LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Si mund ta ndryshojë ministri i ri rus i Mbrojtjes rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Më 12 maj, Putin e ka shkarkuar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të konsideruar si ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit rus, dhe të përmendur si pasardhës të tij potencial dhe e ka zëvendësuar me zëvendëskryeministrin e parë Andrei Belousov, ekonomistin 65-vjeçar, që më parë ka shërbyer si ministër për Zhvillim Ekonomik dhe njihet si person që centralizon impulset e Putinit.

14 Maj 2024, 07:42 Nga M.B
Analiza: Si mund ta ndryshojë ministri i ri rus i Mbrojtjes rrjedhën e
Presidenti rus, Vladimir Putin me ndihmësin e tij, Andrei Belousov, tani i emëruar ministër rus i Mbrojtjes.

RUSIA- Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka nisur mandatin e pestë presidencial me një tërmet të rrallë qeveritar, vendim që analistët e kanë parë si domosdoshmëri për të menaxhuar një luftë të gjatë dhe të kushtueshme kundër Ukrainës, si dhe pasojat nga rritja e konfrontimit të Moskës me Perëndimin. Më 12 maj, Putin e ka shkarkuar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, të konsideruar si ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit rus, dhe të përmendur si pasardhës të tij potencial dhe e ka zëvendësuar me zëvendëskryeministrin e parë Andrei Belousov, ekonomistin 65-vjeçar, që më parë ka shërbyer si ministër për Zhvillim Ekonomik dhe njihet si person që centralizon impulset e Putinit.

Duke e lëvizur një burrë që e ka mbikëqyrur gjithë bllokun e ministrave të fushës së ekonomisë në kabinetin e Ministrisë së Mbrojtjes, Putin është duke dhënë shenja për prioritetin që i kushton luftës në Ukrainë dhe rritjes së përpjekjeve për të sfiduar Perëndimin, pavarësisht sfidave me të cilat përballet. Ky është mesazh që Putin e ka theksuar në shumë fjalime prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, sidomos në muajt e fundit.

“Propozimi për të emëruar njërin prej ekonomistëve kryesorë të Kremlinit në Ministri të Mbrojtjes, mund të nënkuptojë që Putin synon të fitojë luftën në fabrikat e kompleksit ushtarako-industrial si dhe në tregjet ndërkombëtare. Diçka e tillë ka logjikë sepse blloku ekonomik, në përgjithësi, ka qenë më efektiv gjatë luftës, sesa blloku i sigurisë”, ka thënë Aleksandr Baunov, analist në Institutin Carnegie, në një postim në Telegram.

“Strategjia për fitore nuk do të zhvillohet përmes mobilizimeve dhe depërtimeve ushtarake, por përmes aplikimit të presionit të ngadalshëm ndaj Ukrainës, përmes forcës së madhe së kompleksit ushtarako-industrial të Rusisë dhe ekonomisë, që po funksionojnë më mirë, në të gjitha drejtimet”, ka shtuar ai.

Kirill Martynov, kryeredaktor i gazetës Novaya, ka thënë se emërimi i Belousovit tregon se Putin po tenton të përfshijë ekonominë në sektorin ushtarak edhe më shumë sesa është tani.

“Ideja kryesore që ka Belousovi është mobilizimi ekonomik në shërbim të synimeve të Putinit”, ka thënë Martynov për Current Time, rrjetin televiziv në gjuhën ruse, të drejtuar prej Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës.

Ideologu nacionalist i të djathtës ekstreme, Aleksandr Dugin, e ka përgëzuar Putinin për vendimin e marrë, duke e konsideruar “hap vendimtar drejt Qeverisë së fitores”. Shumë nacionalistë që e mbështesin luftën e Rusisë në Ukrainë, e kanë kritikuar ashpër Shoigun për mënyrën se si e ka menaxhuar konfliktin. Belousov është pjesë e ekipit menaxhues të ekonomisë ruse që shumë vjet, përfshirë angazhimin si këshilltari kryesor i Putinit për fushën e ekonomisë në periudhën 2013-20.

Në vitet 2000, ai është parë si kundërshtar i ministrit liberal të Financave, Aleksei Kudrin, pasi i ka kundërshtuar shumë iniciativa të Kudrinit për privatizim, dhe ka qenë në krye të përpjekjeve për të çuar shumicën e fitimeve prej eksporteve të naftës dhe gazit në arkat e shtetit. Një burim qeveritar i ka thënë rrjetit mediatik The Bell, më 2018, se Belousovi është ekonomisti i vetëm në Qeverinë ruse që e ka mbështetur aneksimin e Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014.

Ky burim e ka përshkruar Belousovin si “statist të përkushtuar” që beson se Rusia është e rrethuar prej “armiqve”. Në vjetët e fundit, ai e ka mbikëqyrur një projekt kombëtar të “sistemeve ajrore pa pilotë”, çka ka ndikuar në rritje të prodhimit të dronëve ushtarakë në Rusi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë më 12 maj se emërimi i Belousovit si ministër i Mbrojtjes, do të thotë se detyra kryesore e tij është “integrimi i ekonomisë së bllokut të sigurisë në ekonominë e shtetit”.

Sipas Peskovit, buxheti i Rusisë ka qenë gati i përafërt me atë të Bashkimit Sovjetik të vitet 1980, kur shpenzimet për ushtri dhe agjenci të sigurisë kanë përbërë 7.4 për qind të bruto prodhimit të brendshëm (GDP). Aleksandra Prokopenko, ish-analiste në Bankën Qendrore të Rusisë dhe tani hulumtuese në Institutin Carnegie, ka shkruar në X – platformë e njohur më parë si Twitter se Belousovi është “njohës i mirë i çështjeve komplekse ushtarake” dhe “ka besime ortodokse”. Sipas saj, ai është “100 për qind njeri i Putinit”.

“Putin është i vetëdijshëm që lufta nuk do të përfundojë shpejt”, ka thënë Mark Galeotti, analist rus për politika dhe siguri, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Teksa synon mandat të gjatë – dhe këtë e shohim në retorikën e tij, por edhe në klimën brenda aparatit qeveritar – kjo është luftë që do të fitohet në masë të madhe në prodhimin industrial. Dhe këtu është i mirë Belousov”.

Puna e tij do të jetë “që të transformojë Rusinë në një shtet, në të cilin ekonomia ushtarake është motor për gjithçka”, ka thënë analisti politik Ivan Preobrazhensky për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë. Emërimi i Belousovit ka qenë befasi, mirëpo analistët kanë spekuluar që pozita e Shoigut, 66-vjeçar, ka qenë secilën herë e më e dobët prej kur Rusia ka dështuar të shënojë fitore të shpejtë në Ukrainë, në ditët e para të luftës.

Ai dhe gjenerali Valery Gerasimov, 68-vjeçari që e ka pozitën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, kanë qenë shënjestrat kryesore të një rebelimi të shkurtër të mercenarëve të grupit Wagner, në krye me Yevgeny Prigozhinin, në qershor të vitit 2023. Shoigu është përballur edhe me një goditje tjetër muajin e kaluar kur zëvendësi i tij Timur Ivanov, është arrestuar nën dyshimet për korrupsion. Putin i ka kërkuar Shoigut të udhëheqë Këshillin e Sigurisë, duke e zëvendësuar me Nikolai Patrushevin, emërimi i ri i të cilit nuk është bërë i ditur. Shoigu është tejet i papëlqyer nga trupat ushtarake ruse në Ukrainë, ka thënë Galeotti.

“Mirëpo në anën tjetër, Shoigu është mik, shok i ngushtë i Putinit, dhe Putini është çuditërisht besnik ndaj tij”, ka shtuar Galeotti.

Angazhimi i ri i Shoigut dhe emërimi i një ekonomisti si ministër i Mbrojtjes mund të nënkuptojnë që zyrtarë profesionalë ushtarakë do të duhet të rrisin kontrollin në aspektin ushtarak të luftës në Ukrainë. Diçka e tillë mund të hapë rrugën edhe për zëvendësim të Gerasimovit, ka thënë Galeotti.

“Gerasimov e ka dëshmuar që nuk është duke bërë punë të mirë dhe nuk pëlqehet në pozitën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë”, ka thënë ai.

“Ai gëzon edhe më pak simpati sesa Shoigu. Nuk do të befasohesha nëse do të jetë dikush tjetër në atë pozitë”.

Shumë prej blogerëve pro luftës në Ukrainë janë gëzuar nga zhvillimet e fundit, duke i përkthyer si luftë kundër korrupsionit brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe premtim për rritje të angazhimit ushtarak në Ukrainë dhe përtej.

“Më në fund ka ardhur mundësia për t’i hequr qafe emrat e epokës së [ish-presidentit Boris] Yeltsin dhe për të krijuar një plan qendror ushtarak në prag të luftës së madhe me Evropën Perëndimore”, ka thënë blogeri Dmitry Konanykhin në një postim në Telegram./ REL

rusia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj