Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kreu i Qeverisë së Kosovës u shpreh se nuk mund të ketë bisedime apo negociata me kriminelët dhe se ata duhet të arrestohen.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e fundit për këtë vit të Qeverisë, ka folur për aspektin e sigurisë dhe sundimit të ligjit ku përmendti tensionet në veri të Kosovës. Kreu i Qeverisë së Kosovës u shpreh se nuk mund të ketë bisedime apo negociata me kriminelët dhe se ata duhet të arrestohen.
“Sa i përket situatës në komunat në veri të Kosovës, veprimeve të ligjshme të institucioneve të Kosovës i janë kundërvënë kriminelet duke i sfiduar organet e zbatimit të ligjit dhe duke e cenuar sigurinë në vend. Këta kriminel po mbështeten nga presidenti dhe qeveria e Serbisë me qëllim të destabilizimit të rajonit dhe cenim të integriteti territorial të Kosovës. Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e e bashkëpunojnë me kriminel por do ti arrestojnë ata. Vendosja e barrikadave është veprim i paligjshëm dhe i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet”, ka thënë Kurti.
Kryeministri foli edhe për bashkëpunimin me KFOR-in sa i përket barrikadave duke u shprehur se duhet të veprojë sa më shpejtë.
“I kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar, por kjo kohë po shteron me shpejtësi. Ne kemi bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe kjo kohë dhe hapësirë e nevojshme i është dhënë KFOR-it, por një gjë duhet të kuptohet se nuk mund të qëndroj edhe parimi i lëvizjes së lirë dhe barrikadat në rrugë që e pengojnë lëvizjen e lirë”, tha Kurti.
Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?
Mbrëmjen e djeshme rreth 20 serbë kanë bllokuar pikën kufitare Merdare, në shenjë mbështetjeje për serbët në veri të Kosovës. Vendkalimi kufitar është i bllokuar në anën e Serbisë nga drejtimi i Kurshumlisë. Automjete të artilerisë së rëndë, traktorë dhe kamionë kanë bllokuar kufirin. Emigrantët që ktheheshin nga Kosova për festat e fundvitit janë sulmuar me bomba zhurmuese. Ata u shprehën se ky është haptazi një provokim. Ministria e Punëve të jashtme të Kosovës ka njoftuar se pika kufitare Merdare do të mbyllet deri në në njoftim të dytë ku barrikadat e vendosura të hiqen dhe udhëtarët të qarkullojnë lirshëm./ Dosja.al
Ana Brnabiç KOSOVË- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç i është përgjigjur deklaratave të presidentes së Kosov...
Vrasja në Tetovë MAQEDONI E VERIUT- Adoleshentja 17- vjeçe që dyshohet se vrau të dashurin e saj mbrëmjen e 21 d...
Papa Benedikti XVI dhe Papa Françesku VATIKAN- Papa Françesku ka kërkuar një lutje mëngjesin e sotëm për Papën...
aksident TIRANË- Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Paraprakis...
Ivica Daçiç BEOGRAD- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i ka kthyer përgjigje ministres së Jashtme të Shq...
alarmi për bombë KOSOVË- Njësia K9 e Policisë së Kosovës ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar t&eum...
Millosh Vuçeviç, minister BEOGRAD- Ministri Serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç ka deklaruar se ushtria serbe është...
Albin Kurti, kryeminister PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka krahasuar serbët që kanë vendosur barrikadat në veri...
Aeroporti KOSOVË- Mbyllet përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, 'Adem Jashari'. Kështu bën të ditu...
pamjet KOSOVË- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është kërcënuar me bombë. L...