LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Transformimi i Ukrainës nën agresionin rus

Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia, që nisi tre vjet më parë, shkaktoi shkatërrime masive. Vlerësohet se një në dhjetë shtëpi në të gjithë vendin u dëmtua ose shkatërrua.

23 Shkurt 2025, 13:56 Nga E. D
Analiza: Transformimi i Ukrainës nën agresionin rus
foto ilustruese

UKRAINË- Shtëpi, shkolla dhe spitale u bënë rrafsh me tokën. Qytete të tëra u boshatisën. Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia, që nisi tre vjet më parë, shkaktoi shkatërrime masive. Vlerësohet se një në dhjetë shtëpi në të gjithë vendin u dëmtua ose shkatërrua.

(Qyteti lindor i Ukrainës, Bahmut, ishte vendi i një prej betejave më të përgjakshme në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. I njohur për industrinë e tij të verës së gazuar, Bahmuti ishte i banuar me 70.000 njerëz përpara pushtimit. Në maj të vitit 2023, kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksiy Reva, tha se Bahmuti është në “rrënoja e hi”. Zyrtarët vlerësuan se rreth 500 njerëz kanë mbetur në qytet.)

Hulumtuesit e të drejtave të njeriut thonë se 576 objekte arsimore në Ukrainë u dëmtuan ose u shkatërruan në vitin 2024, më shumë se dyfishi krahasuar me vitin paraprak.

Organizata ndërkombëtare joqeveritare, Save the Children, tha muajin e kaluar se mijëra fëmijë në Ukrainë mësojnë online ose në klasa nëntokësore.

“Bombardimi i objekteve arsimore në Ukrainë është kundër ligjit ndërkombëtar humanitar dhe është absolutisht i papranueshëm. Sulmet duhet të ndalen menjëherë”, tha në janar Sonia Khush, drejtoreshë e organizatës në Ukrainë.

(Shkolla nr. 66 në Mariupol - qytet port në brigjet e Detit Azov në Ukrainën lindore - u rinovua në vitin 2018 dhe u përshkrua si objekti më modern arsimor i qytetit. Shkolla u bombardua më 10 mars, 2022. Shkatërrimi i saj mbetet i dukshëm.)

Një raport i përbashkët i Bankës Botërore, Kombeve të Bashkuara dhe Komisionit Evropian, i publikuar në shkurt të vitit 2024, vlerësoi se kostoja e rindërtimit të Ukrainës kap vlerën e 486 miliardë dollarëve.

(Qyteti lindor i Ukrainës, Marjinka, kishte një popullsi prej rreth 9.000 banorësh para pushtimit rus, në shkurt të vitit 2022. Në nëntor të atij viti, qyteti ishte i pabanuar, pasi u shkatërrua pothuajse plotësisht. Ai mbetet i pabanuar edhe sot e kësaj dite.)

Zëvendëskryeministri ukrainas, Oleksiy Chernyshov, tha këtë muaj se Ukraina duhet ta dyfishojë bruto prodhimin e brendshëm, për t’iu rindërtuar. Në postimin e tij në Facebook, Chernyshov tha se në nivelin aktual të produktivitetit, Ukrainës i mungojnë deri në 4.5 milionë punëtorë.

(Qyteti i minierës së kripës, Soledar, në Ukrainën lindore ishte vend i luftimeve intensive që nga nisja e pushtimit të plotë rus. Shumica e infrastrukturës së tij u shkatërrua.)

Një sondazh i kryer në pranverë të vitit 2024 zbuloi se shumë njerëz në Irpin, pranë Kievit, dhe në qytetin juglindor të Harkivit i rindërtuan shtëpitë me fondet e veta.

Rreth një e treta e banorëve të Harkivit u intervistuan për këtë sondazh dhe gjysma e atyre në Irpin thanë se aplikuan për ndihmë në kuadër të programit eRecovery të Qeverisë ukrainase. Por, më shumë se 70 për qind e atyre që i shpenzuan paratë e veta, thanë se nuk besojnë se këto fonde do t'u rimbursohen.

(Disa nga luftimet dhe shkatërrimet më të mëdha në qytetin lindor të Ukrainës, Rubizhne, ndodhën në mars të vitit 2022. Qyteti mbeti nën pushtimin rus që nga maji i atij viti.)

Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore, Qeverisë së Ukrainës, Komisionit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara, të bërë në dhjetor të vitit 2024, më shumë se një në dhjetë shtëpi në Ukrainë ishte dëmtuar ose shkatërruar plotësisht që nga fillimi i pushtimit të plotë rus.

(Severodonjecku në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk, ishte në shënjestër të bombardimeve të vazhdueshme ruse në vitin 2022. Forcat ruse u dëbuan për një kohë të shkurtër nga qyteti në qershor të atij viti, por më vonë ato e rimorën qytetin.)

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha në një intervistë këtë muaj se Shtetet e Bashkuara duan të kenë rol në pavarësinë afatgjate të Ukrainës, duke investuar në ekonominë e saj - përfshirë edhe në sipërmarrje të mundshme të përbashkëta për të drejtat e mineraleve të Ukrainës.

Rubio tha se kjo do ta ndihmonte Uashingtonin t’i kompensonte miliarda dollarët që shpenzoi në Ukrainë dhe se një pjesë e tyre “do të investoheshin sërish në Ukrainë, për të rindërtuar gjithë shkatërrimin që ka ndodhur atje”.

(Dikur i banuar me 14.000 njerëz, Orihivi në rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhja, ishte qytet i vijës së parë të frontit që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022. Raportet thonë se aty kanë mbetur tani vetëm disa qindra njerëz.)/REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj