LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si do të shkurtojnë shpenzimet e qeverisë amerikane dy sipërmarrësit miliarderë

Elon Musk, i njohur si truri pas kompanive SpaceX dhe Tesla, do të përqëndrohet tek shpenzimet e qeverisë në një entitet të ri që do të quhet Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), akronimi i të cilit përkon me emrin e një kriptomonedhe.

15 Dhjetor 2024, 18:30 Nga N.F
Analiza: Si do të shkurtojnë shpenzimet e qeverisë amerikane dy
Foto ilustruese

SHBA- Ai mund të njihet më mirë nëpër botë si babai i kompanive Tesla dhe SpaceX. Por pas pak muajsh, Elon Musk pritet të merret me shpenzimet e qeverisë amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti shpjegon se çfarë aftësish do të sjellë zoti Musk në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë.

Elon Musk, i njohur si truri pas kompanive SpaceX dhe Tesla, do të përqëndrohet tek shpenzimet e qeverisë në një entitet të ri që do të quhet Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), akronimi i të cilit përkon me emrin e një kriptomonedhe.

“Do t’jua heqim qeverinë nga kurrizi dhe xhepat tuaja”, deklaroi Musk.

Agjencia e re DOGE synon të shkurtojë rreth 2 trilionë dollarë shpenzime, pra rreth një të tretën e buxhetit të qeverisë, dhe tre të katërtat e punonjësve të qeverisë.

“E ardhmja do të jetë mahnitëse!”, tha Musk.

Ai nuk ka përvojë qeveritare, ashtu siç ishte edhe rasti me Donald Trump-in kur kandidoi për herë të parë. Por, kompanitë e tij SpaceX dhe Tesla kanë rezultuar efikase, veçanërisht me riorganizimin e linjës së prodhimit të makinave Tesla. Gjatë pandemisë COVID-19, zoti Musk zhvendosi zyrat qendrore të Teslas nga Kalifornia në Teksas, duke fajësuar rregulloret e tepërta dhe kostot e larta.

Ai dhe bashkëkryetari i agjencisë së re DOGE-s, sipërmarrësi miliarder Vivek Ramaswamy, pritet të ndjekin një proces të ngjashëm dhe të eliminojnë shumë rregullore federale. Për të reduktuar kostot, entiteti i ri DOGE do të sugjerojë mbylljen e disa agjencive dhe do të ndërmarrë hapa për të nxitur dorëheqjet masive të punonjësve federalë duke i dhënë fund programeve popullore të punës në distancë dhe duke zhvendosur disa zyra jashtë Uashingtonit.

Do t’u duhet të mësojnë dhe të kuptojnë se presidenti nuk është mbret – ose të paktën nuk supozohet të jetë në këtë vend – dhe se do të përballen me probleme kushtetuese. Do të përballen me ligjet dhe nevojën për autorizim nga Kongresi”, thotë sindikalisti Steve Lenkart, nga Federata Kombëtare e Punonjësve Federalë.

Për këtë qëllim, Musk dhe Ramaswamy vizituan rishtazi Kongresin. Shumë ligjvënës mbështesin objektivin e deklaruar të entitetit të ri DOGE për të shkurtuar shpenzimet qeveritare, por ka të ngjarë t'i rezistojnë shkurtimeve që ndikojnë tek votuesit e tyre. Të tjerë e dinë se dy sipërmarrësit kanë një komunikim të drejtpërdrejtë me presidentin e zgjedhur.

Musk dhe nëna e tij festuan Ditën e Falënderimeve me Presidentin e zgjedhur Donald Trump në Mar-a-Lago, ndërsa zoti Ramaswamy postoi në Instagram pamje ndërsa lexonte në plazh gjatë Ditës së Falënderimeve se si duhet të zvogëlohet buxheti.

Nuk di nëse e keni njohur tashmë Elonin, por ai nuk vjen me daltë. Ai vjen me motosharrë. Dhe do ta përdorim atë për burokratët”, tha zoti Ramaswamy.

Entiteti i ri DOGE u krijua si një komision këshillimor i jashtëm që do të rekomandojë shkurtime për administratën e Presidentit Trump dhe Kongresin, që do të ketë autoritetin përfundimtar mbi çdo vendim. Musk dhe zoti Ramaswamy nuk do të marrin rrogë nga qeveria./ VOA

elon musk shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj