LIVE UPDATES
Bota

ANALIZA/ Tri sfidat Gjermanisë për vitin 2023, pse ky vit do të jetë sfidues, por jo i qetë

Gjermania dhe qeveria e saj lënë pas një vit të trazuar. Por dhe viti 2023 pritet të jetë sfidues dhe jo i qetë.

1 Janar 2023, 19:29 Nga DOSJA
ANALIZA/ Tri sfidat Gjermanisë për vitin 2023, pse ky vit do të
Gjermani

GJERMANI- Viti 2022 u karakterizua për qeverinë gjermane nga një seri e gjatë krizash, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, dhe kjo ndoshta do të vazhdojë edhe në vitin 2023. Dhe këto kriza nuk kishin absolutisht asnjë lidhje me ato që kishte planifikuar qeveria gjermane kur nisi punën në dhjetor 2021.

Tri sfidat kryesore me të cilat do të përballet qeveria gjermane janë: vazhdimi furnizimit të sigurt me energji të vendit megjithë çmimet në rritje, nxitja e kohezionit social, mbështetja për paqen në kohë lufte dhe përcaktimi më i qartë i drejtimeve të politikës së jashtme, sidomos drejt Kinës.

Në një artikull të përbashkët në gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung" kryetarët e partive që përbëjnë koalicionin qeveritar, socialdemokratët, të gjelbrit dhe liberalët shkruajnë: "Ne duam ta bëjmë Gjermaninë më sociale dhe të drejtë, më moderne dhe digjitale, më konkurruese dhe neutrale ndaj klimës."

Sigurimi i furnizimit me energji

Qeveria gjermane ka vënë në dispozicion 200 miliardë euro për të siguruar gjatë këtij dhe dimrit të ardhshëm furnizimin me energji të popullsisë dhe të ekonomisë gjermane pas ndërprerjes pothuajse të plotë të furnizimeve me naftë, gaz dhe qymyr nga Rusia.

Gjermania zgjeron kapacitetet për furnizimin me gaz të lëngshëm
Kancelari Olaf Scholz (SPD) deklaroi në një intervistë për grupin mediatik "Funke" se e konsideron të pamundur që çmimet e energjisë të bien në nivelin që ishin para luftës së agresionit rus në Ukrainë. "Ne ndoshta nuk do të kthehemi te çmimet e ulëta që kishim para luftës." Por situata do të mbetet e menaxhueshme "sepse do të kemi në dispozicion mundësi të reja importi”. Gjermania sipas tij do të mbetet një vend industrial i fortë dhe i suksesshëm.

Kjo kërkon edhe zgjerimin e shpejtë të energjive të rinovueshme, por në këtë drejtim në koalicionin qeveritar kishte në vitin 2022 shumë mosmarrëveshje lidhur me ritmin dhe masat në politikën energjetike, për shembull lidhur me tarifën për gazin ose vazhdimin e funksionimit të tre centraleve bërthamore gjermane.

Kohezioni shoqëror

Qeveria gjithashtu duhet të shpenzojë shumë energji për të forcuar kohezionin social në kohë krizash dhe pasigurish të mëdha në radhët e popullatës. Zbulimi kohët e fundit i një grushti të planifikuar shteti nga grupi ekstremist i djathtë "Reichsbürger" i alarmoi gjermanët.

Arrestimi i një anëtari të grupit ekstremist i djathtë "Reichsbürger"
Në vitin 2023 qeveria duhet t'i bëjë edhe më të qarta dhe mbi të gjitha në mënyrë uniforme furnizimet me armë dhe mënyrën e solidaritetit për Ukrainën. Sipas një studimi të fundit shumë vetë janë skeptikë për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, nëse kjo çon në çmime më të larta të energjisë në Gjermani. Skepticizimi është veçanërisht i lartë në Gjermaninë Lindore.

Politikë e njësuar ndaj Rusisë dhe Kinës

Politika ndaj Kinës dhe Rusisë mbetet vërtetë një nga detyrat e rëndësishme për qeverinë gjermane për vitin 2023. Sipas ekspertit të partisë kristian-demokrate, CDU, Roderich Kiesewetter qeveria ka për detyrë "të diversifikojë furnizimin e vendit me energji, të shkëputet nga zinxhirët e prodhimeve të lira nga Kina, të diversifikojë më mirë dhe të njohë qasjen agresive dhe hibride të Kinës. Vitet e ardhshme, Kina do ta sulmojë ushtarakisht Tajvanin - prandaj tani duhet të reduktojmë ndjeshëm varësitë dhe ndikimin e Kinës sa më shpejt të jetë e mundur."

Takimi i kancelarit Olaf Sholc me Xi Jinping në fillim të nëntorit 2022 në Kinë
Vizita e kancelarit Olaf Sholc në fillim të nëntorit 2022 në Kinë shkaktoi pakënaqësi brenda koalicionit qeveritar. Kjo ishte vizita e parë në Kinë e një udhëheqësi perëndimor që nga rizgjedhja e diskutueshme e Presidentit Xi Jinping më 23 tetor.

Po ashtu megjithë kritikat e ashpra, për shembull nga ministrja e Jashtme Annalena Baerbock (të Gjelbërit), kancelari i lejoi kompanisë kineze të transportit Cosco të blinte një pakicë aksionesh në një kompani që administron terminalet në portin e Hamburgut. Njësimi i kursit ndaj Pekinit është një tjetër sfidë e madhe për qeverinë gjermane në vitin 2023.

Marrë nga DW

gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj