LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pse është e pamundur prania e trupave evropiane në Ukrainë?

Kjo ka nxitur udhëheqësit evropianë të diskutojnë opsione që më parë cilësoheshin të paimagjinueshme për të garantuar sigurinë e Ukrainës pas luftës, pa përfshirjen e SHBA-së.

21 Janar 2025, 08:00 Nga M.B
Analiza: Pse është e pamundur prania e trupave evropiane në
Foto ilustruese

UKRAINA- Inaugurimi i presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, mund ta shënojë fillimin e një politike të re të Uashingtonit ndaj Ukrainës, me zotimet për angazhim për një marrëveshje paqeje ose armëpushimi dhe një dëshirë të shprehur qartazi për tërheqje të SHBA-së.

Kjo ka nxitur udhëheqësit evropianë të diskutojnë opsione që më parë cilësoheshin të paimagjinueshme për të garantuar sigurinë e Ukrainës pas luftës, pa përfshirjen e SHBA-së. Në krye të listës është sugjerimi i presidentit francez, Emmanuel Macron, për të vendosur forca ushtarake evropiane në Ukrainë, nëse arrihet një marrëveshje.

Ky propozim, i parashtruar fillimisht gati një vit më parë, mori një shtysë të re pas fitores së Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Muajin e kaluar, ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, tha se Roma do të ishte e gatshme të bashkohej në një mision të tillë, ndërsa homologu i tij gjerman, Boris Pistorius, tha se Berlini po “përgatitej” dhe po “konsideronte skenarët”.

Por, këta dy shembuj nënvizojnë pengesat e mëdha për arritjen e një misioni të tillë. Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, tha se diskutimet e tilla janë të parakohshme. Duke pasur parasysh pushtimin e Bashkimit Sovjetik — përfshirë Ukrainën — nga Gjermania Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, është gjithashtu e vështirë të imagjinohet që forcat gjermane të vendosen në Ukrainë.

Shefja e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se për aq kohë sa Rusia po bombardon Ukrainën, “nuk kemi asgjë për të diskutuar”. Natyrisht, ajo nënkuptonte “nuk kemi asgjë për të diskutuar publikisht”. Por, komenti i saj nënvizon një faktor tjetër që mund ta bëjë të pamundur rolin ushtarak evropian: presidenti rus, Vladimir Putin.

“Mendoj se nuk ka absolutisht asnjë tregues që Putini është i interesuar për negociata në këtë moment”, tha Ian Bond, zëvendësdrejtor i Qendrës për Reformën Evropiane. “E dini, Putini mendon se po fiton”.

Bond nuk është i vetëm në këtë vlerësim. Por, Trump duket se nuk pajtohet, pasi kishte deklaruar në një konferencë për shtyp më 7 janar në Mar-a-Lago se ai besonte se mund të arrinte një marrëveshje brenda gjashtë muajve. Por, prapëseprapë, nuk ka asnjë shenjë që Putini do ta pranonte një forcë evropiane. Nicu Popescu, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, sheh një vështirësi tjetër. Si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Moska mund ta bllokojë çdo mision paqeruajtës.

“Problemi me misionet tradicionale paqeruajtëse është se ato varen nga vendimet e OKB-së, që do të thotë se Rusia mund ta përdoren veton ose ta përfundojë misionin në çdo moment. Një mision i tillë nuk do të kufizohej vetëm te vendet perëndimore, por do të kishte edhe trupa nga pjesë të tjera të botës”, tha ai.

Popescu, i cili ishte Ministër i Jashtëm i Moldavisë në vitet 2021-2024, tha se udhëheqësit evropianë nuk po diskutojnë për trupa paqeruajtëse.

“Ajo që po diskutohet është një prani ushtarake për ta parandaluar një luftë tjetër. Kjo do të thotë trupa, jo forca paqeruajtës lehtë të armatosura, por trupa të pajisura me aftësi kundërajrore, për siguri kibernetike, për të mbrojtur qytete si Odesa dhe Kievi”, tha ai.

Popescu pranon se kjo është një “detyrë e vështirë” për ushtritë evropiane. Britania dhe Franca kanë ushtritë më të fuqishme në Evropë, por ato janë të mbingarkuara. Në Britani, ushtria ka qenë kryesisht e fokusuar në operacione kundër terrorizmit dhe kryengritjeve që nga sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA. Ajo ka kaluar nëpër shkurtime në resurse gjatë dekadës së fundit dhe një raport i fundit parlamentar tha se Britania ishte “e papërgatitur” për të përballuar kërcënimin rus.

Në korrik, kryeministri Keir Starmer njoftoi se strategjia e mbrojtjes do të rishikohej, duke deklaruar se forcat e armatosura të Britanisë ishin “të dobësuara”. Ushtria franceze ka më shumë personel sesa ajo britanike, por gjithashtu është e mbingarkuar nga dislokimet e gjata luftarake në Afrikë. Ekspertët francezë kanë shprehur dyshime për aftësinë e ushtrisë franceze për një konflikt më intensiv, si ai në Ukrainë.

“Kemi vetëm gjashtë raketahedhës me rreze të gjatë, nuk kemi mjete reale për të luftuar dronët”, vuri në dukje Leo Peria Peigne, nga Instituti Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në nëntor.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se garancitë e sigurisë për Kievin për t'i dhënë fund luftës së Rusisë do të ishin efektive vetëm nëse ato i ofron SHBA-ja. Disa mbështetës të idesë për prani ushtarake evropiane thonë se kjo do të ishte e mundur vetëm me ndihmën e SHBA-së në fushat si planifikimi, logjistika dhe inteligjenca.

Krahas këtyre kufizimeve ushtarake janë edhe ato politike. A do të ishin qeveritë evropiane vërtet të gatshme të dërgonin forca të konsiderueshme në Ukrainë, kundër dëshirës së Rusisë dhe pa përfshirjen e SHBA-së në terren? Ideja mund të jetë shumë e papëlqyeshme për qytetarët evropiane. Sondazhet në Evropën Perëndimore vazhdimisht kanë treguar nivele të ulëta mbështetjeje për idenë e dërgimit të trupave në Ukrainë.

Rreziqet e dërgimit të një force të tillë, edhe në një rol jo luftarak, do të ishin të mëdha. Duhet të vendosen rregulla angazhimi, që përfshijnë udhëzime se si pjesëtarët e kësaj force duhet të përgjigjen nëse qëllohen nga forcat ruse, dhe pasojat politike në rast se ka viktima mund të jenë të mëdha. Macroni tashmë po përballet me vështirësi të shumta pasi ka humbur shumicën në Asamblenë Kombëtare të Francës. Starmer sapo ka kthyer Partinë Laburiste në pushtet pas 14 vitesh në opozitë. Të dy liderët kanë shumë për të humbur nga një krizë e përgjakshme që përfshin ushtarët e tyre në Ukrainë.

Rol të rëndësishëm luan edhe rreziku nga përshkallëzimi i situatës. Kjo duket të jetë një nga arsyet pse administrata e presidentit në largim të SHBA-së, Joe Bidenit, e përjashtoi mundësinë e çfarëdo pranie ushtarake në Ukrainë. Megjithatë, disa analistë argumentojnë se situata në fushëbetejë mund të përkeqësohet aq shumë sa udhëheqësit evropianë të ndihen të detyruar të veprojnë.

“Nëse je Polonia, perspektiva e kolapsit të Ukrainës me miliona refugjatë që kalojnë kufijtë e tu dhe forcat ruse që afrohen deri në kufirin tënd është shumë, shumë më e keqe sesa perspektiva e të bërit më shumë për të mbështetur linjat aktuale të frontit të Ukrainës”, tha Ian Bond.

Por, ai shtoi, “jemi shumë-shumë larg kësaj”./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj