All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Assad mirëpritet në Samitin arab, pas disa vitesh izolimi

Mohammed bin Salman e ka përsëritur se shteti i tij mbështet uljen e tensioneve në Ukrainë, dhe është i gatshëm të ndërmjetësojë gjetjen e zgjidhjes për krizën.

19 Maj 2023, 16:17 Nga k.m.
Assad mirëpritet në Samitin arab, pas disa vitesh izolimi
Presidenti sirian, Bashar al-Assad
All - Paragraf - 1

Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka marrë pjesë të premten në Samitin vjetor arab, për herë të parë, prej kur është përjashtuar nga grupi, më shumë se një dekadë më parë. Në këtë samit është duke marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky. Duke folur në një konferencë për media, në qytetin Xhedah të Arabisë Saudite, Zelenskyy ka thënë se njerëzit e tij nuk e kanë zgjedhur luftën me Rusinë, dhe i ka akuzuar disa vende në botën arabe për “mbyllje të syve”.

“Ne jemi duke larguar pushtuesit nga toka jonë… ne nuk do të dorëzohemi ndaj të huajve apo pushtuesve,”- ka shtuar ai.

“Edhe nëse ka njerëz këtu, në këtë samit, që kanë qasje ndryshe për luftën në tokën tonë, duke e quajtur konflikt, jam i sigurt se ne të gjithë mund të bashkohemi për të ruajtur njerëzit nga kafazet e burgjeve ruse,”- u ka thënë Zelensky liderëve arabë, disa prej të cilëve kanë aleancë me Rusinë.

Në hapje të samitit, princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman e ka përsëritur se shteti i tij mbështet uljen e tensioneve në Ukrainë, dhe është i gatshëm të ndërmjetësojë gjetjen e zgjidhjes për krizën. Zelenskyy ka thënë se Arabia Saudite “luan rol të rëndësishëm dhe ne jemi të gatshëm të çojmë bashkëpunimin në nivel tjetër”.

Assad, në anën tjetër, ka thënë se shpreson që kjo ngjarje do të ndihmojë në krijimin e një faze të re të solidaritetit arab.

“Ne e kemi në dorë një mundësi historike të rikrijimit të lidhjeve tona, larg ndërhyrjeve të jashtme”, ka thënë ai.

Vetë princi Mohammed, është parë duke e pritur me ngrohtësi Assadin në konferencë. Pjesëmarrja e tij vjen gati dy javë pasi Liga Arabe ka vendosur të rikthejë Sirinë si anëtare, pas suspendimit të saj 11 vjet më parë. Për Assadin, i cili dikur është akuzuar për krime lufte dhe përdorim të armëve kimike, ftesa në Xhedah shënon sukses të madh. Qindra njerëz kanë dalë nëpër rrugë, në veriperëndim të Sirisë - zonën e vetme të drejtuar nga rebelët në këtë shtet - për të protestuar rikthimin e Qeverisë siriane në Ligën Arabe, kanë thënë disa aktivistë lokalë.

Siria është përjashtuar nga blloku arab prej 22-anëtarësh, në nëntor të vitit 2011, në shenjë proteste ndaj përdorimit të forcës ushtarake nga ana e Qeverisë, për të shtypur protestat pro-demokracisë. Si pasojë e shtypjes, Siria më pas është përfshirë në luftë civile.

Në Perëndim, mundësia e diskutimeve me udhëheqësin sirian, është ende jashtë tavolinës./REL

bashar al-assad

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj