1 Shkurt 2023, 10:36
Nga I.A
Andrew dhe Tristan Tate
RUMANI- Andrew dhe Tristan Tate mbërritën këtë mëngjes në Gjykatën e Apelit të Bukureshtit për të kundërshtuar zgjatjen e periudhës së paraburgimit të tyre. Andrew u dëgjua duke bërtitur, 'ti e di që unë jam i pafajshëm!' teksa doli nga një furgon policie.
Gjykata e Apelit do të shqyrtojë së shpejti nëse vëllezërit dhe bashkëpunëtorët e tyre të dyshuar paraqesin rrezik për shoqërinë. Ata mbahen aktualisht nën hetim për dyshimin formim të një grupi të organizuar kriminal, trafikim njerëzor dhe përdhunim. Nëse apelimi është i suksesshëm, Andrew dhe Tristan Tate, 34 vjeç, do të lirohen menjëherë. Nëse jo, ata do të qëndrojnë në paraburgim të paktën deri më 27 shkurt.
Arrestimi i vëllezërve Tate
Andrew dhe vëllai i tij u arrestuan në dhjetor pasi rezidenca e tyre luksoze rumune u bastis nga policia. Ata akuzohen për joshjen e grave në vilën e tyre , ku të paktën gjashtë u detyruan të performonin në video për të rritur që më pas shiteshin në internet. Si pjesë e hetimit të gjerë, policët sekuestruan koleksionin e makinave të Andrew - që vlerësohet nga burimet e policisë të jetë rreth 6 milionë funte. Midis makinave të sekuestruara është një Rolls Royce Wraith blu e vlerësuar në 310,000 £ dhe një McLaren 765LT me vlerë deri në 410,000 £. Automjetet janë dërguar në një vend të panjohur. Ish-polici Luana Alexandra Radu, një nga dy bashkëpunëtorët e dyshuar femra të mbajtura si pjesë e të njëjtit hetim, gjithashtu mbërriti në DIICOT me vëllezërit të mërkurën, sipas raportimeve. Të katër të dyshuarit po mbahen aktualisht në burg në Rumani pasi një gjykatës vendosi se ata duhet të qëndrojnë në paraburgim deri më 27 shkurt. Avokatët e tyre mohojnë të gjitha akuzat kundër tyre.
tristan tate andrew tate
Bota
1 Shkurt 2023, 10:15
I.A
Aleksander Vucic dhe Radoje Zvicer
SERBI- Përgatitja për vrasjen e Presidentit Aleksandër Vuçiç u përshkrua n&eum...
Bota
1 Shkurt 2023, 10:05
I.A
helikopter
ITALI- Një person ka vdekur pas një përplasjeje helikopteri në Friuli, Itali. Helikopteri u rrëzua mëngjesin e s&e...
Bota
1 Shkurt 2023, 09:58
I.A
Dave Fishwick
ANGLI- Një milioner ka zbuluar se do të dhurojë 99% të pasurisë së tij kur të vdesë, sepse nuk dë...
Bota
1 Shkurt 2023, 09:39
F.M
Aleksei Navalny dhe Greta Thunberg
SUEDI- Ambientalistja suedeze Greta Thunberg dhe kreu i Opozitës ruse, Aleksei Navalny janë në listë...
Bota
1 Shkurt 2023, 09:25
I.A
ANGLI- Britania është kthyer në një mini-bllokim sot pasi 500,000 punonjës të sektorit publik, përfshirë 300,000 m&eum...
Bota
1 Shkurt 2023, 09:18
F.M
BE-Ukrainë
UKRAINË- Ukraina do të mirëpresë Samitin BE-Ukrianë, pavarësisht se vendi është vënë n&eu...
Bota
1 Shkurt 2023, 09:10
F.M
Volodymyr Zelenskyy
POLONI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken janë nderuar me titullin e nderit ...
Bota
1 Shkurt 2023, 08:58
F.M
Petr Pavel
ÇEKI- Presidenti i zgjedhur çek Petr Pavel thotë se Ukraina duhet të lejohet të bashkohet me NATO-n, sapo të ...
Bota
1 Shkurt 2023, 08:51
F.M
Rishi Sunak
BRITANI E MADHE- Britania e Madhe është tërhequr nga dërgimi i avionëve luftarakë në Ukrainë. Zëd...
Bota
1 Shkurt 2023, 08:40
I.A
István Íjgyártó
UKRAINË- Ministria e Jashtme e Ukrainës e konsideron të papranueshme deklaratën e Viktor Or...