LIVE UPDATES
Bota

Asociacioni, Isa Mustafa: Ndërkombëtarët t'i bëjnë presion Vuçiç të pranojë marrëveshjen e 2015 që firmosi vetë

Mustafa tha se Vuçiç ka firmosur 7 vite më parë duke rënë dakord që asociacioni të krijohet vetëm ashtu siç e konstaton Gjykata Kushtetuese. 

28 Nëntor 2022, 21:34 Nga I.A
Asociacioni, Isa Mustafa: Ndërkombëtarët t'i bëjnë
Isa Mustafa

TIRANË- Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se presidenti serb duhet të pranojë marrëveshjet e vitit 2015 me Kosovën, për themelimin e asociacionit të komunave serbe.  I ftuar nw emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Mustafa tha se Vuçiç ka firmosur 7 vite më parë duke rënë dakord që asociacioni të krijohet vetëm ashtu siç e konstaton Gjykata Kushtetuese. 

Mustafa thekson gjithashtu se rol në këtë mes duhet të kenë ndërkombëtarët të cilët duhet të imponojnë presidentin serb që të pranojë marrëveshjen që ka firmosur vetë. 

Pjesë nga intervista:

Peka: Pra nëse ata shtojnë kërkesat dhe lëshojnë institucionet e Kosovës. Çfarë duhet të bëhet, cila është zgjidhja nëse serbët nuk pranojnë të marrin pjesë në institucione. Ata mund ta bëjnë kurdo herë. Rasti konkret të paktën kishte një të mirë. Tregoi për faktorin ndërkombëtar atë që pretendohej nga klasa politike kosovare, që serbët e Kosovës nuk i nënshtrohen dhe komandohen nga ligjet e Kosovës, por nga Beogradi. Ikja dhe kthimi i tyre tregoi se Vuçiç ka kontroll total mbi serbët e Kosovës në institucione. Ata nesër mund të thonë prap, se ne po ikim se duam më shumë. Çfarë duhet të bëjmë, se për hir të asaj se ata duhet të jenë në institucionet duhet të japim më shumë.

Mustafa: Unë mendoj se ajo që është arritur veçmas në vitin 2015 me dokumentin për parimet themelore për asociacionin është se Vuçiç e ka nënshkruar në atë dokument se dekreti i qeverisë bashkë me statutin paraprakisht i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim. Dhe Vuçiç e ka nënshkruar se, asociacioni themelohet vetëm ashtu siç e konstaton gjykata. Unë mendoj se në këtë rast ka hapësirë të mjaftueshme që faktori ndërkombëtar që është ndërmjetësuesi i këtij procesi dialogu, të bëjë presion jo te serbët në veri, se ne skemi problem me serbët në veri, por me Serbinë dhe të bëjë presione te Serbia dhe Vuçiç që ai të pranojë atë që ka nënshkruar. Në vitin 2015 është arritur mjaft shumë me faktin se Serbia e ka pranuar Gjykatën Kushtetuese si arbitër përfundimtar të asociacionit. Marrëveshja e vitit 2013, është marrëveshje që nuk dihej se si mund të përfundojë. Por në vitin 2015 ne kemi arritur që të vendosim që Gjykata Kushtetuese do të jetë vendimtare.

Peka: Ju po thoni se ka firmë të Aleksandër Vuçiç i cili pranon se kornizën kushtetuese të zajdenicës e vendos Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Mustafa: Është pika e dytë e dokumentit që është nënshkruar në vitin 2015.

Peka: Çfarë e pengon Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, ta formësojë zajednicën. Se për të qenë korrekt, Kosova nëse do të mbijetojë si shtet dhe urojmë të mbijetojë gjithë jetën, do të mbijetojë si demokraci, sepse perëndimi nuk investohet në një shtet jo demokratik, sidomos në një shtet të ri, me problematikin më fqinjët. Demokraci që ndalon shoqatat, nuk ka. Në këtë kontekst çfarë e pengon Gjykatën Kushtetuese të veprojë mbi palët dhe ta kornizojë në aspektin kushtetues zajdenicën.

Mustafa: Janë disa procedura paraprake që duhet të ndodhin, para se të vijë dokumenti në Gjykatën Kushtetuese.

Peka: Gjykata Kushtetuese e ka një dokument të cilin e ka korrektuar në një farë forme, dokumentin tuaj?

Mustafa: Tani, mbi bazën e atij dokumenti, duhet një grup menaxhues, siç e parashikon marrëveshja, i cili do ta hartojë draftin e parë të statutit të asociacionit. Dhe në grup menaxhues parashikohet të jenë nga 4 komunat e veriut. Problemi është se në këtë situatë nuk kemi as komunat e veriut, asnjë kuvend komunal, asnjë kryetar të komunës, e nuk kemi struktura që udhëheqin në veri. Udhëheqja e Kosovës, nëse futet në debat, duhet të zgjidhë çështjen se kush do të jetë subjekti i cili do ta formulojë.

Peka: Pse jeni i bindur se Vuçiç i qëndron firmës së tij. Sepse ka marrëveshje pa fund që serbët nuk i zbatojnë. Është marrëveshja për targat, e firmosur jo në kohën e Kurtit, i cili thjeshtë po kërkon të zbatojë një marrëveshje të dakorduar nga të gjitha palët. Dhe vetëm për këtë gjë ata largohen nga institucionet. Çfarë duhet të bëjë sipas jush qeveria e Kosovës? Të mos i zbatojë marrëveshjet e arritura dhe që kanë edhe firmën e palës serbe.

Mustafa: Jo ne kemi shumë marrëveshje tani, janë rreth 10-15 marrëveshje.

isa mustafa aleksander vucic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj