All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Analiza: Një dekadë me ambicie dhe ngecje e Procesit të Berlinit

Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel. Pak kohë përpara kësaj nisme, presidenti i atëhershëm i Këshillit Evropian, Jean-Claude Juncker, shpalli pauzë në zgjerimin e BE-së.

12 Tetor 2024, 22:45 Nga I.A
All - Paragraf - 1

Analiza: Një dekadë me ambicie dhe ngecje e Procesit të Berlinit

GJERMANI- Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me qëllim rritjen e bashkëpunimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe lehtësimin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian, shënon këtë vjeshtë përvjetorin e dhjetë. Përkundër disa marrëveshjeve dhe deklaratave të miratuara përgjatë një dekade, përparimi në terren ka qenë i ngadalshëm.

Me fjalët e Naim Rashitit - drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, i cili vazhdimisht analizon zhvillimet e këtij procesi - vendet e rajonit i pranojnë marrëveshjet, por i zbatojnë në mënyrë selektive.

Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel. Pak kohë përpara kësaj nisme, presidenti i atëhershëm i Këshillit Evropian, Jean-Claude Juncker, shpalli pauzë në zgjerimin e BE-së.

Ideja ishte që përmes Procesit të Berlinit, vendet e Ballkanit Perëndimor - Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina - ta rrisnin bashkëpunimin mes vete dhe me vendet e BE-së.

Në verën e vitit 2014, Merkel i ftoi krerët e shteteve dhe qeverive të rajonit në një konferencë në Berlin, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Gjermanisë, Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Francës dhe të institucioneve të BE-së.

Me kalimin e viteve, ky proces u zgjerua dhe sot ka dhjetë vende partnere: Austrinë, Bullgarinë, Kroacinë, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Italinë, Poloninë, Slloveninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Samite janë mbajtur çdo vit në qytete të ndryshme evropiane - nga ku kanë dalë marrëveshje dhe deklarata të ndryshme - ndërsa i radhës pritet të mbahet më 14 tetor në Berlin.

Objektivat e Procesit të Berlinit dhe marrëveshjet

Rashiti thotë se zgjidhja e problemeve të hapura ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe krijimi i bazës për qëndrueshmëri të rajonit, janë katër objektiva kryesore të Procesit të Berlinit, të cilat mbeten të pandryshuara.

Në thelb të procesit është “Agjenda e Lidhshmërisë”, e cila përshpejton rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të kësaj agjende, BE-ja prezantoi në vitin 2015 planin për t’i rritur investimet dhe përmirësimet në transport dhe infrastrukturë.

Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër, ndërkaq, u nënshkruan në Samitin e Sofjes, më 2020.

Tregu i Përbashkët Rajonal, siç thuhet në deklaratën e liderëve të Ballkanit Perëndimor, synon “ta forcojë bashkëpunimin ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor, në përputhje me rregulloret dhe standardet e BE-së”, si dhe “ta afrojë rajonin me BE-në dhe Tregun Unik të BE-së”.

E, Agjenda e Gjelbër parasheh adresimin e sfidave që dalin nga ndryshimet klimatike nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rashiti thotë se ndër qëllimet e mira të Procesit të Berlinit, por mjaft të sfiduara, janë: Agjenda e Lidhshmërisë dhe objektivi i pajtimit të shoqërive në rajon.

Por, sipas tij, këto njëherësh janë edhe “dy dështimet më të mëdha” të këtij procesi.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Rashiti shpjegon se Agjenda e Lidhshmërisë ka paraparë një standardizim të procedurave për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkanin Perëndimor, zhvillim të infrastrukturës rrugore, hekurudhore, hapje të kufijve, si dhe rritje të mundësive për lëvizshmëri në rajon.

“Por, jemi dhjetë vjet pas dhe ende kemi pengesa në lëvizjen e lirë të qytetarëve, të mallrave... Kemi tensione më shumë dhe kemi shumë pak investime infrastrukturore që i ndërlidhin vendet me njëra-tjetrën”, thotë Rashiti.

Ai thekson se edhe zgjidhja e çështjeve dypalëshe, si parakusht për rritjen e bashkëpunimit rajonal, “ka shënuar ngecje enorme”.

“Zgjidhja e problemeve nuk ka ndodhur. Tensionet politike ndërmjet vendeve janë shumë të mëdha”, thotë Rashiti, duke iu referuar sidomos tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Procesi i Berlinit nuk parasheh ndonjë mekanizëm ndëshkues dhe e gjitha mbetet në vullnetin e palëve.

Pse nuk ka zbatim në praktikë?

Sipas Rashitit, Tregu i Përbashkët Rajonal është projekti kryesor i Procesit të Berlinit, por si i tillë nuk ka arritur të realizohet.

Shkaku kryesor për këtë mbetet kontesti i pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tensionet mes dy vendeve, viteve të fundit, thotë ai.

“Në substancë, për interesa të veta, që nuk e prekin politikën e Serbisë ndaj Kosovës, Serbia i zbaton [marrëveshjet]. Në substancë, Bosnja dështon në shumë aspekte, për shkak të konflikteve rajonale dhe të brendshme. Në përmbajtje, Kosova zbaton një pjesë të madhe, përveç atyre ku është e hendikepuar në aspektin e përfaqësimit, si në CEFTA”, thotë Rashiti.

CEFTA, apo Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore, e arritur në vitin 2006, përfshin gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, plus Moldavinë.

Kosova në CEFTA, deri më tash, ka qenë e përfaqësuar përmes misionit të Kombeve të Bashkuara, UNMIK, por këtë javë Komiteti i CEFTA-s ka bërë të ditur se ka pranuar kërkesën e saj për heqjen e UNMIK-ut nga roli i përfaqësuesit.

Këtij vendimi i ka paraprirë presioni i Gjermanisë ndaj Kosovës për të hequr ndalesën e importit të mallrave nga Serbia - në të kundërtën është paralajmëruar për mundësinë e përjashtimit të saj nga nismat rajonale.

Qeveria e Kosovës e ka hequr këtë ndalesë më 7 tetor - pas më shumë se një viti - në vendkalimin kufitar të Merdares.

Zbatimi i CEFTA-s, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërlidhet me zbatimin e Marrëveshjes për Treg të Përbashkët Rajonal (TPR), e cila del nga Procesi i Berlinit.

Çështja e CEFTA-s është shtruar si problematike edhe në raportin “Kosova dhe Procesi i Berlinit: Adresimi i pasigurive dhe shfrytëzimi i mundësive”, i botuar nga Fondacioni gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung, në dhjetor të vitit 2023.

“CEFTA vazhdon të jetë një aspekt problematik i zbatimit të TPR-së. Çështja e përfaqësimit të Kosovës mbetet një diskutim pa zgjidhje që paraqet pengesa për progresin e TPR-së”, është thënë në atë raport.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, vendet e Ballkanit Perëndimor u dakorduan në vitin 2022 për tri marrëveshje në drejtim të jetësimit të Tregut të Përbashkët Rajonal.

Marrëveshjet e nënshkruara kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Kosova i ratifikoi të tria marrëveshjet, por jo edhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Qeveria e Kosovës shprehu bindjen se Marrëveshja për lëvizjen e lirë me letërnjoftime do të mundësonte që “qytetarët e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, më në fund, të lëviznin lirshëm vetëm me letërnjoftime”.

Por, kjo nuk ndodhi. Qytetarët e të dyja vendeve duhet të vazhdojnë të pajisen me viza për të lëvizur në vendet përkatëse.

Kjo, për shkak se Bosnje e Hercegovina, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk e ka ratifikuar asnjërën marrëveshje.

“Paramendoni, Kosova lëviz lirshëm me BE-në dhe qytetarët e Bosnjës lëvizin lirshëm me BE-në, por nuk lëvizin në njëra-tjetrën. Ky është skandal. Kjo e pengon ekonominë dhe tregtinë”, thotë Rashiti.

Në katër vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin vetëm me letërnjoftime.

Rashiti thotë se ka shumë paradokse në lidhje me marrëveshjet, të cilat, sipas tij, krijohen nga vetë vendet nënshkruese.

“Për shembull, njihen profesionet, por nuk njihen diplomat. Nuk është dakorduar lista e universiteteve. Bëhen, në njëfarë forme, zgjidhje gjysmake, që shpeshherë nga Gjermania ose vendet tjera të BE-së, nuk kuptohen. Sepse, në konceptin e tyre, kur njihen profesionet, njihet edhe diploma”, thotë Rashiti.

Për njohjen e diplomave, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje edhe në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel, por ajo nuk gjeti zbatim në terren.

Në samitin në Poznan, në vitin 2019, vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan marrëveshjen për “roaming”, apo heqjen graduale të tarifave për telefoninë mobile dhe internetin.

Në vitin 2023 u shënua hyrja në fuqi e tarifave të reduktuara për "roaming".

Angazhimin e vendeve të rajonit për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, Rashiti e sheh si diçka pozitive.

“Në aspektin e [Agjendës së] Lidhshmërisë, ‘roamingu’ ka qenë i suksesshëm dhe pritet të hiqet ose do të duhej tani të hiqej... Ka ulur kostot dhe urojmë që tarifat të bëhen zero sa më shpejt, sepse do të ketë efekt shumë të mirë”, thotë ai.

Si shembull të mirë, Rashiti përmend edhe zbatimin e projektit të iniciuar në samitin e Parisit, më 2016, për bashkëpunimin e rinisë - RYCO.

“Ai e merr për bazë projektin e ngjashëm ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, pas Luftës së Dytë Botërore. Ka filluar shumë mirë të punojë. Punon ende shumë mirë, por pengesat janë enorme nga vetë qeveritë e [vendeve të] Ballkanit Perëndimor për RYCO-n”, thotë Rashiti.

Ai pret që në samitin e 14 tetorit në Berlin të lansohet Tregu i Përbashkët Rajonal 2.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian theksojnë vazhdimisht se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, por u bëjnë thirrje vendeve që t’i zgjidhin çështjet e hapura.

Këtë vit, BE-ja ka miratuar edhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, në vlerë prej 6 miliardë eurosh, me të cilin synohet të mbështeten reformat e lidhura me BE-në dhe rritja ekonomike në rajon. Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është zotuar se do ta ketë prioritet zgjerimin e BE-së./REL

procesit i berlinit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion