LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Mes kaosit në Iran, Ali Larijani del si lojtar kryesor

Politikan veteran, me një karrierë që përfshin pothuajse gjithë historinë e Republikës Islamike, Larijani u rikthye vitin e kaluar, pas një pushimi relativ, dhe që atëherë, ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. 

3 Mars 2026, 12:49 Nga E.d
Analiza: Mes kaosit në Iran, Ali Larijani del si lojtar kryesor
Ali Larijani

IRAN- Ndërsa Irani përballet me pasojat e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, që kanë vrarë disa e ndoshta edhe dhjetëra udhëheqës të lartë, Ali Larijani shfaqet si figurë kryesore në pushtetin e mbetur të vendit.

Politikan veteran, me një karrierë që përfshin pothuajse gjithë historinë e Republikës Islamike, Larijani u rikthye vitin e kaluar, pas një pushimi relativ, dhe që atëherë, ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. 

Rikthimi politik

Një moment vendimtar për fatin e Larijanit ishte lufta 12-ditore e Iranit me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, në qershor të vitit të kaluar. Vitin paraprak, 67-vjeçarit i ishte ndaluar të kandidonte për president për herë të dytë në tre vjet.

Por në gusht, pas konfliktit, ai u emërua në postin e rëndësishëm të sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit - organit kryesor për hartimin e politikave në vend.

“Disa zhvillime të rëndësishme ndodhën gjatë luftës 12-ditore. Një çështje e madhe, siç u theksua nga zyrtarët në media, ishte llogaritja e gabuar e aftësive mbrojtëse të Iranit”, tha analisti politik iranian në Londër, Babak Dorbeigi, për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë në atë kohë.

“Megjithatë, çështja më kritike - ajo që kishte përparësi mbi të gjitha të tjerat - ishte të kuptuarit se, në kohë lufte, nuk mund të mbështetesh tek udhëheqësi suprem Ajatollah Ali Khamenei”, tha Dorbeigi. Khamenei tani është i vdekur, ndërsa mbrojtja ajrore e Iranit është e mbingarkuar.

Larijani është bërë një nga zërat më të fuqishëm zyrtarë në Iran.

Deri më tani, është zë sfidues - më 2 mars, ai tha se Irani “nuk do të negociojë”.

Ai e pasoi këtë deklaratë me postime agresive në X, duke përfshirë mesazhe që, mësa dukej, tallnin presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

“Trump e tradhtoi politikën ‘Amerika e para’ për të miratuar politikën ‘Izraeli i pari’”, shkroi ai në një postim në gjuhën angleze me shkronja të mëdha.

Më 1 mars, Larijani njoftoi se është ngritur një këshill i ri udhëheqës i përkohshëm, për të qeverisur Iranin derisa të zgjidhet pasardhësi i Khameneit.

Ky këshill përbëhet nga Alireza Arafi, një figurë e lartë në establishmentin klerik; presidenti Masud Pezeshkian dhe kreu i gjyqësorit, Gholamhossein Mohseni-Ejei.

Sipas Kushtetutës së Iranit, ky këshill do ta udhëheqë vendin derisa Asambleja e Ekspertëve prej 88 anëtarësh të mund të mblidhet për të zgjedhur udhëheqësin e ri suprem.

“Aktualisht, nuk ka shenja të qarta të kolapsit brenda Iranit. Strukturat vendimmarrëse mbeten funksionale. Institucionet e sigurisë po veprojnë në mënyrë kohezive”, shkroi më 2 mars në rrjetet sociale Danny Citrinowicz, studiues i lartë i Iranit në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Universitetin e Tel Avivit.

I lindur në Irak

Larijani lindi në Naxhaf të Irakut në vitin 1958, në një familje klerikësh iranianë. Familja e tij u zhvendos në Iran kur ai ishte ende fëmijë dhe, si i ri, përjetoi Revolucionin Islamik në vitin 1979.

Ai ishte komandant në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), ku shërbeu midis viteve 1981-83, kaloi një dekadë si udhëheqës i televizionit dhe radios shtetërore nga viti 1994, ishte kryenegociator për çështje bërthamore i Iranit nga viti 2005 deri në vitin 2007 dhe shërbeu si kryetar i Parlamentit nga viti 2008 deri në vitin 2020.

Ai gjithashtu mbajti rolin aktual të sigurisë nga viti 2005 deri në vitin 2007. Në rolet e tij të larta, Larijani fitoi famë ndërkombëtare, sidomos për mbështetjen që i dha marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore.

Administrata e parë Trump u tërhoq nga kjo marrëveshje, por Larijani mbeti i përfshirë si këshilltar kryesor i Khameneit për çështjet bërthamore. Që nga riemërimi i tij në krye të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, pushteti dhe rëndësia e tij u rritën edhe më. Gjatë shtypjes brutale të protestuesve në janar, Uashingtoni e shtoi atë në listën e të sanksionuarve.

“Larijani ishte një nga udhëheqësit e parë iranianë që bëri thirrje për dhunë, në përgjigje të kërkesave legjitime të popullit iranian”, tha përmes një deklarate Thesari i SHBA-së më 15 janar.

Grupet e të drejtave të njeriut thanë se mijëra njerëz u vranë nga forcat iraniane të sigurisë, megjithëse numri i vërtetë mendohet të jetë shumë më i lartë. Muajin e kaluar, Larijani vizitoi Omanin për t’u përgatitur për bisedimet indirekte me negociatorët amerikanë, që në fund dështuan të shmangnin luftën.

Ai ishte gjithashtu një vizitor i shpeshtë në Moskë muajve të fundit, por marrëdhëniet me Rusinë nuk arritën ta ndihmojnë në mbrojtjen e Iranit as në këtë dhe as në konfliktin e mëparshëm.

Gjatë kësaj kohe, Larijani dukej se po i qëndronte reputacionit të tij si pragmatist, duke deklaruar se çështja bërthamore është “e zgjidhshme” dhe duke u shprehur i hapur ndaj bisedimeve. Por kjo, për momentin, është zëvendësuar me një ton më të ashpër./REL

shba izrael iran

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj