Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
BQK thotë se në takimin me Lajçak delegacioni i institucionit ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme.
KOSOVA- Banka Qendrore e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me takimin që e pati delegacioni i lartë i këtij institucioni me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në Bruksel, dhe me ekipin e Serbisë. BQK thotë se në takimin me Lajçak delegacioni i institucionit ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme.
Deklarata shton se delegacioni i BQK-së ka elaboruar në detaje zgjidhjet e mundshme teknike të transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare dhe me transparencë, për të fasilituar në zgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve në llogaritë e përfituesve (në Euro), në pajtim me rregullativën ligjore në fuqi.
DEKLARATA E PLOTË E BQK:
Delegacioni i lartë i BQK-së takoi përfaqësuesit e BE-së në Bruksel
Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), mori pjesë në takim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Bruksel, të kryesuar nga Z. Miroslav Lajčák.
Gjatë këtij takimi, delegacioni i BQK-së ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme.
Autoriteti kushtetues dhe ligjor i BQK-së dhe rregullimi i vendosur nga BQK-ja nuk u vu në diskutim apo kontestua nga BE-ja, megjithatë janë ngritur disa brenga për ndikimin e mundshëm te qytetarët tanë të komunitetit serb. Ndaj edhe është vlerësuar e nevojshme pjesëmarrja për të dhënë sqarime të duhura lidhur me këto shqetësime si dhe argumentuar praktikisht mundësitë ligjore dhe teknike ekzistuese të transferimit të mjeteve financiare.
Me tutje, BQK-ja ka elaboruar në detaje zgjidhjet e mundshme teknike të transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare dhe me transparencë, për të fasilituar në zgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve në llogaritë e përfituesve (në Euro), në pajtim me rregullativën ligjore në fuqi.
Delegacioni i BQK-së pas këtij takimi, me sugjerimin dhe nën organizimin e BE-së takoi edhe delegacionin teknik të Ministrisë se Financave të Serbisë, ku brenda mandatit të saj paraqiti dhe diskutoi opsionet e paraqitura nga BQK-ja dhe u argumentua mundësia dhe lehtësia e realizimit të tyre në praktikë nëse një vullnet i tillë ekziston nga pala dërguese, pa asnjë ndryshim të kornizës ligjore në fuqi.
Vasily Dubkov RUSI- Një nga avokatët e politikanit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny u arrestua sot në Mosk&eum...
Venecia ITALIA- Pothuajse 9,000 njerëz, duke përfshirë artistë, kuratorë dhe drejtorë muze, kanë nënshkruar një...
Joe Biden SHBA- Ndërsa Joe Biden dhe Donald Trump po vazhdojnë fitoret në garat brenda partiake, zgjedhjet paraprake që po mbahen sot&n...
Foto ilustruese JAPONI- Një test i ADN-së ka zbuluar se një burrë që po vdiste ishte një nga kriminelët më të ...
petar petkoviç BRUKSEL -Përfaqësuesi i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç, pas përfundimit të...
Joe Biden dhe Taylor Swift SHBA- Me garën elektorale në prag, ka nga ata që mendojnë se çdo gjë shkon për të...
Peter Stano BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se Kosova dhe Serbia nuk mund të përparojnë në rru...
Princi William LONDËR- Princi William i Britanisë është tërhequr nga pjesëmarrja në një ceremoni p&...
Alain Delon FRANCË- Dhjetra armë zjarri dhe mijëra fishekë u sekuestruan nga autoritete franceze në shtëpinë e aktorit A...
foto ilustruese ANTARKTIDË- Shkencëtarët njoftuan se në Antarktidë për herë të parë është zbuluar gr...