LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA: Si po ndryshon Elon Musk atë që shihni në Twitter

Dosjet e Twitter-it zbulojnë disa nga proceset e brendshme të vendimmarrjes që prekin kryesisht llogaritë e krahut të djathtë e që kompania vendosi se thyenin rregullat e saj kundër sjelljes së urrejtjes, si dhe ato që shkelën rregullat e platformës kundër përhapjes së dezinformatave të dëmshme rreth COVID-19.

14 Dhjetor 2022, 08:05 Nga A.B
ANALIZA: Si po ndryshon Elon Musk atë që shihni në Twitter
Elon Musk

Ajo që shihni në informacionet e Twitter-it në llogarinë tuaj po ndryshon. Por si? Pronari i ri i platformës së mediave sociale, Elon Musk, është përpjekur të provojë, duke u dhënë gazetarëve të përzgjedhur qasje në disa prej komunikimeve të brendshme të kompanisë, se zyrtarë nga ekipi i mëparshëm drejtues dyshohet se kanë shtypur zërat e krahut konservator.

Këtë javë, Elon Musk shpërndau një grup këshillues, të njohur si Këshilli i Mirëbesimit dhe Sigurisë, i përbërë prej rreth 100 organizatash të pavarura civile, të të drejtave të njeriut dhe të tjera që kompania e formoi për të trajtuar gjuhën e urrejtjes, shfrytëzimin e fëmijëve dhe çështje të tjera. Çfarë do të thotë ky zhvillim për atë që shfaqet në burimin tuaj të informacionit çdo ditë në këtë platformë? Së pari, lëvizjet tregojnë se Elon Musk po i jep përparësi përmirësimit të perceptimit të Twitter-it për të djathtën politike në SHBA. Ai nuk po premton fjalën e lirë të papenguar, por më shumë një ndryshim të praktikës së mesazheve që përforcohen duke u shpërndarë dhe atyre që fshihen.

ÇFARË JANË DOSJET E TWITTER-it?

Elon Musk e bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë në fund të tetorit dhe qysh atëherë ka bashkëpunuar me një grup gazetarësh të zgjedhur me kujdes, duke përfshirë ish shkrimtarin e Rolling Stone, Matt Taibbi dhe opinionistin Bari Weiss. Në fillim të këtij muaji, ata filluan të publikojnë - në formën e një serie postimesh - veprimet që Twitter-i ndërmori më parë kundër llogarive që mendohej se kishin shkelur rregullat e kompanisë lidhur me përmbajtjen. Këto përfshijnë foto të email-eve dhe komentet e mesazheve mes anëtarëve të bordit që pasqyrojnë bisedat brenda Twitter për ato vendime.

Zoti Weiss shkroi më 8 dhjetor se “autorët kanë qasje të zgjeruar në dokumentat e Twitter-it. Kushti i vetëm që ne ramë dakord ishte që materiali të publikohej fillimisht në Twitter.

Zoti Weiss publikoi të hënën këstin e pestë dhe më të fundit në lidhje me bisedat që çuan në vendimin e Twitter më 8 janar 2021 për të pezulluar përgjithmonë llogarinë e presidentit të atëhershëm Donald Trump "për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës" pas sulmit vdekjeprurës në Kongresin amerikan dy ditë më herët. Komunikimet e brendshme tregojnë të paktën një punonjës të paidentifikuar që dyshonte se një nga postimet në Twitter përbënte nxitje të dhunës; ai zbulon gjithashtu reagimin e drejtuesve ndaj një fushate nga disa punonjës që kërkonin veprime më të ashpra ndaj Trump-it.

Dosjet e Twitter-it zbulojnë disa nga proceset e brendshme të vendimmarrjes që prekin kryesisht llogaritë e krahut të djathtë e që kompania vendosi se thyenin rregullat e saj kundër sjelljes së urrejtjes, si dhe ato që shkelën rregullat e platformës kundër përhapjes së dezinformatave të dëmshme rreth COVID-19.

Por raportet bazohen kryesisht në disa raste të veçanta të një pjese të vogël të llogarive të profilit të lartë dhe nuk zbulojnë shifra në lidhje me shkallën e pezullimeve apo cilat shkrime kishin më shumë gjasa të prekeshin. Gazetarët duket se kanë qasje të papenguar në dritaren e mesazheve të kompanisë – që është e dukshme për të gjithë punonjësit – por janë mbështetur te drejtuesit e Twitter-it për të ofruar dokumenta të tjera.

DOSJET E TWITTER-it PËRMENDIN FILTRIMIN E DUKSHMËRISË. ÇFARE ËSHTË KJO PRAKTIKË?

Në vitin 2018, pasi drejtuesi i atëhershëm Jack Dorsey tha se Twitter-i do të përqëndrohej në "përmbajtjen" e bisedave në platformë, kompania parashtroi një qasje të re që synonte të zvogëlonte ndikimin e përdoruesve përçarës ose trolleve, duke diktuar "sinjalet e sjelljes" që priren për të treguar kur përdoruesit janë më të interesuar për të bërë zhurmuesin sesa për të kontribuar në diskutim.

Twitter-i ka thënë prej kohësh se ka përdorur një teknikë të përshkruar nga qarqet e brendshme si "filtrim i dukshmërisë" për të zvogëluar përhapjen e disa llogarive që mund të shkelin rregullat e platformës por që nuk arrijnë në atë nivel sa të pezullohen. Por kompania atëherë hodhi poshtë pretendimet se në mënyrë të fshehtë po "mbante në hije" pikëpamjet konservatore.

Dokumenta që tregojnë pikëpamjen e një punonjësi për llogaritë e përdoruesve me emër, tregojnë se si funksionon ky filtrim në praktikë. Kjo ka bërë gjithashtu që Elon Musk të bëjë thirrje për ndryshime, për ta bërë këtë proces më transparent.

“Twitter-i po punon për një përditësim të programit që do të tregojë statusin e vërtetë të llogarisë suaj, kështu që ju mund të dini qartë nëse mesazhi juaj është filtruar, arsyen përse dhe si mund ta apeloni këtë vendim”, shkroi ai në Twitter.

KUSH PO MONITORON POSTIMET NË TWITTER TANI?

Elon Musk pushoi nga puna rreth gjysmën e stafit të Twitter pasi bleu platformën dhe më vonë eliminoi një numër të panjohur punonjësish me kontratë që ishin fokusuar në moderimin e përmbajtjes. Disa punëtorë që u mbajtën në punë u larguan shpejt, duke përfshirë Yoel Roth, ish-kreu i besimit dhe sigurisë së Twitter.

Largimi i kaq shumë punonjësve ngriti pikëpyetje se si platforma mund të zbatonte politikat e saj kundër dezinformatave të dëmshme, gjuhës së urrejtjes dhe kërcënimeve të dhunës, si brenda SHBA-së dhe në mbarë globin. Mjetet e automatizuara mund të ndihmojnë në zbulimin e përmbajtjeve të padëshiruara dhe disa llogarive të dyshimta, por postime të tjera kërkojnë një rishikim më të kujdesshëm njerëzor.

Sipas Bhaskar Chakravorti, dekan i biznesit global në Shkollën Fletcher në Universitetin Tuft, ka të ngjarë që reduktimet do ta detyrojnë Twitter-in të përqendrojë përpjekjet për moderimin e përmbajtjes në rajone me rregullore më të forta të platformave të mediave sociale si Evropa, ku kompanitë e teknologjisë mund të përballen me gjoba të mëdha sipas Aktit të ri të Shërbimeve Digjitale nëse nuk bëjnë përpjekje për të luftuar dezinformimin dhe urrejtjen.

"Stafi është shkatërruar," tha Chakravorti. “Pak moderatorë të përmbajtjes që kanë mbetur do të përqendrohen te Evropa, sepse Evropa është rrota më e zhurmshme.”

A KA PASUR NDIKIM KJO PRAKTIKË?

Që kur Elon Musk bleu Twitter-in, një numër studiuesish dhe grupesh mbrojtëse kanë nënvizuar një rritje të postimeve që përmbajnë epitete racore ose sulme ndaj hebrenjve, homoseksualëve dhe personave transgjinorë.

Në shumë raste, postimet u shkruan nga përdorues të cilët thanë se po përpiqeshin të testonin kufijtë e rinj të Twitter-it.

Sipas zotit Musk, Twitter-i veproi shpejt për të reduktuar filtrimin e përgjithshëm të postimeve dhe se përdorimi i përgjithshëm i gjuhës së urrejtjes është ulur që kur ai bleu kompaninë, një gjetje e kontestuar nga studiuesit.

Shenja më e dukshme e ndryshimit në Twitter janë përdoruesit që më parë ishin të ndaluar, llogaritë e të cilëve janë rivendosur, një listë që përfshin Donald Trumpin, faqen satirike The Babylon Bee, komedianen Kathy Griffin, psikologun kanadez Jordan Peterson dhe, para se të bllokohej sërish, repistin Ye. Twitter-i ka rivendosur gjithashtu llogaritë e supremacistëve të bardhë neo-nazistë, duke përfshirë Andrew Anglin, krijuesin e faqes së internetit supremaciste të bardhë Daily Stormer - së bashku me mbështetësit e QAnon-it, të cilët garda e vjetër e Twitter-it i kishte hequr në masë për të parandaluar përhapjen e urrejtjes dhe dezinformimit në platformë.

Për më tepër, disa postime të profilit të lartë si republikanja Marjorie Taylor Greene, të cilët më parë ishin ndaluar për përhapjen e dezinformatave në lidhje me COVID-19, kanë rifilluar postimin e pretendimeve mashtruese për sigurinë e vaksinave dhe kurat e rreme.

Elon Musk, i cili ka përhapur pretendime të rreme për vetë COVID-19, iu kthye temës me një postim në Twitter këtë javë që tallte përemrat transgjinorë ndërsa bëri thirrje për akuza penale kundër Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në vend dhe një nga drejtuesit e reagimit ndaj COVID në SHBA.

Duke e quajtur veten një "mbrojtës absolut të fjalës së lirë", zoti Musk ka thënë se dëshiron të lejojë në Twitter të gjitha përmbajtjet që lejohen ligjërisht, por se gjithashtu dëshiron të ulë postimet negative dhe postime të urrejtjes. Në vend që të heqë përmbajtjet toksike, thirrja e Musk-ut për "lirinë e fjalës, jo lirinë e përhapjes” sugjeron që Twitter-i mund të lërë përmbajtjen e tillë pa e rekomanduar ose pa e përhapur atë tek përdoruesit e tjerë.

Por pas largimit të shumicës së drejtuesve politikëbërës të Twitter-it dhe këshilltarëve të jashtëm, zoti Musk shpesh duket të jetë arbitri i asaj që e kalon kufirin. Muajin e kaluar, vetë zoti Musk njoftoi se po bllokonte Ye pasi reperi i njohur më parë si Kanye West postoi një imazh të një shenje naziste të bashkuar me një Yll të Davidit, një postim që nuk ishte i paligjshëm, por thellësisht fyes. Lëvizja çoi në pikëpyetje se cilat rregulla do të zbatohen se çfarë mund dhe nuk mund të postohet në platformë./VOA

elon musk twitter

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje