LIVE UPDATES
Bota

Azilkërkuesit në SHBA gjejnë strehë në kisha, pastorja: Vitin e kaluar kemi ndihmuar rreth një mijë emigrantë që të gjejnë strehë

Jan Bolerjack është pastorja e Kishës Metodiste në ‘Riverton Park’ në qytezën Tukwila, që gjendet në periferi të qytetit Seattle. Vitin e fundit, kisha ka ndihmuar rreth një mijë emigrantë që të gjejnë strehë, ushqim dhe veshmbathje.

10 Mars 2024, 17:24 Nga N.F
Azilkërkuesit në SHBA gjejnë strehë në kisha, pastorja:
Pamje nga kisha

SHBA- Numri i emigrantëve që kalojnë çdo ditë kufirin dhe futen në Shtetet e Bashkuara ka rënë që nga dhjetori. Megjithatë, komunitetet lokale ende po përpiqen që të ofrojnë strehë dhe burime të tjera për emigrantët e shumtë. Kamerat e Zërit të Amerikës na çojnë në qytezën Tukwila të shtetit të Uashingtonit, ku një kishë e vogël është bërë strehë për qindra emigrantë nga Afrika dhe Amerika Latine.

Jan Bolerjack është pastorja e Kishës Metodiste në ‘Riverton Park’ në qytezën Tukwila, që gjendet në periferi të qytetit Seattle. Vitin e fundit, kisha ka ndihmuar rreth një mijë emigrantë që të gjejnë strehë, ushqim dhe veshmbathje.

“Në një farë mënyre, ky vend është reklamuar në të gjithë vendin dhe rajonet kufitare se është vendi ku duhet të shkosh. Megjithatë, ndjehem e turpëruar kur ata mbërrijnë këtu, dhe ne duhet t’u themi jo. Ata duhet të flenë në tenda të lagura”, thotë për Zërin e Amerikës pastorja Jan Bolerjack.

Donatorë nga mbarë vendi i ndihmuan përpjekjet fillestare të kishës kur ajo hapi dyert për emigrantët. Pastorja thotë se burimet e kufizuara tani po shterohen nga shtimi me rreth 25 azilkërkues të rinj në javë.

“E gjithë dyshemeja është e shtruar me dyshekë për njerëzit që kalojnë natën në kishë. Plaçkat e tyre ndodhen në anë të dhomës. Nuk kemi mundësi të tjera”, thotë pastorja Bolerjack.

Jeremiah Lefau thotë se u largua nga Angola me gruan dhe fëmijët e tij në dhjetor të vitit 2022.

“Kur mbërrita në Shtetet e Bashkuara, nuk kisha se ku të shkoja. Ata më mbrojtën dhe më ushqyen”.

Ndryshe nga refugjatët, të cilët mund të marrin ndihma përmes programeve të caktuara, azilkërkuesit mund të mbeten të pastrehë dhe pa mbështetje ekonomike deri në miratimin e lejes së punës nga organet e emigracionit. Pastorja thotë se vitin e kaluar, vetëm një individ i strehuar në kishën e saj ishte pajisur me leje pune.

“Ata nuk kanë dokumente identifikimi, por vetëm dokumentet që kanë marrë në kufi për të aplikuar për azil. Disa strehimore nuk i pranojnë individët pa dokumente identifikimi. Ende ka shumë njerëz që flenë në rrugë, pa numëruar rreth 14,000 të tjerë që flenë në rrugët e qytezës sonë”, tregon pastorja.

Me ardhjen e temperaturave të acarta, donacionet dhe financimet nga agjencitë lokale dhe shtetërore ndihmuan që qindra azilkërkues që flinin në tenda të vendoseshin në hotele. Ligjvënësja Mia Gregerson po punon për hartimin e një projektligji që synon fuqizimin e zyrës lokale për refugjatët dhe emigrantët për një përgjigje më të koordinuar ndihme.

"Tukwila, edhe pse është një qytezë tejet e vogël, po bën gjithçka për të ndihmuar. Por ka shumë pasiguri. Çfarë do të bëjmë kur të mbarojnë fondet? Ideja është që zyra për ndihmën e imigrantëve të sigurojë fonde, t’i përdorë ato për nevojat ligjore të azilkërkuesve, për arsimimin e tyre, transportin dhe strehimin”, thotë ligjvënësja e shtetit Uashington.

Guvernatori Jay Inslee po u kërkon ligjvënësve më shumë se 8 milionë dollarë fonde shtesë për buxhetin e shtetit, me qëllim mbështetjen e atyre që nuk kualifikohen për programet federale për refugjatët. Ndërkohë, administrata e Presidentit Biden po kërkon miratimin e masave për të ulur numrin e azilkërkuesve që mund të futen në Shtetet e Bashkuara.

Marrë nga VOA

shba azilkerkues kisha emigrante

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj