LIVE UPDATES
Bota

Armët ruse të përdorura në Ukrainë, të prodhuara me teknologji të vendeve perëndimore

Ukraina thotë se, në pesë muajt e parë të luftës, Rusia ka goditur territorin e saj me më shumë se 3650 raketa, një pjesë e tyre të pajisura me sisteme telekomandimi.

18 Shtator 2022, 22:46 Nga I.A
Armët ruse të përdorura në Ukrainë, të prodhuara
Armet

RUSI-Pajisjet mikro-elektronike të prodhuara nga kompanitë në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e saj aleate, janë elementët thelbësorë të sistemeve të armëve ruse, që po përdoren në sulmin ndaj Ukrainës, sipas një hetimi nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve në Britani. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton nga Tokio, një nga qendrat kryesore në botë të prodhimit të pajisjeve mikroelektronike.

Ukraina thotë se, në pesë muajt e parë të luftës, Rusia ka goditur territorin e saj me më shumë se 3650 raketa, një pjesë e tyre të pajisura me sisteme telekomandimi. Shumica e këtyre armëve përdorin komponentë mikroelektronikë të prodhuara nga perëndim, thotë njëri nga autorët e studimit të Institutit Mbretëror të Shërbimeve në Britani, i cili i kërkoi Zërit të Amerikës të mos shfaqë fytyrën e tij për arsye sigurie.

"Nuk duket se ata në të vërtetë kanë aftësinë për të riprodhuar, të paktën me të njëjtin nivel sofistikimi dhe në të njëjtën shkallë, këto pajisje mikroelektronike me rëndësi kritike. Këto janë absolutisht thelbësore, sidomos për armët e telekomanduara me saktësi të lartë”, thotë Gary Somerville nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve në Britani.

Kjo përfshin raketën “Iskander 9M727” të Rusisë, një nga armët e saj më të avancuara. Studiuesit e Institutit Mbretëror të Shërbimeve në Britani kanë arritur të inspektojnë pjesët mikroelektronike të raketave të marra në terren brenda Ukrainës.

Ata gjetën disa pjesë me origjinë nga vendet perëndimore, duke përfshirë mikroprocesorët që përpunojnë sinjalet dixhitale, njësitë RAM të përpunimit të të dhënave komplekse dhe kabllot e internetit të prodhuara nga kompanitë amerikane, holandeze dhe gjermane.

Raketat ruse Kh-101, disa prej të cilave u përdorën nga ushtria ruse për të goditur kryeqytetin ukrainas, Kievin, përmbajnë 31 pjesë të ndryshme me orgjinë nga vende të tjera.

“Ato janë të zakonshme dhe mund të gjenden me lehtësi. Ato mund të gjenden në çdo lloj pajisje elektronike, si mikrovalët dhe pjatalarëset”, thotë zoti Somerville.

Kjo teknologji mikroelektronike ishte në dispozicion të Rusisë para fillimit të sulmit në Ukrainë. Megjithatë, Instituti Mbretëror i Shërbimeve në Britani identifikoi gjithashtu të paktën tetëdhjetë e një komponentë të klasifikuar si "me përdorim të dyfishtë" dhe që i nënshtrohen kontrolleve të eksportit në Shtetet e Bashkuara.

Ato përfshijnë mikroprocesorët e sofistikuar që gjenden brenda një sistemi navigimi portativ, i përdorur nga forcat speciale të Rusisë për të identifikuar koordinatat e sakta për sulmet me artileri dhe ato me avionë.

Japonia është furnizuesi i dytë më i madh i këtyre pajisjeve pas Shteteve të Bashkuara. Shumë nga pajisjet mikroelektronike, të gjetura në armë ruse ishin disa dekada të vjetra, dhe pas fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt, shumë shtete ndaluan eksportin e tyre në Rusi.

Moska ka përdorur prej kohësh metoda të përpunuara për të siguruar këtë teknologji, thotë zoti Somerville.

“Kjo bëhet nëpërmjet përdorimit të një numri të kompanive që në shikim të parë duken legjitime. Por në realitet, ato në njëfarë mënyre janë të lidhura me kompani të mëdha ruse që në të vërtetë janë pjesë e kompleksit industrial ushtarak”, thotë ai.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë vendosur sanksione ndaj kompanive ruse të prodhimit të armëve dhe atyre që i furnizojnë ato me këto pjesë mikroelektronike. Sanksionet ndaj tyre duhet të ashpërsohen, thotë zoti Somerville.

"Sanksionet dhe zbatimi efektiv i tyre mund të rrisin koston e Rusisë për të blerë këto pajisje mikroelektronike", thotë ai.

Autorët e raportit thonë se Rusia tani po përpiqet të blejë pajisje mikroelektronike me shumicë dhe ushtria e saj mund të dobësohet nëse ndërpritet furnizimi me këto artikuj.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta