LIVE UPDATES
Bota

Anketimi/ Mbështetja për Biden pothuajse e pandryshuar pas gjetjes së dokumentave sekrete

Presidenti Biden, i cili do të mbajë një fjalim mbi gjendjen e vendit në një sesion të përbashkët të Kongresit javën e ardhshme, ka nevojë për çdo lloj mbështetjeje që mund të marrë, ndërsa ai përgatitet për fushatën e tij për një mandat të dytë presidencial.

2 Shkurt 2023, 18:29 Nga I.A
Anketimi/ Mbështetja për Biden pothuajse e pandryshuar pas gjetjes
Joe Biden

SHBA- Një anketim i ri tregon se një numër i madh i amerikanëve nuk e mbështesin mënyrën se si Presidenti Joe Biden e ka trajtuar gjetjen e dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë dhe zyrën e tij të mëparshme, por kjo duket se ka patur pak ndikim në vlerësimin e përgjithshëm për punën e tij.

Sondazhi i ri nga Associated Press dhe Qendra për Studimin e Çështjeve Publike NORC tregon se 41 për qind e amerikanëve thonë se e mbështesin punën e Presidentit Biden, një nivel pothuajse i barabartë me rezltatet e anketimeve të dhjetorit, në të cilat ai mori 43 për qind mbështetje. Në sondazhin e ri, 77 për qind e demokratëve mbështesin mënyrën se si Presidenti Biden po e trajton punën e tij, ndërsa 91 për qind e republikanëve nuk e mbështesin atë, një ndryshim i vogël nga të dyja grupet krahasuar me vitin e kaluar.

Presidenti Biden, i cili do të mbajë një fjalim mbi gjendjen e vendit në një sesion të përbashkët të Kongresit javën e ardhshme, ka nevojë për çdo lloj mbështetjeje që mund të marrë, ndërsa ai përgatitet për fushatën e tij për një mandat të dytë presidencial. Ai po punon për të përqëndruar vëmendjen e votuesve tek axhenda e tij dhe fitoret e mëdha legjislative në vend të çështjes së dokumentave sekrete.

Avokatët e Presidentit Biden gjetën dokumente të klasifikuara në një dollap të mbyllur në nëntor, ndërsa po kontrollonin zyrën e tij në Qendrën Penn Biden, një institut studimi në Universitetin e Pensilvanisë, ku ai punoi për pak kohë pas përfundimit të mandatit të nënpresidentit. Të dhënat ju dorëzuan zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë. Gjetja nxiti një hetim nga një prokuror i posaçëm dhe dokumenta shtesë u gjetën në shtëpinë e tij në Uilmington të Delauerit, pas kontrolleve të tjera nga avokatët e tij dhe nga FBI-ja. Agjentët kontrolluan gjithashtu shtëpinë e pushimit të Presidentit Biden në Rehoboth Beach dhe zyrën e tij të mëparshme në Qendrën Penn Biden.

Tridhjetë e nëntë për qind e personave të pyetur në anketim thanë se mbështesin mënyrën se si Presidenti Biden e ka trajtuar gjetjen e dokumenteve të klasifikuara, ndërsa 23 për qind e të anketuarve thonë se nuk e mbështesin atë. Tridhjetë e gjashtë për qind e të anketuarve të tjerë shprehën mendim asnjanës lidhur me këtë çështje. Në mesin e demokratëve të anketuar, 44 për qind thanë se e mbështesin punën e Presidentit Biden, 15 për qind jo, dhe 40 për qind e tyre thanë se kishin një mendim neutral për atë.

Shumica e republikanëve të anketuar, ose 68 për qind e tyre, thanë se nuk e mbështesin mënyrën se si Presidenti Biden i ka trajtuar gjërat, me 6 për qind që thonë se e mbështesin punën e tij dhe 24 për qind që nuk shprehën asnjë mendim për këtë.

“Mua më duket se ai po bën gjërat e duhura, dhe këto janë gjëra që ndodhin, njerëzit i kanë këto dokumente, ish-presidenti Trump dhe tani edhe ish-nënpresidenti Mike Pence”, thotë 72 vjeçarja Candace Porth nga Feniksi, një mbështetëse e Presidentit Biden. "Këto gjëra ndodhin. Unë mendoj se njerëzit që e mbështesin Presidentin Biden e kuptojnë këtë.”

Në intervistat pasuese, disa të anketuar theksuan dallimin midis dorëzimit vullnetar të dokumentave nga Presidenti Biden dhe sjelljes së ish-presidentit Donald Trump, i cili refuzoi të dorëzonte qindra dokumente, një veprim që çoi në kontrollin nga FBI-ja të shtëpisë së tij. Megjithatë, shumë të anketuar janë të shqetësuar se udhëheqësit duket se nuk janë në gjendje të trajtojnë siç duhet informacionet sekrete.

"Më duket se është një problem i madh në përgjithësi", thotë 36 vjeçarja Jenifer Hudgins nga Alabama, demokrate që votoi për Presidentin Biden. "Unë nuk mendoj se zyrtarët nuk duhet të posedojnë dokumente të klasifikuara, veçanërisht ato personale. Të bën të pyesësh veten pse i kanë këto dokumente në shtëpitë e tyre.”

Ish-presidenti Trump po përballet me një hetim të një prokurori të posaçëm për mbajtjen e disa qindra dokumenteve të klasifikuara dhe të dhënave të tjera qeveritare në shtëpinë e tij në Florida dhe rezistencën e tij për t'i kthyer ato.

Banty Patel, një republikan 46-vjeçar nga Nju Xhërsi, tha se problemet e ish-Presidentit Trump dhe Presidentit Biden duken të njëjta, por ato po trajtohen shumë ndryshe.

“Mendoj se duket më keq për Presidentin Joe Biden. Ai doli para mediave dhe tha se ka respektuar gjithmonë FBI-në dhe më vonë ata zbuluan se edhe ai kishte ruajtur dokumenta sekrete”, tha ai.

Shumica e amerikanëve i kanë kushtuar të paktën njëfarë vëmendje hetimit të vazhdueshëm për dokumentet e klasifikuara, por ata nuk po e ndjekin atë nga afër. Sipas sondazhit, 28 për qind e të anketuarve kanë lexuar ose dëgjuar shumë për këtë çështje, ndërsa 35 për qind e të anketuarve të tjerë thanë se kanë ndjekur disa herë këtë çështje, por jo shumë. Të anketuarit e tjerë, ose 37 për qind e tyre thanë se e kanë ndjekur pak ose nuk e kanë ndjekur fare hetimin për dokumentet e klasifikuara.

Të mërkurën, FBI-ja kontrolloi shtëpinë e Presidentit Biden në Rehoboth Beach, por nuk gjeti asnjë dokument të klasifikuar atje, tha avokati i tij. Presidenti Biden dhe bashkëshortja e tij e blenë shtëpinë, e cila ka pamje nga një park shtetëror ngjitur me plazhin, në qershor të vitit 2017, rreth gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit të tij në postin e Nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Biden ka thënë se ishte i befasuar nga gjetja fillestare e dokumentave sekrete. Avokatët e tij e kanë përshkruar mënyrën se si u veprua me dokumentat si një "gabim".

Përgjigja publike e administratës së Presidentit Biden është karakterizuar nga informacione të vonuara dhe jo të plota. Ka shumë pyetje pa përgjigje lidhur me informacionin që përmbanin dokumentet e gjetura, sa dokumenta saktësisht u gjetën dhe pse zoti Biden i kishte ato. Sidoqoftë, avokatët e Presidentit Biden dhe zyrtarët në zyrën e këshilltarit ligjor të Shtëpisë së Bardhë këmbëngulin se ata kanë qenë aq transparentë me publikun sa ka qenë e mundur.

“Jam më shumë në favor të Presidentit Biden sesa ish-presidentit Trump, por mendoj se asnjë prej këtyre dokumentave nuk duhet të jetë në duart e qytetarëve privatë. Kjo nuk është korrekte. Ato duhet të mbahen në ndërtesat qeveritare", thotë 45 vjeçari Memduh Can nga qyteti Falls Church në Virxhinia, i cili tha se është një votues i pavarur që ka votuar për Presidentin Biden. “Për mua, megjithatë, gjëja më e rëndësishme është ekonomia. Nëse menaxhohet mirë, vendi do të jetë më i sigurt”, shtoi ai.

Marrë nga VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë