LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pse gjithnjë e më shumë vendet jomyslimane po festojnë Ramazanin?

Iraku është një vend me shumicë popullsie myslimane, por në në zonat ku bashkëjetojnë komunitete me besime të ndryshme, shpesh shihet që jomyslimanët marrin pjesë në festimet e festës myslimane të Ramazanit, i tha ajo Deutsche Welles.

23 Mars 2024, 08:51 Nga N.F
Analiza: Pse gjithnjë e më shumë vendet jomyslimane po
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Pjesëmarrja në festimet e Ramazanit për jomyslimanët në Lindjen e Mesme është e zakonshme. Në vende me shumicë popullsie të krishterë ky fenomen nuk ka qenë i zakonshëm, por kjo ka filluar të ndryshojë. Mund të duket e çuditshme për një besimtare myslimane që të flasë kështu, por Kholoud Khardoum e thotë qartë. "Jo çdo gjë gjatë Ramazanit ka të bëjë me fenë,” thotë shkrimtarja 53-vjeçare që jeton në Bagdad. "Ajo ka të bëjë edhe me atmosferën dhe traditën e të mbledhurit të njerëzve të gjithë bashkë.”

Iraku është një vend me shumicë popullsie myslimane, por në në zonat ku bashkëjetojnë komunitete me besime të ndryshme, shpesh shihet që jomyslimanët marrin pjesë në festimet e festës myslimane të Ramazanit, i tha ajo Deutsche Welles.

Sidomos "iftari”, darka që shtrohet me perëndimin e diellit ku familja dhe miqtë bëhen bashkë për të prishur agjërimin e ditës, kthehet në mundësi për t'u mbledhur.

"Ngjanjëherë të krishterët gatuajnë ëmbëlsira që ua dhurojnë fqinjëve myslimanë,” thotë Khardoum. "Nganjëherë janë myslimanët që dhurojnë ushqime. Ose të dyja. Është vërtet gjë e mirë të shpërndash gjëra të tilla,” thotë ajo. 

Histori të ngjashme ka edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme. "Një nga shoqet e mia më të ngushta dhe më të vjetra është myslimane, kështu që ne këmbejmë disa nga zakonet tona,” thotë egjiptiania Um Amir, 50 vjeç, që jeton në Assiut, një qytet në jug të Kairos. "Për shembull gjatë Ramazanit unë agjëroj gjatë ditës dhe e prish agjërimin duke ngrënë me familjen e saj.”

"Unë jam e krishterë, por që kur kam qenë e re kam pasur shumë shoqe myslimane dhe nuk i kam kushtuar rëndësi të madhe feve të ndryshme,” thotë libanezja 34-vjeçare, Rita, e cila është duke agjëruar në Bejrut.

Më shumë festim i Ramazanit në Perëndim?

Duke pasur parasysh se të treja këto gra jetojnë në një vend me shumicë popullsie myslimane, përvojat e tyre nuk i çudisin banorët që jetojnë atje. Sepse është e vështirë për një jomysliman të injorojë festimet e Ramazanit, siç është e vështirë për myslimanët t'u shmangen Krishtlindjeve kur janë në Evropë ose në Amerikën Veriore.

Sidoqoftë Ramazani është duke u kthyer gradualisht në festë me popullaritet më të madh në vendet me shumicë të krishterë. Vitin e kaluar, Londra u kthye në qytetin e parë të madh evropian që të zbukuroi rrugët me dritat e Ramazanit. Shembullin e Londrës e ndoqi këtë vit Frankfurti në Main, i cili u kthye në qytetin e parë të madh gjerman që ndez dritat e Ramazanit.

Në Austri këtë javë më shumë se 1 mijë vetë u bënë bashkë për një "iftar të përbashkët” në landin e Kaerntenit, ku të gjithë anëtarët e komunitetit u ftuan të prishin agjërimin e Ramazanit duke ngrënë së bashku, edhe pa qenë myslimanë dhe pa agjëruar. Organizatorët thanë se ky aktivitet është duke tërhequr çdo vit gjithnjë e më shumë njerëz. Një pjesëmarrës në aktivitet i tha gazetës rajonale "Kleine Zeitung" se „nuk e prisja të shihja atje kaq shumë jomyslimanë.”

"Sigurisht që është rritur numri i iftareve që organizohen nga institucionet shtetërore, bamirëse dhe nga kishat që festojnë diversitetin,” konfirmon Esther-Miriam Wagner, drejtore e Institutit Woolf në Universitetin e Cambridge-t, e cila studion marrëdhëniet midis hebrejve, të krishterëve dhe myslimanëve.

Rritja e popullaritetit të Ramazanit "ka të bëjë shumë me njohjen më të madhe dhe rritjen e barazisë së myslimanëve në ambientet publike,” thotë Farid Hafez, një bashkëpunëtor shkencor në Nismën Bridge, një projekt që merret me analizimin e islamofonisë në Universitetin Georgtown në Uashington.

Si shembull Hafez kujton se në vitet 1990-të, ish-ministrja e Jashtme amerikane, Madeline Albright filloi të mbante "iftare” në sektorin e diplomacisë. "Ambasadat amerikane filluan të ftonin myslimanë për të zhvilluar një dialog strukturor (gjatë aktivitetit), shpjegon ai. "Pastaj ambasadat amerikane e sollën këtë përvojë në vendet europiane. Dhe kjo bëri që shtetet europiane të fillonin të organizonin nisma të ngjashme. Ku u përfshinë të gjithë kancelarë, kryeministra, ministra integrimi.”

Ndikimi ekonomik i Ramazanit ka bërë që të rritet popullariteti i muajit të shenjtë të myslimanëve. Myslimanët shpenzojnë shumë gjatë Ramazanit duke filluar që me dhuratata dhe veshjet deri tek ushqimet e madje automobilët. Në vitin 2023, vetëm në Lindjen e Afërme u shpenzuan mbi 60 billionë dollarë (55 bilionë euro). Reklamat për Ramazanin kanë ndryshuar dhe janë shtuar dhe me siguri që dërgojnë mesazhe edhe përtej komunitetit të synuar.

Akuza për mungesë respekti për kulturat e tjera

Një teori tjetër e drejtoreshës së Institutit Woolf, Wagner, për rritjen e popullaritetit të Ramazanit ka të bëjë me gjuhën dhe ndryshimin e brezave. "Sapo njerëzit fillojnë të flasin gjuhën pa akcent, fillon ndryshimi dhe ata fillojnë të shihen si pjesë e shoqërisë ku bëjnë pjesë,” thotë Wagner, e cila është specializuar në sociolinguistikë. "Dhe në Britaninë e Madhe ne jemi duke parë se popullsia myslimane që e ka anglishten gjuhë amtare, tani në moshën 40- dhe 50-vjeçare, është duke zënë poste drejtuese dhe me ndikim.”

Ngjashëm dhe në Francë. Studiuesit e atjeshëm kanë vënë re se brezi i ardhshëm i francezëve myslimanë ndiejnë se mund ta praktikojnë fenë e tyre më hapur. "Nëpërmjet praktikave më të dukshme (fetare), individë të rinj francezë shijojnë statusin e tyre si anëtarë me të drejta të plota të shoqërisë,” i tha javën e kaluar gazetës Le Mond, Jamel El Hamri, studiues në Institutin kërkimor-shkencor të Botës Arabe dhe Myslimane në Francë. "Ata ndihen të dyja, edhe francezë edhe myslimanë.”

Sigurisht, jo të gjithë janë të kënaqur. Disa myslimanë janë të zemëruar me komercializimin e Ramazanit. Klerikë konservatorë thonë se jomyslimanët nuk duhet të marrin pjesë fare në Ramazan, ndërkohë që europianët e të djathtës ekstreme besojnë se këto praktika do të çojnë në shkatërrimin e civilizimit, si të tillë. Dhe disa personalitete të mediave sociale që kanë agjëruar gjatë Ramazanit duke e trajtuar atë si një lloj garë online shëndeti, janë kritikuar për mungesë respekti për kulturat e tjera.

Por as Hafez, as Wagner nuk mendojnë se pikëpamje të tilla zvogëlojnë përfitimet që kanë njerëzit duke u ndier më mirë me sistemin e besimit të të tjerëve. Për myslimanët që janë rritur në kulturë me shumicë të krishterë, çështja është e të qënit pjesë e shoqërisë. "Përfshirja e festivaleve në hapësirën publike është në një fare mënyre pranimi se Ramazani është pjesë përbërëse e shoqërisë,” thotë Hafez.

Dhe për jomyslimanët çështja është e festimit dhe administrimit të diversitetit, shton Wagner. "Sepse kur kemi shoqëri diverse, ne shohim se diversiteti aktualisht bën që shoqëria të lulëzojë dhe gjallërojë më shumë se zakonisht,” përfundon ajo.

Marrë nga DW

ramazan jomyslimanet feste

Sondazh

Poll
Bota 23 Mars 2024, 07:13 N.F

Industria gjermane po bie

Foto ilustruese GJERMANI- Gjermania po dobësohet. Vitin e kaluar, ekonomia e saj u tkurr me 0.3%. Ky ishte rezultati më i keq ekonomik në gr...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj