LIVE UPDATES
Bota

Ballkani i Hapur/ Enver Hoxhaj: Kosova duhet të jetë pjesë e saj me simbole shtetërore

Sipas mendimit të tij, kryeministri Kurti nuk po udhëheq një politikë të mirëmenduar rajonale duke vepruar në kundërshtim me atë që paraardhësi i tij nënshkroi në një marrëveshje në Uashington nën kujdesin e presidentit amerikan Donald Trump në shtator 2020, kur Kosova u zotua fillimisht t’i bashkohej nismës e quajtur “Mini-Shengen”.

20 Korrik 2022, 15:35 Nga d.a.
Ballkani i Hapur/ Enver Hoxhaj: Kosova duhet të jetë pjesë e saj
Enver Hoxhaj

KOSOVË- Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës thotë për Balkan Insight se ai do të favorizonte pjesëmarrjen e Kosovës në nismën e Ballkanit të Hapur, në një nismë e cila mund të jetë jopopullore në disa qarqe, duke pasur parasysh rezistencën e qeverisë së Kosovës dhe hezitimin e partive opozitare për nismën rajonale të tregtisë së lirë të nisur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, me Malin e Zi në prag të bashkimit me to.

“Ballkani i Hapur është një organ joformal i vendeve që mund të bashkëpunojnë ose të mos bashkëpunojnë për çështje të caktuara. Nuk ka Sekretariat, statut dhe asnjë procedurë. Është më shumë pasojë e dështimit të Bashkimit Evropian për të shtyrë përpara zgjerimin në rajon”, thotë ai.

Sipas mendimit të tij, kryeministri Kurti nuk po udhëheq një politikë të mirëmenduar rajonale duke vepruar në kundërshtim me atë që paraardhësi i tij nënshkroi në një marrëveshje në Uashington nën kujdesin e presidentit amerikan Donald Trump në shtator 2020, kur Kosova u zotua fillimisht t’i bashkohej nismës e quajtur “Mini-Shengen”.

“Nëse do të isha në pozicionin [për ta bërë këtë], do të dëshiroja të merrja pjesë

dhe të përballesha me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, vende që e kanë njohur Kosovën, me dilemën se si do të uleshim të gjithë në tavolinë: me flamuj, etiketa emrash apo çfarë. Kjo do të krijonte një momentum të ri për Kosovën për të ndjekur një politikë gjithëpërfshirëse rajonale dhe do të tregonte se ne nuk jemi problemi, por problemi është te Serbia”, thotë Hoxhaj.

“Ajo që po dëgjoj nga kryeministri Kurti dhe rrethi i tij deri më tani është një narrativë e populizmit që e detyron vendin të jetojë në të kaluarën”, shtoi ai.

“Kurti dhe qeveria e tij, me politikën rajonale që po ndjekin, po e dëmtojnë Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe ne po paguajmë një çmim të lartë. Po kalojmë një periudhë izolimi”, thotë ai.

Sipas Hoxhajt, harta politike e Ballkanit nuk mund të ribëhet.

“Kufijtë, sovranitetet dhe shtetet janë entitete të përhershme dhe askush nuk mund ta kthejë orën e historisë prapa dhe, sipas meje, Serbia bën një gabim të madh nëse e lexon shpalljen e pavarësisë së Kosovës si vetëm një kapitull të ri në konfrontimin mes serbëve dhe shqiptarëve. thotë ai.

“Kosova dhe i gjithë Ballkani Perëndimor janë me fat që janë pjesë e një gjeografie të re evropiane në të cilën jemi brenda zonës së sigurisë dhe stabilitetit të NATO-s dhe BE-së. Kjo zonë fillon nga Balltiku dhe shkon deri në Poloni, Hungari, Rumani, Bullgari dhe Greqi dhe është një zonë ku paqja është e përhershme dhe lufta është e paimagjinueshme”, përfundoi ai./BIRN/

enver hoxhaj ballkani i hapur

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj