LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Apeli i Hagës shpall vendimin, Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj dënohen me 4 vite e 3 muaj burg

• Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë ka dhënë ditën e sotme aktgjykimin për apelin sa i përket rastit ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Gucati dhe Haradinaj janë dënuar me nga 4 vite e 6 muaj burg. Por Gjykata vendosi që të ulë dënimin e tyre me 3 muaj burg •Më 18 maj 2022, Gucati dhe Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim. •Ata të dy janë në paraburgim në Hagë që nga shtatori i vitit 2020 dhe koha e kaluar në paraburgim do të llogaritet në dënim. •Avokatët e Gucatit dhe Haradinaj menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit në shkallën e parë apeluan vendim, duke thënë se presin zvogëlim të dënimit. •Ata kanë argumentuar se një dënim i tillë "është dukshëm i tepërt dhe përtej ndonjë dënimi të shqiptuar më përpara në ndonjë tjetër rast të krahasueshëm". •Haradinaj dhe Gucati u arrestuan më 5 shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë janë në qendrën e paraburgimit në Hagë. •Ata dyshohej se po atë vit, përmes disa konferencave për media, në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Apeli i Gjykatës Speciale “vulos” fatin e Haradinajt dhe Gucatit, dënohen me 4 vite e 3 muaj burg

Apeli i Hagës shpall vendimin, Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj

HAGë- Paneli i Gjykatës së Apelit të “Speciales” për hetimin e “krimeve” të anëtarëve të UÇK-së ka caktuar sot dënimet për dy ish-krerët e UÇK-së Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj. Bëhet me dije se Gjykata ka vendosur që të dënojë fillimisht Gucatin dhe Haradinajn me 4 vite e 6 muaj burg, por duke qënë se atyre u ulen 3 muaj burg, do të bëjnë vetëm 4 vite e 3 muaj.

Kryetarja e turpit gjykues, Michele Picard ka lexuar vendimin:

Lë në fuqi me përjashtim të mospajtimit të gjykatësit Ambos verdiktin e fajësisë së zotit Gucati dhe Haradinaj për pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë sipas  pikës 1 të akuzës. Anulon vendimin e njësuar prej 4 vjet e gjysmë burgim për zotin Gucati dhe zotin Haradinaj dhe cakton, me përjashtim të mospajtimit të gjykatësit Ambos, një dënim të njësuar me 4 vjet e tre muaj burgim për zotin Gucati dhe 4 vjet e tre muaj për zotin Haradinaj duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim. Lë në fuqi dënimin shtesë për zotin Gucati dhe Haradinaj me një gjobë prej 100 eurosh. Vendos që ky aktgjykim të zbaothet me një efekt të menjëhershëm. Urdhëron që në pajtim me nenin 50 paragrafi 1 dhe rregullën 166, zoti Gucati dhe Haradinaj të mbesin në paraburgim deri në finalizimin e masave për transferimin e tyre në shtetin ku do të vuajnë dënimin”, ka thënë gjyaktësja.

3 VITE ME PARE

Apeli i Speciales ul dënimin Gucatit e Haradinajt, ish-krerët e UÇK-së do të vuajnë tre muaj më pak

Apeli i Hagës shpall vendimin, Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

HAGË- Ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Lustës së UÇK-së janë dënuar me nga katër vjet e tre muaj burgim nga Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë. Kryetarja e trupit gjykues të Apelit tha se ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt mbetet në fuqi edhe dënimi me gjobë prej nga 100 euro.

Më 18 maj 2022, Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim në shkallë të parë.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së e shpallën fajtorë se kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, pasi ato silleshin në zyrat e kësaj organizate në vitin 2020. Gucati e Haradinaj u arrestuan më 26 nëntor të vitit 2020 dhe prej atëherë janë në paraburgim në Hagë.

3 VITE ME PARE

Çfarë aktgjykimi pritet ndaj Gucatit e Haradinajt, avokati: Mund të lirohen ose të dënohen pak

Apeli i Hagës shpall vendimin, Hysni Gucati dhe Nesim Haradinaj
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

HAGË- Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, dy ish-krerët e organizatës së veteranëve të UÇK-së dalin sot para Gjykatës Speciale për ta dëgjuar aktgjykimin e Apelit ndaj tyre. Avokati Artan Qerkini thotë për Gazetën Express se ata mund të lirohen nëse provat janë vlerësuar ndryshe në shkallën e dytë, apo së paku ta marrin një dënim më të ulët.

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara në Hagë do ta shqiptojë sot aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Seanca është caktuar për në orën 14:00.

Gucati e Haradinaj u shpallën fajtorë për pengim në administrimin e drejtësisë, frikësim të dëshmitarëve dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim në shkallë të parë, më 18 maj 2022. Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Artan Qerkini beson se ata do të mund të liroheshin sot, në rast se Gjykata e Apelit do t’i vlerësonte ndryshe provat.

Natyrisht ne do të prisnim ndoshta edhe aktgjykim lirues nëse Gjykata e Apelit do t’i vlerësonte provat ndryshe. Nëse Gjykata e Apelit do të vlerësonte se publikimi i këtyre informatave e ka pasë një qëllim legjitim publik për ta njoftuar opinionin se cilat janë burimet e informatave apo provave që i përdor Gjykata Speciale; nëse do ta vlerësonte në këtë kontekst, atëherë mendoj se mund të kishte aktgjykim lirues apo së paku zbutje eventueale të dënimit i cili është shumë i lartë, marrë parasysh se ata nuk janë dënuar për vepra penale që kanë të bëjnë me krime lufte”, tha Qerkini në një prononvim për Gazetën Express.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së e shpallën fajtorë se kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, pasi ato silleshin në zyrat e kësaj organizate në vitin 2020.

Avokatët e të akuzuarve kanë thënë se ata e bënë këtë në interes të publikut, duke dashur ta njoftojnë opinionin se Gjykata po funksionon mbi bazën e provave të siguruara nga Serbia. Por Gjykata i dha të drejtë Prokurorisë, e cila tha se veprimet e tyre përbënin ndërhyrje në drejtësi e frikësim të dëshmitarëve.

“Këtu është krejt kontesti mes palëve. Tash krejt varet nga kjo. Gjykata e shkallës së parë s’e ka aprovuar teorinë e Mbrojtjes, por nuk do të thotë që gjykata e shkallës së dytë s’do ta aprovojë, ose minimalisht ta shpallë një dënim më të ulët”, thotë ai.

Gucati e Haradinaj u arrestuan më 26 nëntor të vitit 2020 dhe prej atëherë janë në paraburgim në Hagë. Koha e kaluar në paraburgim, do t1% llogaritet në dënim.

hage hysni gucati nasim haradinaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj