LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi me ID-të e tyre! Kurti: Fillimi i një fqinjësie

• Kosova e Serbia arrijnë marrëveshjen. Lajmin e ka bërë me dije Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të Evropës. Në një postim në rrjetet sociale, Borrell shkruan se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e mjeteve identifikuese. • Sipas marrëveshjes, tashmë qytetarët do të udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre. Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe. • Kjo marrëveshja ka sjellë dhe reagime. Mirslav Lajçak e Viola Von Cramon kanë përshëndetur marrëevshjen e arritur bashkë me zyrtarë nga Shqipëria e vende të tjera. Vetë kryeministri Kurti e Presidentja Osmani shprehen se ky është fillimi i një fqinjësie të mirë falë takimeve të zhvilluara në Bruksel. DASH pret gjithshtu finalizimin e një marrëveshje të plotë dhe njohjen e ndërsjellë të vendeve. • Më herët, Vuçiç, tha se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat serbe. Ai kërkoi që nga ky vendim të përjashtohen serbët që jetojnë në Kosovë. • Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh. • Serbia ka kërkuar që këto targa të zëvendësohen me targat e mëhershme KS, që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por kjo është kundërshtuar nga kryeministri Kurti.

14 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Marrëveshja Kosovë- Serbi për dokumentet/ Mediat botërore jehonë lajmit, BBC: U zgjidh!

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi

KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi ditën e djeshme se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e letërnjoftimeve. Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Serbia do të heqin dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e letërnjoftimeve të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e letërnjoftimeve serbe”, ka shkruar Borrell në Twitter.

E kjo marrëveshje, midis Kosovës dhe Serbisë është raportuar nga mediet e shumta botërore. BBC shkroi se Serbia dhe Kosova kanë zgjidhur një mosmarrëveshje për lëvizjen e qytetarëve përtej kufijve të vendeve.

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi

Asociated Press shkruan se komentet e Joseph Borell vijnë pas një mori përpjekjesh diplomatike ndërkombëtare për të zbutur shqetësimet se problemet mund të përshkallëzohen më tej në mes të luftës në Ukrainë dhe lidhjeve të ngushta të Serbisë me Rusinë.

Për marrëveshjen e arritur mes dyja vendeve për çështjen e letërnjoftimeve kanë raportuar edhe Al Jazeera, Reuters e EuroNeës.

Kjo marrëveshje nënkupton se Serbia, pas 11 vjetësh, do të ndalë së lëshuari dokument për hyrje-dalje për shtetasit e Kosovës, kur ata hyjnë në territorin e saj. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mirëpritur marrëveshjen derisa tha se qytetarët e Kosovës do të kalojnë pa pengesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare.

3 VITE ME PARE

Marrëveshja Kurti-Vuçiç, DASH: Dialogu do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi
DASH

KOSOVË- Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumetat e identifikimit. Në përgjigjen për Ekspress thuhet se SHBA besojnë se të dy vendet nëpërmjet dialogut do të arrijnë te një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe do të zhbllokojë të ardhmen e tyre evropiane.

“Këto çështje po trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, të cilin Shtetet e Bashkuara e mbështesin. Ne besojmë se Dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet,”- thuhet në përgjigje.

Departamenti Amerikan i Shtetit shton se dialogu ka ndikuar shumë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërkohë, përderisa Dialogu ka atë fokus strategjik, ai gjithashtu është dëshmuar se është një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe shumë fleksibël për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve,”- vijon DASH.

Sipas tyre, deri në fund të muajit, bazuar në angazhimin e të dyja palëve dhe të emisarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ata do të gjejnë një mënyrë që ta vazhdojnë dialogun në mënyrë paqësore për të ecur përpara.

“Pra, pres që deri në fund të muajit, bazuar në angazhimet e të dyja palëve dhe në punën e palodhur të Përfaqësuesit Special për Bashkimin Evropian, të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara në mënyrë paqësore,”- ka theksuar zëdhënësi.

Sot, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet e identifikimit.

3 VITE ME PARE

Marrëveshja me Serbinë, Kurti: Erdhi pas bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shkruan se marrëveshja e arritur me Serbinë ka ardhur falë isedimeve parimore e të barabarta në Bruksel. Në një postim në Facebook, ai shton se tashmë qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë me dokumentet e identifikimit të tyre drejt Serbisë dhe se e njëjta gjë do të ndodhë edhe anasjelltas. Kurti i falenderon të gjithë për mbështetjen e durimin. 

Postimi i plotë:

Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit.
Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë.
Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

3 VITE ME PARE

VOA: Kosova dhe Serbia bien dakord për dokumentet e identifikimit

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi
Josep Borrell

KOSOVË- Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se Serbia dhe Kosova arritën një marrëveshje mbi lëvizjen e qytetarëve të të dyja vendeve.

“Kemi një marrëveshje. Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse - dalëse për bartësit e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i zbatojë ato për qytetarët nga Serbia”, shkroi zoti Borrell, duke e cilësuar këtë një zgjidhje evropiane.

Ai i përgëzoi udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për këtë marrëveshje e cila pasoi një periudhë tensionesh ndërmjet palëve pas vendimit të qeverisë së Kosovës që të zbatojë masat e reciprocitetit për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave.

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, falënderoi “të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe diplomacinë amerikane për përkushtimin e fuqishëm të tyre në mbështetjen e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi nw rrjetet sociale se “liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet”.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama e cilësoi lajm të bukur “zgjidhjen me dialog të çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”.

Marrëveshja pasoi një periudhë përpjekjesh diplomatike amerikane dhe evropiane për të shmangur tensionet në terren që shpërthyen më 31 korrik pas reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës, një veprim që zbatohet nga Beogradi për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi tash e mbi dhjetë vjet me radhë.

Qeveria e Kosovës vendosi me kërkesën amerikane të shtyjë zbatimin e vendimeve deri më 1 shtator.

Më herët të shtunën presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Beogradi mund të pranojë që qytetarët e Kosovës të lëvizin nëpër Serbi me dokumentet e tyre të identifikimit, por më një kusht, në vendkalimet kufitare duhet të vihet një shënim që shpjegon se kjo bëhet për arsye praktike dhe nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës. Por ai tha se çështja e targave është më e ndërlikuar dhe nuk ka shenja të ndonjë kompromisi me Kosovën.

Zoti Borrell shfaqi shpresën se palët do të përfshihen në mënyrë konstruktive në kërkim të një zgjidhjeje edhe për përdorimin e targave të makinave. Ai ritheksoi në një deklaratë se në kohën e luftës së Rusisë në Ukrainë, kontinentit evropian nuk i duhen probleme dhe tensione.

Marrë nga VOA

3 VITE ME PARE

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Presidenti Begaj: Vlerësim për dialogun që sjell rezultate

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë për dokumentet e identifikimit. Në një postim në rrjetet sociale, begaj shkruah se kjo marrëveshje lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë, në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Ai shpreh vlerësim për dialogun që sjell rezultate.

“Përshëndes marrëveshjen që lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë, në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Vlerësim për dialogun që sjell rezultate dhe mirenjohje për mbështetjen e BE & SHBA,”- shkruan Begaj.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Marrëveshja për dokumentet, Petkoviç: Mos e interpretoni si njohje të Kosovës

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi
Petar Petkoviç

KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ka një rëndësi vendimtare për serbët që jetojnë në Kosovë. Petkoviç thotë se se letërnjoftimet serbe janë ende aktive e se serbët e veriut dhe jugut mund të udhëtojnë me to pa pengesa. Dialogun e zhvilluar me Kosovën këto javët e fundit, Petkoviq po e cilëson si një betejë të vështirë diplomatike të zhvilluar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Ai theksoi se pala serbe pasditen e sotme është njoftuar janë marrë garancitë e BE-së se populli serb në Kosovë do të mund të lëvizë lirshëm me letërnjoftime serbe.

“Me të kemi arritur të sigurojmë paqe dhe stabilitet në zonën e Kosovës dhe të ruajmë kartat e identitetit serb për serbët në krahinën jugore, si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit. Prandaj mund të them se kemi të rëndësishme dhe lajm i rëndësishëm. Përkundër të gjitha pengesave dhe shantazheve, ne arritëm të ruanim dokumentet e identitetit serb për popullin tonë në krahinë dhe kështu e ruajtëm edhe prezencën e shtetit serb në atë zonë. Kjo do të thotë se çdo qytetar i Serbisë që jeton në Kosovë do të të jetë në gjendje të ketë një letërnjoftim serb për të lëvizur lirshëm. Çdo serb në jug dhe në veri të Ibrit, pa përjashtim, do të mund të jetojë, punojë, udhëtojë dhe kalojë kalimet administrative normalisht dhe pa probleme me kartën e identitetit serb. Dhe duke u nisur nga obligimi për respektimin e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes, e cila u nënshkrua nga ish-qeveria në Beograd në vitin 2011, dhe të cilën Prishtina u përpoq ta përdorë për heqjen e letërnjoftimeve serbe dhe rrjedhimisht, heqjen e shtetit të Serbisë me Republikën e Kosovës. Ne nuk e kemi lejuar këtë, sepse kemi arritur të ruajmë letërnjoftimet e lëshuara nga Republika e Serbisë për popullin serb që banon në Kosovë. Marrëveshja e sotme, e cila pranon dokumente personale kryesisht për arsye praktike të ndërsjellë të lirisë së lëvizjes, shoqërohet me tekstin e mohimit, i cili do të shfaqet në mënyrë të dukshme kudo, i cili thotë: Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina (Kosovë) bëhet ekskluzivisht për arsye praktike duke lehtësuar pozitën e individëve dhe duke mundësuar lirinë e lëvizjes, në përputhje me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes të arritur në Dialogun e vitit 2011, nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës, nuk paragjykon përcaktimi i statusit përfundimtar të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për t’u tërhequr nga Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Me këtë marrëveshje ne arritëm që njerëzve tanë që jetojnë në KIM të mos pajisen me ndonjë dokument me regjim vizash prej 90 ditësh, sepse serbët në KIM nuk do të jenë kurrë të huaj në tokën e tyre. Në periudhën në vijim presim domethënës sfidat në lidhje me targat serbe, por mund të konfirmoj se serbët nga Kosova nuk do të kenë asnjë problem me dokumentet serbe në vendkalimet administrative më 1 shtator. Megjithatë, Prishtina përfundimisht pranoi ekzistimin e dokumenteve të identitetit të lëshuara nga Republika e Serbia për popullin serb që jeton në Kosovë,”- thotë Petkoviç.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Osmani: Reciprocitet e barazi!

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë për dokumentet hyrëse-dalëse. Në një postim në Facebook, Osmani shkruan se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Osmani i ka falënderuar ShBA’të dhe Bashkimin Evropian për rolin e tyre mbështetës në dialog.

Postimi i plotë;

Reciprocitet e barazi.  Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet. Falënderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Meta: Dialogu do sjellë njohjen reciproke midis dy shteteve

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se vetëm nëpërmjet vijimit të dialogut të lehtësuar nga BE dhe SHBA mund të arrihet në një zgjidhje e qëndrueshme. Ai shton se duhet se në thelb duhet  të qëndrojë njohja reciproke midis dy shteteve.

“I mirëpritur dhe pozitiv lajmi i dhënë sot nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell sipas të cilit "Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe”. Partia e Lirisë beson se vetëm nëpërmjet vijimit të dialogut të lehtësuar nga BE dhe SHBA, si dhe respektimit të frymës dhe vlerave europiane mes Kosovës dhe Serbisë, mund të arrihet në një zgjidhje e qëndrueshme në thelb të së cilës duhet të qëndrojë njohja reciproke midis dy shteteve,”- shkruan Meta.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Berisha: Një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur!

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar një hap të rëndësishëm marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë për dokumentet e identifikimit. Në një postim në Facebook, Berisha thotë se  Partia Demokratike ka mbështetur pa lekundje zgjidhjen e këtij problemi të krijuar nga pala serbe mbi bazën e reciprocitetit dhe barazisë midis palëve. Berisha shton se uron që mbi bazën e parimeve te barazisë dhe reciprocitetit, parime universale në marrëdhëniet midis vendeve, Kosova dhe Serbia të zgjidhin me sukses problemet e tjera të medha midis dy vendeve.

Postimi i plotë:

Një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur! Të dashur miq, Kosova dhe Serbia ranë dakord për zgjidhjen e problemit të dokumentave bazuar mbi parimin e barazisë dhe reciprocitetit të kërkuar nga qeveria e Kosovës dmth njohjen respektive të dokumentave të njëra tjetrës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Partia Demokratike ka mbështetur pa lekundje zgjidhjen e këtij problemi të krijuar nga pala serbe mbi bazën e reciprocitetit dhe barazisë midis palëve. Me këtë rast, Partia Demokratike, duke vlerësuar lart kontributin e të deleguarve të veçantë per dialogun Kosovë-Serbi të BE dhe SHBA, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Eskobar, përshëndet arritjen e kësaj marrëveshje si një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe uron që mbi bazën e parimeve te barazisë dhe reciprocitetit, parime universale në marrëdhëniet midis vendeve, Kosova dhe Serbia të zgjidhin me sukses problemet e tjera të medha midis dy vendeve. Vetëm nje Ballkan i vendeve sovrane dhe te barabarta do mund të jetë një rajon paqe, stabiliteti dhe integrohet i sigurtë në BE dhe NATO! sb Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Rama: Lajm i bukur, çojeni dialogun në tjetër nivel

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën e Serbinë për marrëveshjen e arritur sot në lidhje me dokumentet e identifikimit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky dialog mes ketyre dy vendeve nuk duhet të mbetet me kaq, por duhet të avancojë në hapa të tjerë. Sipas Ramës, nuk duhet humbur kohë dhe energji për të arritur gjëra kaq të logjikshme si sot.

“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot,”- shkruan Rama.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Dokumentet Kosovë-Serbi, Grenell: Kurti i tha po marrëveshjes që kishte arritur Thaçi

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi
Richard Grenell, Albin Kurti dhe Hashim Thaçi

KOSOVË- Ish-i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka komentuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.

Grenell përmes një shkrimi në rrjetin social shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i tha ‘po’ marrëveshjes për të cilën ish-kryeministri Hashim Thaçi kishte rënë dakord vite më parë. Grenell shton se uron që Kurti të fillojë t’i zbatojë edhe marrëveshjet e mëparshme.

“Kështu që@albinkurti ka rënë dakord për diçka që @HashimThaciRKS ka rënë dakord vite më parë… Letërnjoftimet nga të dyja palët edhe një herë pranohen – por kësaj radhe Kurti thotë po. Ai po arrin – le të shpresojmë se do të fillojë të zbatojë edhe marrëveshjet e tjera të mëparshme,”- shkroi Grenell.

Më herët, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Marrëveshja Kosovë- Serbi, Lajçak: Faleminderit Escobar për diplomacinë amerikanë

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi
Miroslav Lajçak

KOSOVË- Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka falenderuar të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për marrëveshjen e arritur mes Kosovës e Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje për qytetarët e të dy vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Lajçak shkruan se e falënderon Escobarin për mbështetjen dhe angazhimin e diplomacisë amerikane në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Falenderoj Gabriel Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja,”- shkruan Lajcak.

Më herët, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Von Cramon: Uroj të gjendet një zgjidhje dhe për targat

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi
Viola Von Cramon

KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka përshendetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen e dokumenteve mes dy shteteve, në një postim në rrjetet sociale, Von Cramon shkruan se është e kënaqur të dëgjojë se është arritur një marrëveshje falë lidershipit europian dhe atij amerikan. Ajo shton gjithashtu se uron që të gjendet një zgjidhje për targat e që situate të shkojë drejt normalizimit.

“Ndihem e kënaqur të dëgjoj se është arritur një marrëveshje nën lidershipin europian dhe mbështetjen e qartë të Escobar (SHBA). Shpresojmë që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare të normalizimit,”- shkruan ajo.

Më herët, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

3 VITE ME PARE

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për dokumentet, Borrell: Sapo morëm garanci

Marrëveshja! Qytetarët udhëtojnë në Kosovë e Serbi
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

KOSOVË- Përfaqësuesi i Lartë i Politikës të Jashtme në Bashkimin Evropian Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakort për mjetet identifikuese. Në një statusn ë rrjetet sociale, Borrell shkruan se Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe. Serbët e Kosovës, si të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre,”- shkruan Borrell.

Përsa i përket dokumenteve për hyrje-dalje, Kosova është shprehur se është e gatshme të heqë dorë nga lëshimi i tyre, nëse edhe Serbia bën të njëjtën gjë. Më herët, Vuçiç, tha se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat serbe. Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh. Serbia ka kërkuar që këto targa të zëvendësohen me targat e mëhershme KS, që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por kjo është kundërshtuar nga kryeministri Kurti. 

kosove-serbi josep borrell albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion