kjo shifër është rreth 39 për qind. Të dy grupet duket se përdorin metrika të ndryshme për të llogaritur trafikun e internetit.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Farda, një iranian tha se tani po funksionojnë më pak VPN – rrjete private virtuale që përdoren për të shmangur censurën në internet – dhe se shpejtësia e internetit është shumë e ngadaltë.

Elham, një iraniane që jeton në Gjermani, tha se familja e saj në Republikën Islamike ende nuk ka mundur që të lidhet me internet.

“Ose po gënjejnë për rikthimin e shërbimit, ose shpejtësitë e lidhjes është aq të ngadaltë sa nuk mund të flasim me familjet tona”, tha Elham, e cila nuk deshi të përdorte emrin e plotë për arsye sigurie. Ajo këtë deklaratë e bëri përmes një audio-mesazhi dërguar Radios Farda. “Jemi lodhur”, shtoi ajo.

“Besimi ka humbur”

Iranianët refuzuan që të festonin për rikthimin e pjesshëm të internetit të censuruar rëndë. Ish-deputeti Bahram Parsaei tha në X se kjo masë “nuk meriton asnjë festim”, duke e quajtur atë “vetëm një rikthim në gjendjen e mëparshme”.

Parsaei shtoi se përpjekja e Qeverisë për ta paraqitur rikthimin e internetit si një arritje ishte “një fyerje ndaj inteligjencës së njerëzve”.

Në një postim në X, Arash Nalchegar, që ka një podkast, tha se derisa të hiqet filtrimi “kjo është si t’i dërgosh njerëzit nga izolimi në një qeli, në pjesën e burgut ku ka të burgosur të tjerë”.

Sipërmarrësi i teknologjisë me bazë në Teheran, Vahid Farid, tha se qasja në internet që mund të ndërpritet, kufizohet dhe t’i shitet publikut nga Qeveria me çmime shumë të larta, “nuk ndërton asnjë të ardhme për shtetin”.

Ai iu referua politikave të qasjes së pabarabartë të Qeverisë, si “interneti i bardhë” për individët e lidhur me regjimin dhe shërbimet komerciale “Internet Pro” për përdorues më të pasur.

Kostoja ekonomike e ndërprerjes së internetit në Iran ka qenë e konsiderueshme. Afshin Kolahi, zyrtar nga Dhoma e Tregtisë e Iranit, tha gjatë një seance më 12 prill se ndërprerja po i kushtonte vendit deri në 40 milionë dollarë në ditë. Humbjet indirekte, sipas tij, arrijnë deri në 80 milionë dollarë në ditë.

Grupet monitoruese të internetit thanë se është ende herët për të thënë nëse rikthimi do të jetë i qëndrueshëm.

“Ndjenja e përgjithshme është se kjo situatë e lidhur me internetin është e përkohshme. Besimi ka humbur”, tha gazetarja iraniane Niloofar Qadiri në një postim në X./REL

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj