LIVE UPDATES
Bota

Armëpushimi pritet të jetë tema kryesore e takimit Trump-Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë

Izraeli dhe Hamasi kanë më pak se katër javë për të rënë dakord mbi parimet e fazës së dytë, që duhet të përfshijë lirimin e të gjitha pengjeve që ende po mbahen në Gazë, një përfundim të plotë të luftimeve dhe tërheqjen e Izraelit nga ky territor.

4 Shkurt 2025, 15:12 Nga r.ll
Armëpushimi pritet të jetë tema kryesore e takimit
netanyahu, trumpo

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pret sot në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës do të jetë tema kryesore.

Takimi vjen në një fazë kyçe të armëpushimit. Izraeli dhe Hamasi kanë më pak se katër javë për të rënë dakord mbi parimet e fazës së dytë, që duhet të përfshijë lirimin e të gjitha pengjeve që ende po mbahen në Gazë, një përfundim të plotë të luftimeve dhe tërheqjen e Izraelit nga ky territor.

“Nuk kam garanci që paqja do të jetë e qëndrueshme”, tha Presidenti Trump të hënën.

Para takimit në Shtëpinë e Bardhë, zoti Netanyahu bisedoi të hënën me të dërguarin e posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, i cili ishte pjesë e përpjekjeve për të siguruar marrëveshjen e armëpushimit.

Zyra e Kryeministrit Netanyahu njoftoi përmes një deklarate se takimi ishte “pozitiv dhe miqësor” dhe se ai do të mbledhë Kabinetin e Sigurisë së Izraelit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara për të “diskutuar qëndrimet e përgjithshme të Izraelit përsa i përket fazës së dytë të marrëveshjes”.

I dërguari Witkoff pritet të takohet me zyrtarët e Katarit dhe Egjiptit ndërkohë që tre vendet vazhdojnë të ndërmjetësojnë përfundimin e luftimeve.

Përveç armëpushimit, zoti Netanyahu tha se ai dhe Presidenti Trump do të diskutojnë mbi kundërpërgjigjen ndaj agresionit të Iranit dhe zgjerimin e marrëdhënieve diplomatike me shtetet arabe.

Presidenti Trump ndërmjetësoi marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe katër shteteve arabe gjatë mandatit të tij të parë. Tani ai po synon arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë përmes të cilës Izraeli do të vendoste marrëdhënie me Arabinë Saudite.

Por Arabia Saudite ka thënë se do të pajtohet me një marrëveshje të tillë nëse përfundon lufta në Gazë dhe nëse ekziston një rrugë e qëndrueshme për krijimin e shtetit palestinez në Gazë, Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin lindor, territore që Izraeli i pushtoi në luftën e vitit 1967 në Lindjen e Mesme.

Shtetet e Bashkuara përkrahin krijimin e shtetit palestinez, por qeveria e Kryeministrit Netanyahu e kundërshton atë.

Hamasi, që konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ka liruar 18 pengje deri më tani, ndërsa Izraeli ka liruar qindra të burgosur palestinezë.

Lufta në Gazë filloi me sulmin e militantëve të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, gjatë të cilët ata vranë 1,200 persona dhe rrëmbyen 250 pengje.

Kundërofensiva e Izraelit gjatë 15 muajsh luftime shkaktoi vdekjen e 47,500 palestinezëve, mbi gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë. Ushtria e Izraelit thotë se kjo shifër përfshin 17 mijë militantë të vrarë./VOA

donald trump benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj