LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pas bisedimeve në Paris, a u hap një kapitull i ri për paqe në Ukrainë?

Zërat që dolën nga Parisi pas bisedimeve në nivel të lartë mes vendeve kryesore evropiane, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë jashtëzakonisht pozitive. Zërat që dolën nga Parisi pas bisedimeve në nivel të lartë mes vendeve kryesore evropiane, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë jashtëzakonisht pozitive.

18 Prill 2025, 14:19 Nga M.B
Analiza: Pas bisedimeve në Paris, a u hap një kapitull i ri për
Foto nga takimi

PARIS- Së fundi është folur për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë deri në festën e Pashkëve. Kjo nuk ka ndodhur, por mund të ketë pasur përparim të prekshëm në përpjekjet diplomatike që mund të ngjallin shpresë këtë fundjavë. Zërat që dolën nga Parisi pas bisedimeve në nivel të lartë mes vendeve kryesore evropiane, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë jashtëzakonisht pozitive.

Ky ishte takimi i parë mes tyre në një format të tillë, dhe në shumë mënyra sinjalet nuk ishin të mira. Përpjekjet e SHBA-së për ta bindur Rusinë që të pranojë një lloj armëpushimi, janë pritur me deklarime të paqarta dhe shtim të bombardimeve nga Moska. I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, tha se një marrëveshje po “vinte” pas takimit të tij të tretë me presidentin rus, Vladimir Putin, më 11 prill, duke lënë të kuptohet se Ukraina duhet të bëjë lëshime të mëdha territoriale ndaj Rusisë.

Në Kiev, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Witkoff për “përhapje të narrativëve ruse”. Në Paris, një video 45-sekondëshe u publikua, në të cilën shfaqej Emmanuel Bonne, këshilltar i lartë francez, që duket se i kërkoi Steve Witkoffit që të fillonte procedurat me një përmbledhje para se kameramanët të largoheshin me nxitim nga ekipet e sigurimit. Dukej se ata dëshironin që t’i largonin kamerat para se të thoshin ndonjë gjë.

“Është krejtësisht e qartë se shumica e liderëve evropianë, përfshirë [presidentin francez, Emmanuel] Macron, janë plotësisht kundër të gjitha propozimeve të bëra, veçanërisht nga Steve Witkoff”, tha për Radion Evropa e Lirë, analisti politik francez Nicolas Tenzer. Por, Tenzer, i cili udhëheq Qendrën për Studime dhe Kërkime mbi Vendimmarrjen Politike (CERAP), një institut në Paris, shtoi se vetëm mbajtja e këtij takimi është shenjë përparimi.

“Tani po kuptojnë se nuk mund të arrijnë asnjë lloj marrëveshjeje pa evropianët”, tha ai.

Pas takimit nuk u njoftua për ndonjë marrëveshje për Ukrainën. Por, palët u pajtuan që të zhvillojnë bisedime të reja javën e ardhshme në Londër, me një format të ri: Evropë, Ukrainë dhe SHBA. Dhe kjo gjë duket se është zhvillim i rëndësishëm. Një ditë pas takimit në Paris, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se biseda në Paris ishte konstruktive dhe rezultoi në një përmbledhje të hapave drejt paqes. Rubio tha të premten se ai shpreson që evropianët do të mbeten të angazhuar në bisedimet e udhëhequra nga SHBA-ja drejt një armëpushimi në Ukrainë.

"Ne do të dëshironim që ata të mbeten të angazhuar... Mendoj se Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania mund të na ndihmojnë që ta çojmë këtë çështje drejt një zgjidhjeje. Mendoj se ata ishin shumë ndihmues dhe shumë konstruktivë në idetë e tyre", tha Rubio për gazetarët.

Ai po ashtu tha se SHBA-ja mund të tërhiqet nga përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse nuk bëhet përparim shpejt.

“Ne nuk do ta vazhdojmë këtë përpjekje për javë apo muaj të tërë. Duhet të përcaktojmë shumë shpejt, dhe kur them shumë shpejt, flas për çështje ditësh, nëse kjo [arritja e një marrëveshjeje] është e realizueshme në javët e ardhshme. Nëse kjo ndodh, atëherë ne jemi brenda procesit. Nëse jo, atëherë ne kemi prioritete të tjera ku duhet të përqendrohemi po ashtu”, deklaroi kryediplomati amerikan.

Në bisedimet e Parisit ishte i pranishëm edhe i dërguari amerikan, Keith Kellogg, i cili në shkurt në Munih kishte deklaruar se Evropa nuk do të kishte vend në tavolinë, kur të negociohej e ardhmja e Ukrainës. Që nga ajo kohë, Kellogg kryesisht ka munguar në takimet e rëndësishme.

“‘E3’ është në tryezë dhe po e bëjmë këtë me një ambicie evropiane”, tha një diplomat francez, duke iu referuar Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, që njihen si grupi “E3”.

Alina Polyakova, presidente e Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington, tha gjithashtu se takimi në Paris sugjeron se Uashingtoni tani po kërkon mbështetje nga Evropa.

“Ata e kuptuan që nevojitet kontributi evropian sepse edhe ata kanë interesa të drejtpërdrejta në këtë situatë”, tha ajo.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me një pjesë të territorit në Ukrainë. Kjo lidhet me çështjen më të gjerë të sigurisë evropiane dhe nuk mund t’i ndash këto dy gjëra”.

Po ashtu, zhvillime diplomatike kishte edhe në vende të tjera. Teksa udhëheqësit u mblodhën në Paris, presidenti amerikan, Donald Trump, priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane, Giorgia Meloni. Ai tha se mund të ketë dy zhvillime të tjera në ditët në vijim: një marrëveshje me Ukrainën për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara qasje në mineralet e saj të rralla dhe një përgjigje nga Rusia për një armëpushim të mundshëm në Ukrainë.

Në të dyja rastet, deklaratat optimiste të mëparshme nga zyrtarët amerikanë nuk kanë pasur rezultat. Por, mundësia e një rrugë diplomatike të re që përfshin Evropën, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara është vërtet e re. Pyetja tani është nëse takimi i paralajmëruar që të mbahet në Londër do të jetë fillimi i një procesi të ri dhe produktiv diplomatik – apo thjesht një tjetër rrugë pa shtegdalje./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj