All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër Qeverinë për ndryshimet në projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave

I ashtuquajturi Projektligj për Komisionin e Pavarur të Mediave, është miratuar nga Qeveria më 27 dhjetor të vitit të kaluar, dhe është dërguar për miratim në Kuvendin e Kosovës.

1 Shkurt 2024, 15:18 Nga N.F
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë menjëherë prej ndryshimeve në projektligjin që parasheh rregullimin e mediave online. I ashtuquajturi Projektligj për Komisionin e Pavarur të Mediave, është miratuar nga Qeveria më 27 dhjetor të vitit të kaluar, dhe është dërguar për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Ky hap i ekzekutivit është konsideruar “përpjekje e re e Qeverisë aktuale që t'i sulmojë mediat".

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë se dokumenti i miratuar nga Qeveria është bërë publik në faqen e kryeministrisë, vetëm pas kërkesës për të pasur qasje në të. Ajo ka thënë që nëse këto ndryshime miratohen, do të ndryshojë në mënyrë radikale mënyra e rregullimit të mediave online që publikojnë video – prej vetërregullimit në rregullim shtetëror.

Sipas saj, ndryshimet detyrojnë mediat online që t’i nënshtrohen licencimit shtetëror.

“Secila media online, që dëshiron të publikojë video, do të duhej të aplikonte për leje te Komisioni i Pavarur për Media, nëse projektligji miratohet”, ka thënë ajo.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) - i themeluar në vitin 2005 - është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës. AGK-ja funksionon si shoqatë joprofitabile, ndërsa KMSHK-ja është trup vetërregullues.

Në vend të ndryshimeve, Qeverisë i është kërkuar të fuqizojë AGK-në, KMSHK-në dhe gjykatat, që të mund të bëjnë punën e tyre edhe më mirë. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar një koment prej Qeverisë së Kosovës pas këtyre reagimeve, por nuk ka marrë përgjigje. Kusari ka thënë se nuk qëndron arsyetimi i Qeverisë për ndryshimet, me qëllim të përafrimit të legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian, pasi, sipas saj, ndryshimet janë në kundërshtim me standardet e Këshillit të Evropës - ku synon të anëtarësohet Kosova.

Në mesin e ndryshimeve kryesore, ajo ka përmendur: Mes tjerash, parashihet që KPM-ja t’i ketë 11 anëtarë, nga shtatë sa i ka aktualisht.

“Iniciativa ligjore e Zyrës së Kryeministrit, është iniciativë për t’i kontrolluar mediat online përmes licencimit dhe është sulmi i radhës ndaj mediave”, ka vlerësuar Kusari.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka kërkuar që të vazhdohet me vetërregullim të mediave dhe të merret parasysh konteksti lokal i zhvillimit të mediave. Kryetari i KMSHK-së, Imer Mushkolaj, ka thënë se aktualisht në Kosovë ekzistojnë organizata dhe kornizë e mjaftueshme ligjore që të adresohen të gjitha shqetësimet për përmbajtjen në media.

Përgjatë konferencës, Kusari ka theksuar se nuk po bëhet thirrje që ligjet të mos harmonizohen me ato të BE-së. Ajo ka sqaruar se kur një direktivë e BE-së zbatohet në praktikë, merren parasysh rrethanat e atij shteti, prandaj edhe ekzistojnë modele të ndryshme.

Kusari është ndalur të rasti i Finlandës, duke treguar se kur ka nisur të zbatohet direktiva e bllokut evropian, Parlamenti dhe Qeveria kanë arritur pajtueshmëri që mediat online në tërësi të vetërregullohen, sepse ashtu ka funksionuar. Ata më pas e kanë njoftuar BE-në që nuk mund të bëjnë ndryshime në atë fushë, sepse për Finlandën, vetërregullimi ka qenë modeli ideal.

“Ne po e kërkojmë të njëjtën”, ka thënë mes tjerash ajo.

Marrë nga REL

kosove media projekligj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj