LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime të mëtejshme

Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, si dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, dolën nga bisedimet në një hotel në Gjenevë rreth tri orë e gjysmë pasi Abbas Araghchi i Iranit mbërriti për takimin.

20 Qershor 2025, 22:21 Nga M.B
Analiza: Takimi i evropianëve me Iranin jep shpresë për bisedime
Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, si dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian flasin për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Iranit, Gjenevë, 20 qershor.

ZVICRA- Një takim mes ministrit të Jashtëm të Iranit dhe diplomatëve të lartë evropianë të premten dha shpresë për vazhdimin e bisedimeve, por nuk tregoi ndonjë shenjë të përparimit konkret, një javë pasi kriza e lidhur me programin bërthamor të Teheranit shpërtheu në luftë midis Izraelit dhe Iranit. Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë, si dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, dolën nga bisedimet në një hotel në Gjenevë rreth tri orë e gjysmë pasi Abbas Araghchi i Iranit mbërriti për takimin.

Ky ishte takimi i parë ballë për ballë midis zyrtarëve perëndimorë dhe atyre iranianë që nga fillimi i luftimeve më 13 qershor. Në një deklaratë të përbashkët me shkrim të lëshuar pas përfundimit të bisedimeve, tri vendet evropiane dhe Bashkimi Evropian thanë se “biseduan për rrugët drejt një zgjidhjeje të negociuar për programin bërthamor të Iranit”.

Ata përsëritën shqetësimet e tyre për “zgjerimin” e programit bërthamor, duke shtuar se ai “nuk ka ndonjë qëllim të besueshëm civil”.

“Rezultati i mirë sot është se dolëm nga salla me përshtypjen se pala iraniane është në thelb e gatshme të vazhdojë të bisedojë për të gjitha çështjet e rëndësishme”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, duke shtuar se të dyja palët zhvilluan “bisedime shumë serioze”.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, tha: “Ne jemi të interesuar të vazhdojmë diskutimet dhe negociatat me Iranin, dhe i bëjmë thirrje Iranit të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara”.

Ai shtoi: “Ishim të qartë: Irani nuk mund të ketë ndonjë armë bërthamore”.

Në një ndaras, Lammy theksoi se qëllimi i Evropës dhe SHBA-së është që Irani ta ndalojë plotësisht pasurimin e uraniumit. Ai tha se “mund të zhvillohen diskutime mbi nevojat energjetike të Iranit”, por shtoi se “niveli zero i pasurimit është pikënisja”.

“Operacionet ushtarake mund ta ngadalësojnë programin bërthamor të Iranit, por në asnjë mënyrë nuk mund ta eliminojnë atë”, tha ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot.

“E dimë mirë – pas asaj që ndodhi në Afganistan, në Irak, në Libi – sa e rrezikshme është të duash të imponosh ndryshimin e regjimit nga jashtë”, shtoi ai.

Barrot shtoi gjithashtu se vendet evropiane “ftuan ministrin iranian të shqyrtojë negociata me të gjitha palët, përfshirë Shtetet e Bashkuara, dhe pa pritur përfundimin e sulmeve”. Ministri francez shpjegoi se gjatë diskutimeve me Iranin, ministri Araghchi u pajtua “t’i vendosë mbi tavolinë të gjitha çështjet, përfshirë edhe disa që nuk ishin më parë”, dhe se “shfaqi gatishmëri për të vazhduar bisedimet – që nisëm sot – dhe që evropianët të ndihmojnë në lehtësimin e tyre, përfshirë edhe me Shtetet e Bashkuara”.

Shefja e politikës së jashtme e BE-së, Kaja Kallas, tha: “U pajtuam që do të diskutojmë jo vetëm për çështjen bërthamore, por edhe për çështje më të gjera që kemi, dhe të mbajmë bisedimet të hapura”.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, gjithashtu foli për gazetarët jashtë vendit të takimit pas përfundimit të bisedimeve. Ai shprehu gatishmërinë për “vazhdimin e diskutimeve me këto tri vende evropiane dhe BE-në” dhe për t’u takuar sërish në një të ardhme të afërt.

Araghchi gjithashtu dënoi sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore në Iran dhe shprehu “shqetësim të thellë” për “mosdënimin” e sulmeve nga vendet evropiane. Lammy udhëtoi drejt Gjenevës pas një takimi në Uashington me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe të dërguarin e presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff. Trump është duke shqyrtuar mundësinë se a ta sulmojë Iranin, më saktësisht ndërtesën për pasurimin e uraniumit në Fordo, i cili është i mbrojtur mirë, i vendosur nën një mal dhe thuhet se është i paarritshëm nga armët tjera përveç bombave të veçanta amerikane “bunker-buster”.

Trump tha të enjten se do të vendosë brenda dy javësh nëse ushtria amerikane do të përfshihet drejtpërdrejt në luftë, duke pasur parasysh “mundësinë e konsiderueshme” për rinisjen e negociatave mbi programin bërthamor të Teheranit. Izraeli nisi fushatën ushtarake ndaj Iranit më 13 qershor, duke thënë se synon të parandalojë armikun e përbetuar nga krijimi i armëve bërthamore. Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit. Teherani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime civile.

Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 657 njerëz në Iran, ndërkaq Izraeli ka raportuar për 24 viktima nga sulmet iraniane. Izraeli ka shënjestruar objektet bërthamore dhe raketore të Iranit, me synimin për të shkatërruar Qeverinë dhe udhëheqësin suprem iranian, ajatollah Ali Khamenei, sipas zyrtarëve perëndimorë dhe rajonalë.

“A po godasim për të rrëzuar regjimin? Ndoshta ky do të jetë rezultati, por është në dorën e popullit iranian që të ngrihet për lirinë e vet”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të enjten.

Irani ka thënë se ka shënjestruar objekte ushtarake dhe të lidhura me mbrojtjen në Izrael, megjithëse po ashtu ka goditur një spital dhe disa caqe të tjera civile. Udhëheqësi suprem i Iranit hodhi poshtë thirrjet e SHBA-ve për dorëzim të mërkurën dhe paralajmëroi se çdo përfshirje ushtarake nga ana e amerikanëve do t’u shkaktonte atyre “dëme të pariparueshme” Në një intervistë të transmetuar të premten në televizionin shtetëror iranian, Araghchi tha se “në këtë gjendje të tanishme, derisa sulmet e regjimit sionist vazhdojnë, ne nuk jemi duke kërkuar negociata me askënd”. Pak para takimit me diplomatët evropianë, Araghchi bëri një paraqitje të shkurtër para Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

Ai tha se “sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore janë krime të rënda lufte” dhe këmbënguli se “ne kemi të drejtë… dhe jemi të vendosur të mbrojmë integritetin tonë territorial, sovranitetin kombëtar dhe sigurinë me të gjithë forcën”.

Irani ka këmbëngulur prej kohësh se programi i tij bërthamor është paqësor, megjithëse ka qenë i vetmi shtet i paarmatosur me armë bërthamore që ka pasuruar uraniumin deri në 60 për qind, i cili është hap i shkurtër dhe teknik larg arritjes së shkallës së nevojshme për prodhimin e armës, që është 90 për qind. Gjermania, Franca dhe Britania kanë luajtur rol të rëndësishëm në negociatat për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore.

Por, ato kanë kërcënuar vazhdimisht do t’i rivendosin sanksionet që ishin hequr në kuadër të marrëveshjes, nëse Irani nuk përmirëson bashkëpunimin me vëzhguesin bërthamor të OKB-së, Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike./ REL

konflikti izrael-iran

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj