Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Arabia Saudite bëri thirrje po ashtu që “agresioni izraelit” kundër Rripit të Gazës të ndalet dhe forcat izraelite të tërhiqen nga territori palestinez.
ARABIA SAUDITE- Arabia Saudite u ka thënë Shteteve të Bashkuara se nuk do të lidhë marrëdhënie diplomatike me Izraelin, nëse ai nuk e njeh pavarësinë e Palestinës sipas kufijve të vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet të saj, tha të mërkurën Ministria e Jashtme saudite.
Ajo iu referua një shteti të cilin palestinezët kanë shumë që synojnë ta themelojnë përkrah Izraelit në territoriret e uzurpuara nga Izraeli në luftën e vitit 1967: Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor, dhe Rripin e Gazës. Arabia Saudite bëri thirrje po ashtu që “agresioni izraelit” kundër Rripit të Gazës të ndalet dhe forcat izraelite të tërhiqen nga territori palestinez.
Shtetet e Bashkuara kishin ndërmjetësuar për disa muaj bisedime mes Arabisë Saudite dhe Izraelit për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e vendit derisa shpërtheu lufta në Gazë në tetor, e cila bëri që Riadi të tërhiqej për shkak të zemërimi arab me ofensivën e Izraelit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili është duke e vizituar rajonin, tha se Princi i Kurorës Mohammed bin Salman e ka “përsëritur interesimin e fuqishëm të Arabisë Saudite për të biseduar për normalizimin” kur ata të takohen këtë javë.
“Por, ai e bëri të qartë atë qe e kishte thënë më parë, në mënyrë që të arrihet kjo nevojiten dy gjëra: përfundimi i konfliktit në Gazë dhe një rrugë e qartë dhe e besueshme për themelimin e një shteti palestinez”, tha Blinken.
Të martën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, tha se administrata Biden ka marrë përgjigje pozitive se Arabia Saudite dhe Izraeli janë të gatshme t’i vazhdojnë bisedimet për normalizim.
Ministria e Jashtme saudite tha në komunikatë se “Mbretëria ia ka bërë të qartë SHBA-së qëndrimin e vet të prerë se nuk do të ketë marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, nëse një shtet i pavarur palestinez nuk njihet sipas kufijve të vitit 1967, me Jerusalemin si kryeqytet të vetin”.
Lufta në Gazë e ka kthyer vëmendjen kah ideja për zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se e kundërshton themelimin e një shteti palestinez. Vendet si Shtetet e Bashkuara dhe Britani e Madhe e kanë përsëritur mbështetjen e tyre për një zgjidhje me dy shtete. Së fundmi, sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, tha se do të vijë koha kur Britania do ta shqyrtojë njohjen e shtetit palestinez, përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara.
Marrë nga REL
Foto ilustruese IRAN- Një sulm amerikan me dron në Bagdad, kishte në shënjestër Wissam Mohammad al-Saadin, një komandant i la...
Foto ilustruese SHBA- Një helikopter ushtarak u raportua i zhdukur në Kaliforninë Jugore të mërkurën në mëngjes por...
Foto ilustruese SHBA- Meta ka njoftuar se në muajt e ardhshëm përdoruesit do shohin përmbajtje të prodhuara nga Inteligjenca Artif...
Foto ilustruese UASHINGTON- Në një përpjekje të orës së fundit, drejtuesi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, ...
Ushtari ukrainas RUSI- Që pas nisjes së luftës nga Rusia në Ukrainë janë dëgjuar histori të dhimshmë ndarjeje ...
Antonio Guterres SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një deklaratë së fundmi është sh...
Foto ilustruese TURQI- Turqia do të pranojë një ndihmë financiare në vlerë prej 400 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian...
Bomba SHBA- Një bombë masive e Luftës së Dytë Botërore është zbuluar të martën afër një aeropor...
Foto ilustruese SERBI-Pretendimi i Serbisë se nga Kosova ka eksod të serbëve "mund të vërtetohet i rremë, baz...
kristos jalias GREQI- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Greqi, ku trupi i djegur i biznesmenit Kristos Jalias ësht&e...