Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen.
VATIKAN- Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani. Vatikani njoftoi se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.
Në deklaratën që u lexua nga kardinali Kevin Farrell thuhet se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Më tej thuhet se Papa i mësoi të jetojnë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve.
Ati i Shenjtë ishte i pari papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit. Kohët e fundit shëndeti i tij u përkeqësua shumë si pasojë e pneumonisë, sëmundje që shënjoi jetën e tij që në moshën 21-vjecare, ku si pasojë e pneumonisë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku ju hoq pjesa e sipërme e mushkërisë së djathtë. Më poshtë janë të renditura disa nga thëniet e Atit të Shenjtë gjatë papatit të tij:
Disa thënie nga Papa Françesku:
“Askush nuk mund të rritet nëse nuk e pranon vogëlsinë e tij/saj”.
“Ki guximin të jesh plotësisht i/e lumtur”.
“Ne të gjithë kemi një Zot që është i aftë të qajë me ne dhe që është i aftë të ecë me ne edhe në momentet më të vështira të jetës”.
“Bota na thotë të kërkojmë sukses, fuqi dhe para. Zoti na thotë të kërkojmë përulësi, dashuri dhe t’u shërbejmë të tjerëve”.
“Le të mësojmë të jetojmë me mirësi, ta duam këdo, edhe kur të tjerët nuk na duan po njësoj”.
“Paqja është një dhuratë e çmuar, e cila duhet promovuar dhe mbrojtur. Asnjëherë dhuna nuk ka lindur prej paqes. Lufta prodhon luftë, paqja prodhon paqe”.
“Të kesh besim nuk do të thotë të mos kesh vështirësi, por të kesh fuqinë e duhur për t’i përballur këto vështirësi, duke ditur se nuk jemi të vetëm”.
“Për ta ndryshuar botën, duhet të sillemi mirë edhe me ata që nuk na e kthejnë mbrapsht mirësinë”.
“Zoti nuk lodhet duke na falur, jemi ne që lodhemi duke mos u lutur për faljen e Tij”.
“Shpresa hap orizonte të reja, duke na bërë të aftë të ëndërrojmë edhe atë që është e paimagjinueshme”.
Foto ilustruese SHBA- Ligjvënësit amerikanë i dërguan një letër dypartiake Departamentit të Shtetit, duke kërkuar t...
foto ilustruese VATIKAN- Nga Vatikani në Filipine, katolikët në mbarë botën po kalojnë të hënën e Pashkëv...
fotot ilustruese SHBA- Tregjet globale janë tronditur nga agjenda tregtare agresive e Trump, dhe pavarësisht premtimit të tij për nj&eu...
fotot ilustruese ARGJENTINË- Argjentina do të shpallë një javë zie për vdekjen e Papa Françeskut, tha të hën...
Foto ilustruese VATIKAN- Trupi i Papa Françeskut do të vendoset në nderim publik pasnesër më 23 prill dhe rituali do t...
Kevin Farrell VATIKAN- Vdekja e Papa Françeskut shënoi fillimin e një sërë procesesh që shkojnë vite më...
Biden dhe Trump SHBA- Ish-presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar së fundmi në lidhje lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françesku....
fotot ilustruese VATIKAN- Pas vdekjes së Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare, sytë e botës kato...
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar së fundmi në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Trump përme...
Rexhep Tajip Erdogan dhe Papa Francesku TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta t&e...