LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Ukraina ende në pritje të koalicionit të vullnetit

Konferenca e Londrës dhe takimet pasuese kanë përfshirë më shumë se 30 vende. Disa prej tyre me gjasë do të përfshihen në formë mbështetjeje nga jashtë.

6 Prill 2025, 10:53 Nga M.B
Analiza: Ukraina ende në pritje të koalicionit të vullnetit
Foto ilustruese

UKRAINA- Një muaj pas njoftimit të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për themelimin e një “koalicioni të vullnetit”, në lidhje me krijimin e një misioni ushtarak në Ukrainë, shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje. Starmer tha se planin përfshinte “trupa britanike në terren dhe avionë në ajër, së bashku me të tjerët”. Kjo ngriti pyetje të menjëhershme se kush do të kontribuonte dhe si. Një muaj pas, përgjigjet janë të pakta. Deri tani, Franca është vendi i vetëm që ka bërë zotim të qartë për të dërguar forca ushtarake në Ukrainë, si pjesë e misionit.

Konferenca e Londrës dhe takimet pasuese kanë përfshirë më shumë se 30 vende. Disa prej tyre me gjasë do të përfshihen në formë mbështetjeje nga jashtë. Gjermania, për shembull, ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa nën një mandat të OKB-së, por Rusia e kundërshton një mision të tillë dhe do ta përdorte veton kundër tij. Pra, përfshirja e Berlinit ka më shumë gjasa të bëhet në formë të mbështetjes jashtë vendit, si logjistika.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua më 1 prill në Kiev me ministren e Jashtme në largim të Gjermanisë, Annalena Baerbock, dhe tha se një "rreth i ngushtë vendesh" është i gatshëm të dërgojë kontingjente. Disa vende kanë treguar se mund të jenë pjesë e këtij rrethi. I pyetur për dërgimin e trupave, kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se është "i gatshëm të ndihmoj… nën kushte të caktuara", ndërsa ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, tha se vendi i tij është i përgatitur për këtë "në parim".

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese ka thënë se vendi i tij mund të dërgojë "një kontribut të vogël", por ai përballet me zgjedhje në maj. Belgjika tha se për të është e “logjikshme" të marrë pjesë. Disa nga 30 vendet kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave, si për shembull Polonia, e cila po i jep përparësi shqetësimeve të saj të sigurisë për shkak të Rusisë dhe Bjellorusisë. Edhe Greqia ka deklaruar se nuk do të dërgojë trupa.

Turqia, një fuqi e madhe ushtarake që kufizohet me Ukrainën dhe që ka kapacitete të konsiderueshme ajrore dhe detare, do të ishte kontribuese e rëndësishme. Megjithatë, ajo nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë të qartë. Misioni shpesh është quajtur paqeruajtës, por ky është një term i pasaktë.

“Nëse e quajmë ‘mision paqeruajtës’, zakonisht nënkuptojmë një mision brenda kuadrit të OKB-së, që kërkon pjesëmarrjen dhe marrëveshjen e të dyja palëve. Një ‘mision sigurie’ nuk kërkon miratimin e Rusisë”, tha një diplomat i NATO-s për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL).

Ideja është që, pasi të arrihet një marrëveshje për armëpushim ose për paqe, forcat të vendosen për ta bindur Ukrainën se Rusia nuk do ta sulmojë përsëri.

“Nëse do të kishte përsëri agresion të përgjithshëm kundër territorit ukrainas, këto ushtri do të ishin nën sulm dhe atëherë do të vepronim sipas kuadrit tonë të zakonshëm të angazhimit”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para një samiti të mbajtur nga koalicioni i vullnetit në Paris, më 27 mars.

“Ushtarët tanë, kur janë të angazhuar dhe të dislokuar, janë aty për të reaguar dhe për t’iu përgjigjur urdhrave të komandantit të përgjithshëm dhe, nëse ndodhen në një situatë konflikti, për t’iu përgjigjur atij”, shtoi ai.

Megjithatë, nuk parashikohet dislokimi në vijën e frontit. Duke folur pas takimit në Paris, Macron tha se forcat do të vendosen në “disa lokacione strategjike”. Starmer dhe Zelensky kanë thënë se forcat do ta mbulonin hapësirën ajrore, detare dhe tokësore. Gjatë javëve të fundit, planifikuesit ushtarakë kanë përgatitur skenarë të ndryshëm. Diplomatë të NATO-s i thanë REL-it se vizioni përfundimtar i kontingjentit të ardhshëm ende nuk është përcaktuar dhe do të varet kryesisht nga rrethanat që do të çojnë në dislokimin e tij.

Rusia e ka bërë prej kohësh të qartë se kundërshton çdo dislokim të forcave në Ukrainë, të cilat përfshijnë vende të NATO-s. Pra, kjo përjashton mundësinë e një misioni të mandatuar nga OKB-ja. Megjithatë, vendet evropiane kanë treguar se do të ishin të gatshme të dislokohen edhe pa miratimin e Rusisë. Macron e bëri këtë të qartë në një intervistë rishtazi me gazetat rajonale franceze.

“Nëse Ukraina kërkon që forcat aleate të jenë në territorin e saj, nuk i takon Rusisë ta pranojë apo ta refuzojë këtë”, tha ai.

Por, edhe nëse Rusia nuk mund ta ndalojë misionin, mund të ketë një pengesë tjetër. Qysh nga fillimi, dislokimi i forcave është mbështetur në ekzistencën e asaj që Starmer e quajti "backstop" i SHBA-së. Kjo i referohet ofrimit të mbështetjes ajrore, logjistikës dhe informatave të inteligjencës. Por, deri tani nuk ka pasur asnjë sinjal të qartë nga Uashingtoni se është i gatshëm të ndihmojë.

Përkundrazi, ka pasur kritika të ashpra nga një nga ndihmësit më të ngushtë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Steve Witkoff, një figurë kyçe në përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, e hodhi poshtë këtë si "një qëndrim dhe një pozë". Një diplomat nga një anëtar evropian i NATO-s i tha REL-it se kjo është një sfidë që duhet të tejkalohet.

"Duhet të provojmë një propozim të qartë dhe t'ia paraqesim Shteteve të Bashkuara. Nuk duhet të demonstrojmë varësi të plotë nga prania amerikane. Duhet të kemi respekt për veten", tha ai.

"Duhet të veprojmë vetë dhe pastaj t’i ftojmë Shtetet e Bashkuara të na u bashkohen", shtoi ai.

Ish-kreu i ushtrisë amerikane në Evropë, Ben Hodges, i tha REL-it muajin e kaluar se Evropa duhet të veprojë vetë.

"Ushtarët që kam takuar gjatë viteve nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Holanda, Finlanda dhe Polonia janë burra dhe gra të cilësisë së lartë, me pajisje të mira", tha ai.

Që nga deklaratat e para të Starmerit, ka pasur një sërë takimesh në nivele të ndryshme për të punuar mbi propozimet. Rruga e këtij procesi mund të jetë e gjatë.

"Kjo është një përpjekje për të gjetur një formë të re garancish nga partnerët tanë evropianë", tha për REL-in Serhiy Leshchenko, këshilltar në zyrën e presidentit Zelensky.

"Nevojitet kohë. Nuk është e nevojshme të presim zgjidhje të menjëhershme këtu", përfundoi ai./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend