8 Mars 2024, 20:40
Nga M.B
Kryeministri suedez dhe Sekretari amerikan i Shetit
SHBA- Suedia iu bashkua zyrtarisht NATO-s të enjten, një vendim që zyrtarët thonë se u nxit nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, ky njoftim u bë ndërsa aleanca po bën stërvitje në shkallë të gjerë mbi rrethin e Arktikut për të demonstruar fuqinë dhe unitetin. Të enjten, Suedia u bë vendi i 32-të i NATO-s. Njoftimi zyrtar u bë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
“Para sulmit të dytë të Putinit ndaj Ukrainës në shkurt 2022, anketimet tregonin se më pak se një e treta e suedezëve mbështesnin anëtarësimin në NATO. Pas sulmit, tre të katërtat e suedezëve e bënë të qartë dëshirën për t’iu bashkuar aleancës. Suedezët kuptuan diçka tepër të rëndësishme – që nëse Putini e ka dëshirën për të fshirë një vend fqinj nga harta, atëherë ai mund të mos ndalet me kaq”, tha Sekretari Blinken.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson paralajmëroi se situata e sigurisë në Evropë nuk ka qenë kaq serioze që nga Lufta e Dytë Botërore, por se vendi i tij mund të ndihmojë.
“Kemi kapacitete unike me të cilat mund të kontribuojmë në tokë, ajër dhe det. Mbështetja jonë për Ukrainën është thelbësore. Ukraina po lufton me guxim për lirinë e saj, por po mbron edhe lirinë evropiane”, tha kryeministri suedez.
Ai ishte ndër të ftuarit e nderit të presidentit amerikan Joe Biden gjatë fjalimit për gjendjen e vendit në Kongres.
“Sot e bëmë NATO-n më të fortë se kurrë. Mirëpritëm Finlandën në aleancë vitin e kaluar. Dhe pikërisht sot paradite, Suedia u anëtarësua zyrtarisht dhe kryeministri i saj është tani këtu. Ngrihuni në këmbë. Mirëserdhët!”, tha presidenti Biden.
Lajmi u mirëprit edhe nga presidenti ukrainas Zelensky.
“Një vend më shumë në Evropë është bërë më i mbrojtur nga e keqja ruse. Kur siguria e një vendi është e garantuar dhe kur ai vend vërtet mund të forcojë sigurinë e përbashkët, të gjithë fitojnë”, tha presidenti ukrainas.
Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov foli për reagimin që do të bëjë Rusia ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO duke përforcuar praninë e saj ushtarake në rajonet Moskë dhe Leningrad.
“Armatime të reja do të vendosen, stacionohen dhe dislokohen, që do të jenë të mjaftueshme ndaj rreziqeve që mund të shfaqen nga territori i Finlandës dhe Suedisë”, tha zoti Lavrov.
Duke demonstruar fuqinë dhe unitetin, NATO filloi stërvitje ushtarake në Arktik të hënën, në kuadrin e manovrave më të gjera që do të vazhdojnë për disa muaj./ VOA
suedia nato
Bota
8 Mars 2024, 20:21
M.B
Volodmyr Zelensky dhe Recep Tayyip Erdogan
STAMBOLL- Presidenti turk Tajip Erdogan priti të premten në Stamboll homologun ukrainas, Volodymyr Zel...
Bota
8 Mars 2024, 20:13
E. D
Dmitry Medvedev
RUSI- Nënkryetrai i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev tha se presidenti i SHBA Joe Biden nuk duhet të...
Bota
8 Mars 2024, 20:19
h.k
Foto ilustruese
KIEV-Ukraina do t’i pranojë 6 miliardë euro nga Bashkimi Evropian në dy muajt e ardhshëm, tha kryeministri ukrai...
Bota
8 Mars 2024, 20:17
M.B
Mali i Zi
MALI I ZI- Veprimtaret e të drejtave të njeriut në Ulqin paraqitën sfidat dhe vështirësitë e gruas në sho...
Bota
8 Mars 2024, 19:44
E. D
fotot ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha se shtatë raketa u hodhën nga Libani jugor në drejtim të Izraelit verior. Në nj&eum...
Bota
8 Mars 2024, 19:49
M.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden shfrytëzoi fjalimin e tij të tretë për gjendjen e vendit të enjten në mbrë...
Bota
8 Mars 2024, 19:43
S.B
Mbreti Charles I
BRITANI E MADHE- Një unazë 400-vjeçare, dikur në pronësi të mbretit Charles I, do të shitet p&eu...
Bota
8 Mars 2024, 19:34
E. D
Donald Trump
SHBA- Donald Trump ka konsoliduar qëndrimin e tij në Komitetin Kombëtar Republikan, RNC pasi nusja e tij d...
Bota
8 Mars 2024, 19:26
S.B
Mbreti Charles
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles i diagnostikuar me kancer në fillim të këtij viti, dhe gjendja e tij kanë qenë...
Bota
8 Mars 2024, 19:06
E. D
SERBI- Një skenë e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin Mlladenoc të Serbisë. Një qytetar u ngjit me shkallë lart&...