LIVE UPDATES
Bota

Asambleja e Republikës Sërpska e tërheq nga debati ligjin për “agjentët e huaj”

Projektligji u fut në rendin e ditës në fillim të seancës së Kuvendit të RS-së më 22 maj, pavarësisht thirrjes me shkrim nga 46 organizata joqeveritare drejtuar deputetëve që të mos e votonin atë.

28 Maj 2024, 22:35 Nga r.ll
Asambleja e Republikës Sërpska e tërheq nga debati ligjin
foto ilustruese

BOSNJE HERCEGOVINE- Ligji për regjistrin e veçantë dhe publicitetin e punës së organizatave jofitimprurëse të Republikës Sërpska (RS), i njohur në publik si ligji për "agjentët e huaj", është tërhequr nga debati në Asamblenë Kombëtare të RS-së të martën vonë. Legjislacioni parashikonte mbikëqyrje të veçantë dhe mundësinë e ndalimit të punës për organizatat joqeveritare që financohen nga jashtë, ndalimin e aktiviteteve politike, nevojën për regjistrim shtesë dhe dorëzimin e raporteve financiare.

Ai përkufizonte si "agjentë të ndikimit të huaj" organizatat jofitimprurëse që ndihmojnë subjektet e huaja dhe që merren me veprime politike, ose aktivitete politike, të cilat ndikojnë në opinionin publik dhe ato që shkelin integritetin dhe Kushtetutën e Republikës Sërpska - entitetit të Bosnje e Hercegovinës. Ligji për “agjentët e huaj” u tërhoq me kërkesë të Qeverisë së RS-së dhe vendimi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i RS-së, Millosh Bukejlloviç. Nuk janë dhënë hollësi për arsyet e tërheqjes së këtij ligji.

Projektligji u fut në rendin e ditës në fillim të seancës së Kuvendit të RS-së më 22 maj, pavarësisht thirrjes me shkrim nga 46 organizata joqeveritare drejtuar deputetëve që të mos e votonin atë. Në të njëjtën ditë u mbajt një shfaqje me titullin “vdekje demokracisë”, gjatë së cilës përfaqësues të organizatave joqeveritare u përpoqën ta vënë në pah dëmin që do ta shkaktonte miratimi i projektligjit për “agjentët e huaj”.

Në një letër më 20 maj, Misioni i OSBE-së paralajmëroi gjithashtu se ligji për "agjentët e huaj" është në kundërshtim me kushtetutat e RS-së dhe Bosnje e Hercegovinës, dhe në shpërputhje me detyrimet ndërkombëtare të vendit për t'i respektuar të drejtat e njeriut.

Në seancën e 23 majit, Qeveria e RS-së e shqyrtoi një "propozim të opinionit" për ligjin për "agjentët e huaj", por nuk dha hollësi pas seancës. Këtë ligj e paraqiti më 2022 Millorad Dodik, presidenti prorus i Republikës Sërpska dhe udhëheqësi i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), i cili është nën sanksione nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe për veprime antikushtetuese.

Kuvendi Kombëtar i Republikës Sërpska miratoi draftin e këtij ligji më 28 shtator të vitit të kaluar, i cili u prit me një sërë kritikash nga publiku, sektori joqeveritar dhe organizatat ndërkombëtare. Hulumtimi i Radio Evropa e Lirë gjeti se ky ligj kishte ngjashmëri me ligjin rus për agjentët e huaj nga viti 2012.

Ambasada amerikane ka thënë më parë për Radion Evropa e Lirë se ky ligj është "represiv dhe jodemokratik", dhe se, nëse zbatohet, do të shkelte në mënyrë drastike të drejtat dhe liritë e njerëzve që jetojnë në Republikën Sërpska.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në Bosnjë e Hercegovinë kërkoi tërheqjen e këtij projektligji nga rendi i ditës së Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, sepse vetë ligji, siç thuhet nga OHR, "ka për qëllim të heshtë dhe të frikësojë civilët dhe organizatat e shoqërisë”./REL

asambleja e republikes serpska

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj