Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Türk tha se situata ishte përtej e paqëndrueshme.
HAIT- Udhëheqësi i bandës që qëndron pas dhunës që goditi kryeqytetin Haitian ka paralajmëruar se do të ketë një luftë civile nëse kryeministri i Haitit, Ariel Henry, nuk jep dorëheqjen. Jimmy Barbecue Chérizier bëri kërcënimin teksa anëtarët e bandës së tij u përpoqën të kapnin në aeroportin e kryeqytetit Henryn. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Türk tha se situata ishte përtej e paqëndrueshme.
Grupet e ndihmës thonë se rreth 15,000 njerëz, mes tyre shumë fëmijë të vegjël, janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre javët e fundit. Türk tha se që nga fillimi i vitit, 1193 njerëz janë vrarë dhe 692 të tjerë janë plagosur nga dhuna e bandave. Ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të veprojë me shpejtësi dhe vendosmëri për të parandaluar rënien e mëtejshme të Haitit në kaos.
Raportet thanë se Henry kishte planifikuar të ulej në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince, por me aeroportin e mbyllur për shkak të përpjekjeve të bandave për ta kapur atë, dhe Republika fqinje Domenikane që e ktheu avionin, piloti përfundimisht u ul në SHBA e territorin e Porto Rikos.
Mediat Haitiane raportojnë se Henri tani po kërkon rrugë alternative për t'u kthyer në vend, ndërsa presioni diplomatik duket se po rritet mbi të për të rënë dakord për një qeveri kalimtare.
"Ajo që ne i kemi kërkuar kryeministrit të Haitit të bëjë është të ecë përpara në një proces politik që do të çojë në krijimin e një Këshilli Tranzitor Presidencial që do të udhëheqë për zgjedhjet,” tha ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield .
Haiti është shkatërruar prej vitesh nga dhuna e bandave. Por ndërsa kryeministri Henry ishte në një vizitë në Kenia javën e kaluar, Barbecue e përshkallëzoi dhunën. Henry synonte të binte dakord për një marrëveshje që Kenia të drejtonte një operacion policor shumëkombësh për të shuar dhunën në Haiti. Kreu i bandës ka qenë kundër kryeministrit që kur ai mori pushtetin menjëherë pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moïse në korrik 2021, pa zgjedhje. Kritikët e Henrit argumentojnë se sundimi i tij është i paligjshëm. Ata theksojnë gjithashtu faktin se dy vjet e gjysmë pas ardhjes në pushtet, ai ende nuk ka organizuar zgjedhjet presidenciale, siç kishte premtuar fillimisht.
Hatzivasileiou GREQI- Partia Popullore Evropiane i dërgoi një mesazh Shqipërisë në lidhje me zbatimin e shtetit ligjor, me r...
fotot ilustruese SHBA- Inteligjenca artificiale po transformon me shpejtësi peizazhin mjekësor, duke ndezur shpresat për të mposhtur p&...
foto ilustruese SHBA- Ndërprerja masive e Meta-s që shkatërroi Facebook-un, Instagram-in dhe Messenger-in ishte një çë...
fotot ilustruese SIRI- Pesë ushtarë të SAS po hetohen për krime të mundshme lufte për vdekjen e një militani të dys...
Momente nga fjalimi SHBA- Në Shtetet e Bashkuara, kjo javë është ndër më të rëndësishmet e vitit në polit...
Elon Musk SHBA- Miliarderi Elon Musk, tha sot se ai nuk do të mbështesë financiarisht fushatën zgjedhore as të republikanit D...
Reccep Tayyip Erdogan TURQI- Konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme po ushqejnë interesimin e Turqisë për një rrugë t...
Raketahedhëset KOSOVË- Policia e Kosovës i ka gjetur sot pesë raketahedhës (Zola) në afërsi të Manastirit të B...
foto ilustruese SHBA- Kanë kaluar më shumë se 4000 vjet që kur mamuthët ecën për herë të fundit në T...
protestuesit në pallatin presidencial MEKSIKË- Dhjetëra persona që protestuan kundër rrëmbimit dhe zhdukjes së 43 s...