LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pse nuk ndalen protestat antiqeveritare në Serbi?

Dorëheqja e kryeministrit Millosh Vuçeviç, rreth dhjetë ditë më parë, duket se nuk i kënaq protestuesit, të cilët dalin në rrugë pothuajse çdo ditë, duke denoncuar korrupsionin dhe keqmenaxhimin e qeverisë.

6 Shkurt 2025, 14:28 Nga E. D
Analiza: Pse nuk ndalen protestat antiqeveritare në Serbi?
pamje nga protestat

SERBI- Protestat antiqeveritare vazhdojnë në Serbi me intensitet dhe vrull të pandërprerë, pas vdekjes së 15 personave kur një strehë e sapondërtuar u shemb në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor. Dorëheqja e kryeministrit Millosh Vuçeviç, rreth dhjetë ditë më parë, duket se nuk i kënaq protestuesit, të cilët dalin në rrugë pothuajse çdo ditë, duke denoncuar korrupsionin dhe keqmenaxhimin e qeverisë.

Protestat antiqeveritare udhëhiqen nga studentët, të cilëve iu bashkuan mësues dhe fermerë në një demonstratë të martën në qytetin e Kragujevacit, qyteti i katërt më i populluar i Serbisë. Mijëra protestues mbanin pankarta, midis tyre është Maria Greno, e cila i tha Reuters TV: "E vetmja mënyrë për të qetësuar situatën është që qeveria të tërhiqet hap pas hapi. Ai nuk ka zgjidhje tjetër sepse presidenti Vuçiç po përballet me një situatë të paprecedentë: ai është përballur me njerëzit që janë ngritur”.

Protestat filluan menjëherë pas shembjes së strehës në Novi Sad. Megjithatë, në tre muajt e fundit ato janë rritur dhe janë përhapur në të gjithë vendin.

Protestuesi Branko Jovanoviç shprehet: “Në 12-13 vitet e fundit, shumë çështje kanë lindur me pushtetin qendror. Megjithatë, është mashtruese të presësh një zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë. Do të duhet kohë për të trajtuar fenomene si korrupsioni dhe mungesa e institucioneve. Megjithatë, ne do të jemi këmbëngulës dhe të durueshëm”.

Deri më sot, zyra e prokurorit serb ka paditur 13 persona për tragjedinë e Novi Sadit. Si protestuesit ashtu edhe opozita fajësojnë korrupsionin dhe keqmenaxhimin e qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiç. Ata ankohen se për shkak të ryshfetit, ndërtimi i strehimores në stacionin e Novi Sadit është rregulluar pa mbikëqyrje të nevojshme dhe me mospërfillje të rregullave të parapara të sigurisë.

Me vazhdimin e protestave shtohet presioni ndaj presidentit serb. Të mërkurën, qindra pensionistë u mblodhën në Beograd në solidaritet me studentët, mes tyre ishte edhe pensionistja Dusanka Novakoviç, e cila tha se pensionistët i mbështesin studentët sepse në Serbi ligji dhe rregullat ekzistojnë në letër dhe nuk zbatohen. 

protesta ne serbi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj