LIVE UPDATES
Bota

Aventura të përbashkëta

Pas një investimi prej 13 miliardë dollarësh, tashmë Microsoft po integron modelet e Inteligjencës Artificiale të kompanisë OpenAI, në produktet e tij konsumatore.

2 Qershor 2024, 08:06 Nga I.A

Aventura të përbashkëta

SHBA- Asnjë kompani nuk është e veçuar, si një ishull. Të gjitha lidhin kontrata dhe garojnë me firmat e tjera. Anasjelltas, kur drejtuesit vendosin se një marrëdhënie do të përmirësohej nëse një palë do të merrte përgjegjësi të plotë mbi tjetrën, atëherë një kompani mund të blejë një tjetër, për shembull, kompania gjigante BHP, me vlerë 150 miliardë dollarë, propozoi për të blerë rivalin prej 35 miliardë dollarësh, Anglo American, më 24 prill.

Sidoqoftë, përveç detyrimeve kontraktuale dhe blerjes së plotë, ka shumë mënyra të tjera sesi firmat mund të ndërthurin kapitalin, njohuritë ose burimet e tyre, pa u lidhur plotësisht me njëra-tjetrën.

Marrëveshje të tilla të ndërmjetme po bëhen gjithnjë e më të përhapura, duke filluar nga fusha e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, e deri te prodhimi i makinave dhe energjia.

Ndërsa blerjet e korporatave mbetën në vendnumëro në vitin 2023, pavarësisht disa bashkimeve të mëdha, numri i sipërmarrjeve të përbashkëta dhe marrëveshjeve, u rrit me 40%, sipas shoqërisë këshillimore Ankura.

Këto lloj marrëveshjesh janë veçanërisht të përhapura në fusha ku po ndodhin ndryshime të shpejta teknologjike dhe ku ndërhyjnë politikat proteksioniste, që kohët e fundit kanë filluar të zbatohen si nga shtetet e pasura, edhe nga ato të varfra.

Ndërsa pengesat tregtare po rriten gjithnjë e më tepër, normat e larta të interesit vazhdojnë të ushtrojnë efekt negativ dhe ndërsa rregullatorët po përpiqen të frenojnë blerjet e kompanive të mëdha, marrëveshje të tilla të ndërmjetme po bëhen mënyra kryesore për të zgjeruar një perandori biznesi, siç tregojnë edhe veprimet e fundit të kompanive si Disney, Ford dhe Microsoft.

Mund ta quajmë këtë, epokën e “bashkimeve thuajse të plota” ose “pothuajse bashkimeve”. 

Kur qëllimi i bashkëpunimit është i qartë, kompanitë shpesh vendosin të ndajnë pronësinë e një entiteti të veçantë, nëpërmjet një sipërmarrjeje të përbashkët.

Për shembull, në shkurt, kompania Disney njoftoi se do të hapë një shërbim të ri të transmetimit të eventeve sportive, që bashkon rrjetin e saj ESPN, me përmbajtjen televizive të dy kompanive rivale, Fox dhe Warner Bros Discovery.

Disa javë më vonë, ajo bëri një lëvizje të ngjashme në Indi, duke bashkuar forcat me kompaninë Reliance, një konglomerat gjigant indian, me të cilin lidhi një marrëveshje me vlerë 8.5 miliardë dollarë.

Nisma të tjera janë disi më të ndërlikuara. Kompania Microsoft ka bërë bashkëpunime me disa nga prodhuesit më të njohur në botë të modeleve të Inteligjencës Artificiale: si kompania OpenAI me seli në San Francisko; Mistral me seli në Paris dhe këtë muaj, kompania G42 me seli në Abu Dhabi.

Investimet i japin kompanisë teknologjike më të vlefshme në botë, Microsoft, një pakicë aksionesh te kompanitë Mistral dhe G42. Pasi mbështeti OpenAI me 13 miliardë dollarë, Microsoft tashmë ka një interes jokontrollues në filialin fitimprurës të kompanisë OpenAI, prodhuesit të aplikacionit të njohur ChatGPT.

Në shkurt, prodhuesi amerikan i makinave Ford, bashkoi forcat me kompaninë CATL, një gjigant kinez i baterive, për të ndërtuar në Miçigan një fabrikë baterish, me vlerë 3.5 miliardë dollarë.

Sipas kushteve, kompania CATL do të mundësojë njohuritë për ndërtimin, nëpërmjet një marrëveshjeje licencimi, por nuk do të zotërojë vetë aksione në këtë projekt.

Nga ana tjetër, nëse ByteDance, kompania kineze mëmë e aplikacionit TikTok, e shet aplikacionin e saj në vend që të mbyllë dyqanet në Amerikë, siç kërkon një ligj i ri, atëherë TikTok mund të përfundojë në duart e një konsorciumi kompanish perëndimore.

Këto të ashtuquajtura “pothuajse bashkime” nuk janë aspak një ide e re. Firmat kanë bashkuar prej kohësh forcat e tyre, për të përballuar kostot e projekteve, teknologjive të reja dhe për të plotësuar kërkesat e qeverive që janë të fiksuara me prodhimin.

Për shembull, këtë vit, kompania franceze Renault dhe kompania japoneze Nissan do të festojnë një çerekshekulli të aleancës më të madhe të prodhimit të makinave, së cilës në vitin 2016, iu bashkua edhe kompania japoneze Mitsubishi.

Kompania amerikane CFM International, në bashkëpronësi të gjigantit industrial amerikan GE Aerospace, dhe kompania franceze e Inteligjencës Artificiale Safran kanë prodhuar së bashku motorë avionësh, që nga vitet 1970.

Melissa Schilling, nga Universiteti i Nju Jorkut, vëren se në vitet 1990, këto dy kompani u përpoqën të krijonin bashkëpunim për të përfituar sa më shumë nga teknologjia më e re e asaj kohe, interneti.

Vendet në zhvillim, duke përfshirë Kinën, shpesh i kanë detyruar kompanitë e huaja që kërkojnë të përfitojnë nga fuqia e lirë e punës dhe tregjet e gjera kineze, për të ndarë teknologjinë e tyre, nëpërmjet sipërmarrjeve të përbashkëta me ortakët vendas.

Bota e sotme më e ndërlikuar, po çon edhe në ligje rregullatore më të ndërlikuara. Një pikë e nxehtë është sërish prodhimi i makinave. Industria po zhvendoset nga motorët me djegie të brendshme, në automjetet elektrike dhe është përhapur frika e deindustrializimit, pasi firmat kineze po mbizotërojnë tregun.

Në tetor, kompania Stellantis, e formuar nga bashkimi në vitin 2021 midis Fiat Chrysler dhe Psa Group, zotëruesit e firmave Peugeot dhe Citroën, njoftoi blerjen e 20% të kompanisë Leapmotor dhe krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët për të ndërtuar dhe për të shitur automjetet elektrike të firmës kineze jashtë vendit.

(Aksioneri më i madh i Stellantis zotëron kompaninë mëmë të gazetës The Economist.)

Muajin tjetër, kompanitë Renault dhe Nissan ratifikuan një marrëveshje të re, më të lirë dhe me më shumë barazi në zotërimin e aksioneve. Në mars, kompania Nissan dhe Honda, një rival tjetër japonez, thanë se po mendonin të lidhnin së bashku një marrëveshje të re strategjike për të ndërtuar automjete elektrike.

Shumë nga sipërmarrjet e reja të prodhimit të makinave nuk kanë të bëjnë tamam me prodhimin e makinave, ose të paktën, jo drejtpërdrejt.

Vitin e kaluar, kompania Stellantis bleu gati 20% të firmës së vogël minerare McEwen Copper, si pjesë e një marrëveshjeje (e cila përfshin edhe gjigantin e minierave Rio Tinto) për të nxjerrë bakër në Argjentinë.

Ky metal i nxjerrë, mund të dërgohet më pas në Kokomo, Indiana, ku kompania Stellantis zotëron 49% të dy fabrikave të baterive që po ndërtohen në bashkëpunim me kompaninë koreanojugore të baterive, Samsung SDI, që është pjesërisht në pronësi të gjigantit elektronik me të njëjtin emër.

Kompania Stellantis është gjithashtu pjesë e IONNA-s, një sipërmarrje e përbashkët midis shtatë prodhuesve të makinave, që ka në plan të ndërtojë 30,000 stacione karikimi në Amerikë.

Titanët dixhitalë po ndërtojnë rrjete të ngjashme të ndërlikuara bashkëpunimi.

Ndryshe nga marrëveshjet midis prodhuesve të makinave, ku arsyeja kryesore është shpërndarja e kostove, marrëveshjet e Inteligjencës Artificiale kanë të bëjnë më tepër me faktin se zyrtarët e ligjeve antitrust janë të bindur se kompanitë e mëdha teknologjike, janë tashmë mjaftueshëm të mëdha dhe nuk duhen lejuar të zgjerohen më tepër.

Në mars, Amazon tha se kishte investuar 4 miliardë dollarë në firmën Anthropic, duke siguruar qasje në modelin Claude 3 të firmës së Inteligjencës Artificiale për klientët e vet dhe duke e kurorëzuar veten si “ofruesi kryesor i cloud-eve kompjuterike”.

Kompania Alphabet i ka premtuar Anthropic deri në 2 miliardë dollarë dhe ka bërë të ditur se firma startup përdor infrastrukturën cloud të Alphabet.

Kompania më ambicioze në fushën e Inteligjencës Artificiale, Microsoft është mjaft e vetëdijshme për rreziqet që sjell burokracia.

U deshën thuajse dy vjet për të blerë zhvilluesin e videolojërave Activision Blizzard dhe marrëveshja për pak sa u rrëzua. Microsoft fillimisht filloi të punojë me kompaninë e Inteligjencës Artificiale OpenAI, në vitin 2016.

Pas një investimi prej 13 miliardë dollarësh, tashmë Microsoft po integron modelet e Inteligjencës Artificiale të kompanisë OpenAI, në produktet e tij konsumatore.

Pas disa trazirave në firmën OpenAI, që çuan në shkarkimin dhe ripunësimin e shpejtë të drejtuesit të saj Sam Altman, tashmë Microsoft po ndjek sërish me ngulm ambiciet e veta në fushën e inteligjencës artificiale.

Investimi prej 16 milionë dollarësh i Microsoft në firmën franceze Mistral, i shpallur në shkurt, mund të jetë i vogël, por e ndihmon Microsoft që të përfshijë edhe Francën në orbitën e tij, si një superfuqi e Inteligjencës Artificiale.

Në mars, bota e teknologjisë u shtang nga një tjetër marrëveshje edhe më krijuese e tipit “pajtim pa marrëveshje”, ku punonjësit e vjetër në kompaninë e Inteligjencës Artificiale Inflection AI, kaluan në kompaninë Microsoft.

Thuhet se investitorët e tjerë të kësaj firme startup do të kompensohen nga një marrëveshje e pazakontë licencimi.

(Një nga themeluesit e kompanosë Inflection, i cili gjithashtu u zhvendos në kompaninë Microsoft, është pjesë e bordit të korporatës mëmë të The Economist.) Transaksioni prej 1.5 miliardë dollarësh i kompanisë Microsoft në grupin teknologjik arab G42 mbështetet në një bashkëpunim të ngushtë, të lidhur edhe me diplomacinë politike.

Kjo për shkak se marrëveshja shpresohet që do t’i hapë rrugën një bashkëpunimi më të ngushtë në fushën e Inteligjencës Artificiale, midis qeverisë amerikane dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Është e vështirë që të parashikohet suksesi i valës së këtyre të ashtuquajturave “pothuajse-marrëveshje”. Edhe pse bashkëpunime të tilla u bëjnë bisht rregullatorëve më lehtë sesa marrëveshjet për blerjen e kompanive, ato ende mund të ngecin.

Për shembull, vitin e kaluar, kompanitë American Airlines dhe JetBlue, i dhanë fund marrëveshjes së tyre në Nju Jork, pasi u paditën nga Departamenti i Drejtësisë.

Sipërmarrja e re sportive e kompanisë Disney po analizohet nga afër nga arbitrat e ligjeve antitrust. Në fillim të këtij viti, Komisioni Federal i Tregtisë, hapi një hetim mbi marrëveshjet e kompanive që kishin të bënin me Inteligjencën Artificiale. Rregullatorët europianë dhe britanikë po bëjnë përpjekje të ngjashme.

Marrëveshjet ndërkufitare në veçanti po ecin në një rrugë shumë të ngushtë. Bashkimi i kompanive në ekonomitë në zhvillim ka pasur gjithmonë nevojë për një menaxhim të kujdesshëm, në mënyrë që vendasit me lidhje politike, të mos kthehen kundër ortakëve të huaj ose për të parandaluar që një juridiksion i tërë të bëhet i painvestueshëm. Largimi nga tregjet e lira të Perëndimit e ka bërë globale këtë pasiguri politike.

Elasticiteti i natyrshëm që ekziston në një bashkëpunim ose sipërmarrje të përbashkët, por që nuk arrin në një blerje të plotë, mund t’i bëjë struktura të tilla më të pranueshme politikisht.

Por edhe transaksionet e krijuara enkas për të shmangur pengesat, mund të vihen nën shqyrtim. Për shembull, edhe pse bashkëpunimi i kompanisë CATL me Ford nuk përfshin një investim në kapital nga firma kineze, kjo nuk i ka ndaluar ligjvënësit amerikanë që të bëjnë thirrje për një shqyrtim të ngushtë të marrëveshjes.

Ndoshta kërcënimi më i madh për bashkëpunimet e reja, janë vetë ortakët. Përafrimi i interesave të kompanive është diçka e ndërlikuar.

Të dhënat e rëndësishme të këtyre “pothuajse bashkimeve” të kompanive, mbahen të fshehta, duke i lënë aksionerët të painformuar mirë mbi ato për të cilat kanë rënë dakord në të vërtetë shefat e kompanive.

Zënkat janë shumë të përhapura. Në mars, një gjykatës amerikan vendosi që kompania Walmart mund t’i jepte fund bashkëpunimit së saj me Capital One, pasi zinxhiri i supermarketeve dhe ofruesi i kartave të kreditit, kundërshtuan kushtet e marrëveshjes së tyre.

Një lojë me rrezik e kohëve të fundit e ka lënë industrinë e naftës në majë të gjembave. ExxonMobil po lufton me Hess, një rival më të vogël, për atë që duhet të ndodhë me sipërmarrjet e tyre të përbashkëta në Guajana, në rast se kompania Hess shitet tek Chevron, rivali i madh amerikan i ExxonMobil.

Ngadalësimi global i shitjeve të makinave do të ndikojë në ndërtimet e reja të prodhuesve të makinave (Ford tashmë ka zvogëluar planet për fabrikën e baterive në Michigan).

Duke qenë një teknologji e re, Inteligjenca Artificiale ngre pyetje të reja për çështje si siguria ose të drejtat e autorit, të cilat mund të mos jenë të përshtatshme për një vendimmarrje të përbashkët. Marrëveshjet e tipit “pothuajse bashkime” do të vazhdojnë të lidhen në të ardhmen. Dhe shumë prej tyre mund të jenë “pothuajse të suksesshme”.

Marrë nga Monitor.al

anglo american bhp

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë